Edi Rama është një bekim për Shqipërinë!

J L

Gjithë numërimet,

janë në të mbaruar,

gjithë ne të majtët,

jemi të çliruar!

 

I lamë prapë në stol,

partitë e dhunës,

lartësuam Ramën,

Njeriun e Punës!

 

Për vrasësit urova,

që të thyejnë qafën,

fizikisht punova,

dhe për Fatmir Xhafën!

 

Herësin e bëmë copa,

det edhe tërmet,

kaq i lumtur jam,

sikur fitova vetë!

 

I lumtur për Ramën,

jam pa diskutim,

Ai për gjithë Vendin,

është një bekim!

 

Kurrë një të dytë,

s’do ketë si Ai,

as tek Socialistja,

as në qeveri!

 

Unë për Edi Ramën,

jam një besimplotë,

se do ta bëjë vepër,

çdo fjalë që thotë!

 

Ai është një zjarr,

për vatrat shqiptare,

them-me Ilir Metën,

të mos merret fare!

 

Të mos merret fare,

s’ka kohë për të humbur,

edhe Ilir Meta,

është një dru i shkundur!

 

Nëse do të merret,

thotë dhe shoku Mero,

dhe Rama do bjerë,

në nivelin zero!

 

Dhe në këtë ndeshje,

ne dolëm shkëlqyshëm,

se fronti i majtë,

është i pathyshëm!

 

Opozita ka,

ekrane pa fund,

dhe po llap më shumë,

tani që u mund!

 

Ajo ka rreth vetes,

aq shumë analistë,

s’kanë tru-po tallash,

dhe gjuhë të pistë!

 

Këta diturakë,

që u bënë therror,

për humbjen e Bashës,

janë goxha faktor!

 

U rikthye Marku,

krejt i palatuar,

një burrë si Bolinon,

për të ofenduar!

 

Po Bolinua është,

burrë i kulturuar,

dhe në këtë xhungël,

emrin ka krijuar!

 

Në ditët që vijnë,

do dëgjojmë çudira,

do na hapin barkun,

të njëjtat këllira!

 

Pa këta këllira,

Zoti mos na lëntë,

se do të harronim,

se si lehin  qentë!

 

Qentë le të lehin,

karvani shkon para,

haj të dashur miq,

pushime të mbara!

 

Pushime të mbara,

paqe dhe shëndet,

PS ta gëzojë,

Mandatin e Tretë!

 

A.DUKA

 

Share This Article
24 Comments
  • Ore Beni i Dukes ne ke mundesi,
    ate Ram Bekimin cap e pyete ti,
    ka nder ato projektet te tijat plot
    ndonje rritje page po qe te na thot,
    per neve ta kam llafin, shtresat ne nevoj,
    se ato leket per votat shtepia na i mbaroi !

  • “Edi Rama është një bekim për Shqipërinë!”
    njëlloj si ishte tos qorri,ramizi,enveri,zogun nuk e ke arritur!!
    dhe pastajë thonë “rama”,”basha”,”enveri”ngritën kultin e individit!?
    jo mo dukë jo!!
    janë lavire si ti që e krijojnë atë,e ha vënë në shpinë popullit hajvan shqiptar!!
    e ky lloj samari që quhet kult individi,ndërrohet me ardhjen e “të bekuarit” të radhës!!
    injoranca e ndërthurur me prostitucion prodhon ndyrësira të tilla!!
    o dukë nuk i ke shtruar vetes një herë pyetjen se përse lindin vetëm tek ne “të bekuar” të tillë??
    përse nuk lindin në gjermani e austri,në francë e belgjikë,në zvicër asqë jua dinë emrin “të bekuarve” që drejtojnë të paktën prej 150 vitesh???
    duke parë situatën në të cilën ndodhemi!?
    do të ishte më mirë të thoshim “kurrë mos lindshin të “bekuar”!!
    do të ishte më mirë të uronim “lindshin njerëz normalë si në gjermani e francë”!!
    e do të kishim fatin të ecnim dhe ne përpara si ata!!
    e jo gjithnjë gaforre me njerëz “të bekuar”!!

  • Z.poet!
    A keni dijeni se shumica derrmuese e poeteve,shkrimtareve etj me te shquar te botes,nuk kane lavderuar KURRE sundimtaret,qeverite etj,por kane qene gjithmone ne anen e popujve?
    Pse ka nevoje nje qeveri,nje sundimtar,te trajtohet si SHPETIMTAR I JETES sone,kur nuk po ndeshemi ne lufte kunder armikut,qe kerkon te na pushtoje,por te qeverisemi nga njerez qe votojme vete cdo 4 vjet?
    Ne se mendimet,.lavderimet etj te tua bazohen ne ato cfare te mirash i paska sjelle ketij populli ne 8 vjet Rama,je gabuar komplet!

    Ne se quan te mirat e Rames,qe paska ndertuar rruge,tunele,ura,etj,gabon rende,se te gjitha ato jane bere me BORXHE ne bankat e botes,ku sot Shqiperia u ka borxh bankave 13 miliard euro!
    Ne se quan te mira “Shendetesia falas”,prap gabohesh,se shendetesia eshte rrenuar nga korrupsioni i PPP-ve,aq sa ne Tirane nuk numerohen dot dhjetra spitale,klinika dhe laboratore private,ku vizitohen,mjekohen dhe kryejne analiza cdo dite mijra shqiptare,nga qe nuk u sherben shendetesia mashtruese FALAS,popr mbi te gjitha se edhe paguajne me cmime katastrofike si ne SHBA dhe kulmi fasre,mbi 95% e mjekeve dhe infermiereve jane po ata qe punojne edhe ne shendetesine falas!
    Nuk besoj se do kete ndonje shef pavioni ne QSUT,qe te mos kete hapur klinike private ose te jete i punesuar tek ato,duke lerrne pas dore punen ne pavione,bile duke i perdorur pacientet e shtruar aty,me karrem per tek klinika e tyre private dhe shteti hesht!
    Ne se quan sukses te Rames PPP-te ne shendetesi, pse nuk ka bere ndonje shkrim investigastiv gazeta juaj se per cfasre asresyesh u dhane me PPP furnizimi me ushqim i spitaleve,pastrimi i mjediseve te brendeshme dhe te jashteme,larja e veshmbathjeve,casrcasfeve etj,Chek Up-i,Sterilizximi i seteve kirturgjikale,furnizimi me ilace,laboratori i analizave etj kur te gjitha keto duhet dhe mund t’i kryente vete shteti dhe fitimet qe u jep sot oligarkeve te perdoreshin per rritjen e rrogave te personelit dhe blerjes se aparatuirave etj te reja?!
    E po kete llogjike nuk e pranon Rama,se ndryshe nuk ka me korrupsion!
    A ke qene ndonjehere per vizite,analize ne polikliniken qendrore ne Tirane,ku te shohesh se qindra paciente presin radhen ngjitur prane njeri tjetrit pas dere,per t’u vizituar,sepse ministria e Shendetesise i quan vogelsira kaq gjeras,qe te gjithe pacienteve t’u caktohet radha me numura,qe kur aplikojne tek mjeku i familjes per vizite,analize etj tek te gjitha klinikat,qe njerezit te mos grumbullohen kot,duke u bere shkak per te marre ose dhene infeksion te covid 129!
    Eh more poet,sa gjera kas,por nuk thone kot se “Pyet te vuajturin e jo te diturin”!
    Hapini faqet dhe jepuni mundesite shqiptareve te varfer,qe kane ankesa ndaj kesaj qeverisjeje,se vetem keshtu ajo permiresohet e jo duke e lavderuar,se TERBOHET fare!
    Se mashtroni duke u mburrur se jeni pushtet i katert!

    “Shqipëria është vendi ideal për të vdekur. E di pse? Sepse një popull me një mentalitet të tillë që lufton vetëm për bukën e gojës, nuk ka nevojë për kulturë, as ka arësye për të kërkuar ndryshime sociale. I duhet vetëm një furrë buke dhe një nevojtore”-shkruan Robert Aliaj

    • Përshëndetje Kali i Trojës anjëher nuk të kam kuptuar sepse në çdo shkrim për Poetin je negativ??Qetëhsohu mere më shtruar jetën,në qoftë se nuk të pëlqein mos i lexo!!!!Kërkon ti japësh mendje Arben Dukes??Zgjedhjet mbaruan.Gjith të mirat.

      • Pershendetje 01 vlora!

        Shprehjen se, “Edi Rama është një bekim për Shqipërinë!”,e neveris,se keshtu u jane lutur popujt e shtypur dhe shfrytezuar prej mbreterve ,perandoreve ,sulltaneve ,Binladen,Sadam ,Mao Ce Dun ,Husein,Gedaf,Hitler,Mussolin etj,por kurre jo ndaj Merkel,Trump,Bush,Bill Klinton etj!
        Fakti,qe cileson me emer Edi Ramen e jo qeverine dhe Kuvendin e Shqiperise me shumice te PS-se,hedh poshte qellimin e titullit te vene!
        Kemi 30 vjet,qe shumica e shqiptareve jane te zhgenjyer,te shtypur dhe te shfrytezuar nga te gjitha qeverite ,qe kane sunduar me doren e eger te DIKTATOREVE te tyre qe kane patur e kane ne krye,por kurre nuk kemi ndjere,qe dikush te mbroje interesat e shtresave te varfra te popullsise!
        Ne se Rama do meritonte urimin qe i ben Duka,ne radhe te pare ai duhet te kishte bere ndonje gje te mire per vete PS-ne dhe sidomos 700 mije pensionistet,qe jane votuesit me te shumte te tij!
        Rama e ka shnderruar PS-ne nga trashegimtare te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare ,ne ARMIKE te kesaj epopeje me te lavdishme ne tere historine e popullot shqiptar,duke nderuar krye kuinslingun kriminel M.Frasheri!
        Sikur vetem kaq, do mjaftonte,qe antaresia socialiste,jo tru shplare duhet ta kishte shporrur nga radhet e saj ketye armik te popullit shqiptar!
        Te 700 mije pensionistet,provuan perbuzjen me te ndyre te Ram,es,kur i izoloi per 3 muaj gjoja per t’i ruajtur nga covid 19,por nuk u dha asnje sherbim shjendetesor,kur dihet se te moshuarit vuajne dhe nga shume semundje me vdekje prurese se covid 19!
        Rama nuk riimbursoi asnje ilac per mijra te infektuar nga covid 19 dhe qe u mjekuan ne shtep[i,kur dihet se edhe per nje inxheksion nuk te vinte infermierja privatisht pa 35-50 mije leke gje qe coi ne borxhe te medha mijra pensioniste etj!
        Poeti dhe koleget e tij asnjehere nuk thane asnje fjale kur Rama sajoi te ashtuquajturen fantazem te “Bashkeqeverisjes me qytetaret”,qe u mbylli gojen 4 milion shqip[tareve te ankohen per padrejtesite qe u ben administrata publike duke rrenuar perfundimisht demokracine dhe shtetin ligjor!
        Duka dhe koleget e tij HESHTEN kur Rama deklaroi se :Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret” duke i amnistuar te gjithe banditet politike qe nga Berisha,Meta e deri tek vetja!
        Mundohu te m’i kundershtosh keto faktet qe sjell une,o 01 vlora dhe mos u merr me lojra fjalesh prej militanti tru shplare!
        Se ndertime gjigande,1 milion here me shume se Rama,bile PA ASNJE BORXH nga jashte edhe Enver Hoxha,por sot quhet DIKTATOR!
        Ndersa Rama e ka cuar borxhin mbi 13 miliard euro dhe paturpesisht ta quajme “bekim” kete matrapaz!

        • Ok kali I tropes ke shumë të drejt për mos realizimin e dëshirave tuaja të Mira.Por kjo nuk të jep mundësin të mos pranosh e fyesh dikë tjetër që mending ndryshe nga Ju.Nuk besoji që asnjë Qeveri apo kryeministër nuk do që të zhvilloji vendin e tij.Shpresoji që Shqipërija të bëhët sa më mirë dhe ne emigrantët të kthehemi sa më parë.Gaithersburg të mirat.

          • O, 0001 vlora!
            Dukesh,qe o nuk e ke lexuar repliken time,o nuk ua ke haberin fakteve qe kam dhene,ose do jesh militant i thekur,qe nuk te behet vone cfare thua se vete do jesh mire!
            Jam i sigurte,qe nuk do jesh te pakten kaq idiot,sa te mos bejne pershtypje ato padrejtesite qe pushteti i Rames u ka bere shqiptareve,sidomos pensionisteve!
            Je cinik kur i quan faktet qe dhashe si qellimet e MIRA te mia! dhe kulmi fare,kur thua se paskam fyer te tjeret!
            Ku e sheh ti fyerjen,qe une u paskam bere,o njeri?
            Nuk po e zgjas me,por me njerez,qe kane llogjiken si ty,por qe i afrohen deles,sundimtare si Rama,Meta,.Berisha etj mund te rriojne edhe 500 vjet ne pushtet si sundimtare!
            Te te rroje mendja e deles!
            Hallall fasulet!

