Edi Rama deklaratë të përbashkët me Aleksandar Vuçiç

Dita
epa04483848 Albanian Prime Minister Edi Rama (L) and Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic (R) give a press conference in Belgrade, Serbia, 10 November 2014. The Albanian Premier arrived in Belgrade for a two-day official visit; the first by an Albanian prime minister in 67 years. EPA/ARMANDO BABANI

Kryeministri Edi Rama dhe ai serb Aleksandar Vuçiç kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët me rastin e 80-vjetorit të lindjes së aktorit shqiptar Bekim Fehmiu, por që shkëlqeu në Serbi dhe në botë.

“Me rastin e 80 vjetorit të lindjes, dëshirojmë të  shprehim konsideratën tonë të lartë për veprën e një artisti dhe humanisti të madh, Bekim Fehmiut.

Bekim Fehmiu ka lënë një gjurmë të pashlyer mes shqiptarëve dhe serbëve. Jeta dhe arti i tij dëshmon se ne mund të komunikojmë, të kuptohemi e të mësojmë nga njëri-tjetri, se mund të gjejmë lumturi në bashkëjetesë e kështu të ndërtojmë një të ardhme të begatë për brezat që do të vijnë.

Bekim Fehmiu qëndron sot përpara nesh si dëshmitar i një fakti të pamohueshëm se cilindo rrugëtim të jetës të zgjedhim për të qënë bashkë, ajo rrugë do të jetë veçse pasuri për ne, shqiptarë dhe serbë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Aleksandar Vuçiç dhe Edi Ramës.

Share This Article
2 Comments
  • Bekimi si nje artist i permasave boterore meshironte shpirtin e kombeve per bashkim e harmoni mes njeri tjetrit.
    Ju pershendes per mesazhin qe po na percillni ne gazeten e nderuar Dita.
    Urime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *