Edi Rama, 500 mijë shqiptarë të vaksinuar brenda majit

Rovena Cerka

Kryeministri Edi Rama vizitoi të dielën në mëngjes pikat e vaksinimit të ngritura në Sheshin “Skenderbej”, për vaksinimin masiv të qytetarëve mbi moshën 70 vjeç. 500 mijë qytetarë, u shpreh Rama, do të vaksinohen brenda muajit maj.

“Kemi siguruar sasi të konsiderueshme dhe vijojmë punë për të siguruar të gjithë sasitë e nevojshme dhe shpresoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar. Kemi bindjen që deri në pranverën e ardhshme do të jetë e vaksinuar e gjithë popullata”, u shpreh Rama.

Rreth 800 të moshuar mbi 70 vjeç do të vaksinohen të dielën në Tiranë, me vaksinën kineze Sinovac.

Të enjten në Shqipëri mbërriten 192 mijë vaksinat e para kineze. Ndërsa, Rama njoftoi se ka mbyllur një marrëveshje me një kompani turke për furnizimin me 1 milionë doza të vaksinës Sinovac.

Vaksina kineze ka vetëm një dozë. Sipas studimeve ajo ofron 50% mbrojtje ndaj virusit. Ndër vendet që po e përdorin janë Turqia dhe Serbia.

Share This Article
2 Comments
  • Po lulinuk eshte to qeverise! Mos keni pritur vaksin nga s as i qe uvonuat aq shume sa vdiqen mbi 2000 njereze?! Rusia e kina va paten oftuar vaksinat qe moti, pse nuk i morri ky atehere po vrtff et m tash?! Ka pritur te ven de ose Brataj e komiteti i psrufoexperteve?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *