Edhe Zvicra heq kufizimet për qytetarët shqiptarë, mund të kalojnë pa test e pa vaksinë

Ermir Ermir

Nga sot të gjithë qytetarët shqiptar do të mund të udhëtojnë drejtë Zvicrës pa ju kërkuar testi apo pasaporta e vaksinës.

Aeroporti Nënë Tereza njofton se Zvicra ka hequr të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt saj, mjafton të kenë biletën, pasaportën dhe maskën. Deri më tani qytetarët shqiptar mund të udhëtojnë drejt Austrisë, Holandës, Belgjikës dhe Zvicrës pa tampon dhe pa bërë vaksinë.

Njoftimi i TIA-s në Facebook

“Nga sot, 26 Qershor 2021, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Zvicër. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë: Austria, Hollanda, Belgjika, Zvicra.

Ju urojmë shëndet.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *