Gjatë kësaj javë ka patur një mbrëmje gala në kryeqytet, pasi Digitalb ka festuar 10-vjetorin e krijimit. Të ftuar drejtues e punonjës të Top Medias dhe mediave të tjera, bashkëpunëtorë, politikanë, personalitete të artit e të sportit. Siç është bërë zakon këto kohë, personazhet fotografohen jo vetëm në ambientet e festës, por edhe në tapetin e kuq të vendosur enkas. Në këtë seri fotosh të publikuar në rrjetet sociale po veçojmë njërën prej tyre. Është Edi Rama në një përshëndetje të veçantë me aktoren Tinka Kurti. Ia shkuli fare faqet 🙂
