Kryeministri i Kosova Isa Mustafa ka publikuar në profilin e tij në Facebook dhuratën që homologu i tij nga Shqipëria, Edi Rama ia ka bërë për ditëlindje. Mustafa dje ka mbushur 65 vjet.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më ka uruar ditëlindjen me një dhuratë shumë të çmuar për mua. E falënderoj nga zemra mikun Edi Rama për kujdesin dhe dhuratën e tij shumë të veçantë”, ka thënë Mustafa, përcjell Koha.net. “Së shpejti do të shihemi në Prishtinë në mbledhjen e tretë të përbashkët të dy qeverive. Kosova dhe Shqipëria janë model i bashkëpunimit ndërshtetëror dhe ndërnjerëzor në rajon. Faleminderit Edi!”, ka thënë Mustafa më tej.
Ndonëse ajo është e mbyllur në një pako që mban vulën e Kryeministrisë, Koha.net mëson se brenda ka një shishe verë.