  • 01 vlora! si i ditur qe je na jep nje shembull nga europa te pakten ku i jane thurur hymne kryeministrit.Me kete poezi A.Duka shpalosi vehten si servil ndaj pushtetarit dhe e dyta eshte mbeturine e diktatures duke lartesuar “kultin e individit.Metastazat e diktatures nuk shkulen lehte prandaj dhe demokracia vonon te vije ne shqiperi .01!A.Duka eshte nje bejtexhi i rendomte ,pa horizont.

    • Po Mali tifozllëku politik shprehet në mënyra të ndryshme.Analistët bëjnë analiza sipas mendimit të tyre.Poetët analizat i bëjnë me poezi.Liria e të menduarit dhe të shprehurit është e ndryshme e në forma të ndryshme.Kulti i individit është për njerzit që duan të bëjnë Karier.Të uroji gjith të mirat.

  • Rama eshte nje bekim
    Nje bekim per Shqiperine
    Ke te drejte Miku im
    Puna ja shton Lavdine.
    ***
    Puna ja shton Lavdine
    Rames tone punëshumë
    Puna e dallon Njerine
    Nga dembeli qe flë gjumë…
    —————-
    Do ta vazhdoja ne vargje vleresimin tim per Ramë Gjigantin e Punes , por dua ta shpreh me qarte ate çfare mendoj.
    Ti i dashur Duk Poeti ke nje llogjike te hekurt dhe nje pjekuri per tu admiruar.
    Rama nuk eshte thjeshte NJERIU I PUNEVE TE MEDHA, VIZIONAR, NJE EUROPIAN ,por edhe nje fat per Shqiperine.
    Ti e di i dashur Arben qe mua nuk me lidh asnje interes direkt te mbaj anen e nje politikani ose tjetri.Se kam mbi 30 vjet qe e kam ndertuar Folene time ketu ne mes te Alpeve austriake, por me gufon zemra kur degjoj mire per Atdheun ku me beri koka bam…Dhe i shoh qart ndryshimet ne Shqiperi. Shqiperia ka perparuar shume.Lexoj cdo dite pershtypjet e qytetareve te hapsires gjermanofolse, Gjermani, Austri ,Zvicer dhe me gjere.Jane te mrekulluar me Shqiperine.me ndryshimet e saj.
    Disa nga keta kritizeret tane dine te shohin vetem ziiii…
    Nuk e kuptoj dot , jane militante vuvuzela partish apo e duane ndryshimin sa hap e mbyll syte…Kriza boterore dhe Pandemia e tmerrshme po gjunjezojne Planetin…Presidenti amerikan tha se kemi humbur aq shume njerez me pandeminë, sa nuk i humbem as ne Luften e 2-te boterore…Shqiperia plus pandemis pati dhenje Termet te papare ndonjehere, ku u shkaterruan pallate nga themelet..
    Dhe ja Rama, Strategu i Punes, mblodhi mbi nje Milirde Euro ndihma dhe termeti dhe Pandemija do mbeten pas si histori…
    Reformen ne Drejtesi, që Rama me zgjuarsi ua besoi Aleatve tanë te mdhenj euroatllantik, do ti shtyp Kerpushat megakusare….Drejtesia do persoset.Çeshtje kohe.
    Kur shikoj Shqiperine qe ka ndryshuar e do ndryshoje me shpejtesi, zemra me thot qe te kthej syte nga vatra prinderore dhe ta rinovoj ate,…sepse digjem nga malli ashtu siç te djeg ty malli per Laboven tende…
    Arben Duka, ti je nje Poet i talentuar , ke shkruar perla te Lirikës poetike, por dhe te Poezis politike qytetare.
    I ruaj librat e tua me poezi.Ato jane nje pasqyre artistike e historise sone aktuale.Por ti i nderuar je nje nga Gjeneralet e Poezise lirike shqiptare.
    Te lexoj me kenaqesi dhe pres ta pime nje kafe se bashku, atje te lokali yt i preferuar.
    Shendet,
    rrofsh qe na sjell vargje kaq te kendshme
    bilbili Laboves, Lunxheris dhe i mbare trojeve shqiptare.

    • O N.Mehmeti,qe na derdellit nga alpet austriake,pra na derdellit si e ema e Zeqos ne maje te thanes!
      Aq tru peshk,qenke zotrote,sa edhe ndonese po shikon shtet demokratik dhe popull me mireqenie te larte,nuk je ne gjendje te krahasosh Austrine me Shqiperine!
      Se ti nuk ke parasysh kur llap,fjalen e urte popullore qe “Pyet te vuajturin dhe jo te diturin”!
      Morali i fabules ne kete rast eshte qe “Mos pyet te PASURIN,TE PUSHTETSHMIN etj,por te VARFERIN,te NEPERKEMBURIN nga shteti!
      Dhe ne se do,qe te vleresosh Ramen,nuk duhet te degjosh turistet qe vijne ne Shqiperi dhe qe shetisin ne vendet me te bukura,ne restorantet luksoze ku hane,pijne dhe bejne qejf sa te duan,por pyet ata njerez,ato shtresa te popullsise,ato zona banimi ku pushteti i Rames i ka diskriminuar,i ka dhunuar,i ka grabitur,u ka bere padrejtesi etj!
      Gjate 8 vjeteve te sundimit te Rames,4 milion shqiptareve iu mbyll goja te ankohen per padrejtesite qe u ben pushteti i tij,se Rama i ka shtetezuiar ankesat vetem ne kryeministyri!
      Kesaj i thone,qe kur te vjedhi shtepine djali jot,ti duhet tye ankohesh tek kryeministri e jo tek policia!

  • Eshte fat po ,,,,harron se fati eshte personal,eshte per autorin se ne te kunderten e fatit te votimeve ,ja mendo cfare poezish ne nje drejtim e qortim do te duhej te bente ketej e tutje???

  • FSHATI DIGJET, DHE RAMË KURVËN E KREHIN

    Patronazhistët dhe Duka,
    tashmë punë kanë mbaruar,
    investim të madh që bënë,
    komunistat ndihen të çliruar.

    Sigurisht që do çlirohen,
    kur përsëri merr pushtetin,
    me para dhe propagandë,
    blenë e gënjyen tërë miletin.

    Duka thotë lartësuam Ramën,
    njeriun e madh të punës,
    bejtexhiu si eunuku i sulltanit,
    kujdes o Dukë mos e ha sumës.

    Shikoni sa i lumtur është,
    si një kalama, e jo si poet,
    se një bandë rilindase,
    do të rrijë prapë në pushtet.

    A thua sikur erdhi parajsa,
    sikur shqiptarët fituan lirinë,
    thjesht një mandat për të vjedhur,
    dhe grabitur gjithë Shqipërinë.

    Por ”poeti” shërbëtor i partisë,
    i lumtur është pa diskutim,
    Rama i duket shpëtim për vendin,
    por Shqipëria dihet është në mjerim.

    Kështu dhe 4 vite Duka do broçkullisë,
    do shesë pordhë e lumturohet,
    do thotë opozitarët janë qenër,
    se Rama është dielli, duhet të adhurohet.

    Si Rama asnjë s’vjedh aq bukur,
    as korrupton e as blen vota si ai,
    kurrë një të dytë s’do të ketë,
    as në opozitë, as te PS, as në qeveri.

    Edi Rama, ky dielli i Dukës,
    do bëjë vepër çdo gjë që thotë,
    do largohen mijëra në emigrim,
    si shoku i ri Taras s’ka në botë.

    Ai është një zjarr për vatrat shqiptare,
    me vete ka ”të shenjtën trini”,
    pra Bollinon, Meron dhe Benkon,
    siç e krehin këta Ramën, s’e kreh asnjëri.

    Kujdes mos trishtohesh shpejt o Dukë,
    mos e krahaso Ramën me diellin e vërtet,
    se do bjerë nga pushteti pa e gëzuar fare,
    e pastaj shkon në azil, nuk rri si mbret.

  • Disa persona i verbon drita dhe ata pergjithesisht rrine ne hije, ne erresire.
    Nga vendstrehimi i tyre, permes erresires dhe injorances ata fillojne e hedhin gure, balte, qymyr, tym, pluhur etj me te vetmin qellim, qe te erresojne DRITEN.
    Drita nxjerr cdo gje ne shesh dhe askush nuk mundet t’a erresoje ate.
    Krijimtaria e poetit te shquar, Arben Duka, eshte Drite, Diell, Dituri, Art, Kulture, Mesim, Edukim, Vizion, Ushqim Shpirteror, Riperteritje, Emocion, Frymezim, Atdhetari, Familje, Dashuri, Qendrese dhe Vertetesi.
    Te thuash te Verteten, qe nuk ka alternative, eshte e veshtire te kuptohet nga njerezit e hijeve, zgejkave, skutave dhe mocaleve.
    Arben Duka eshte i vertete, prandaj eshte i dashur, i nderuar dhe i ndjekur nga mijera e dhjetera mijera njerez ne tere boten (ku ka shqiptare), te cilet vargjet e tij i mesojne permendesh, si dikur vargjet e Naimit te Madh…
    Krijimtaria e tij voluminoze eshte nje Thesar i Madh Kombetar me vlera ta jashtezakonshme edukative, atdhetare, letrare, artistike, poetike, kulturore, historike, politike dhe jetesore…
    Kush e do te verteten, e kerkon dhe e gjen ate. Kush e gjen te verteten, ndjen kenaqesi, shlodhje, ndjen qetesine e munguar, gezimin, frymezimin dhe optimizmin.
    Gjithmone i lexoj krijimet poetike dhe te verteta te ketij Poeti te Madh te Kombit tone, ndjej shlodhje, kenaqesi dhe natyrshem me vjen urimi: Faleminderit, Arben Duka! Ashtu sic thua per Edi Ramen – bekim per Shqiperine, edhe ti je po aq bekim i madh per Shqiperine dhe popullin shqiptar!
    Paç shendet dhe jete te gjate per te miren e Kombit, te miren tuaj dhe te familjes!
    Faleminderit per komentin, i nderuar N. Mehmeti! Respekte! Do te isha i nderuar te dija se kur mund te jesh ne Shqiperi… Hallo, mein Freund!

    • Ke te drejte F.Zanaj,qe disa u verbon drita syte,por cfare t’u besh atyre qe u eshte shplare truri dhe nuk kuptojne dot se nje POPULL,QE HYMNIZON QEVERINE E VET ESHTE I SHTYPUR DHE I SHFRYTEZUAR SERI NE PALCE!
      Qenke aq TRU TALLASH,se ndonese qenke jashte Shqiperise,nuk je ne gjendje te krahasosh nivelin e demokracise dhe shtetit ligjor atje me gjendjen mizerabel ne Shqiperi!
      Nje popull i lire,progresist dhe qe respekton veten,duhet te jete ne OPOZITE te perhereshme ndaj te gjitha qeverive qe i zgjedh vete me vote!
      Por ne Shqiperi nuk i zgjedh vete populli deputetet,por ai Edi Rama,qe mburr ti,prandaj qe ketu fillon mjerimi i nje populli te tere!
      Te kujtoj se 700 mije votuesit ketu jane pensioniste,qe mezi paguajne nje kafe ne dite,700 mije jane femije,ndersa te tjeret jane te punesuar ne shtet,qe gjykojne se “Po iku Rama do vije Basha”,pra do ikin nga puna!
      Ne kete realitet mesjetar fiton pushtetin Rama,por me i PA BESI je ti,qe ndonese nuk e vuan kete realitet mbi kurriz,derdellit kot!
      Hyyy,plehre!
      Te ikte Rama,se eshte fatkeqesi,por jo te vije Basha!
      Por faji eshte i PS,qe i eshte nenshtruar Rames dhe nuk nxjerr njeri tjeter ne krye!

  • FSHATI DIGJET, DHE RAMË KURVËN E KREHIN

    Patronazhistët dhe Duka,
    tashmë punë kanë mbaruar,
    investim të madh që bënë,
    komunistat ndihen të çliruar.

    Sigurisht që do çlirohen,
    kur përsëri merr pushtetin,
    me para dhe propagandë,
    blenë e gënjyen tërë miletin.

    Duka thotë lartësuam Ramën,
    njeriun e madh të punës,
    bejtexhiu si eunuku i sulltanit,
    kujdes o Dukë mos e ha sumës.

    Shikoni sa i lumtur është,
    si një kalama, e jo si poet,
    se një bandë rilindase,
    do të rrijë prapë në pushtet.

    A thua sikur erdhi parajsa,
    sikur shqiptarët fituan lirinë,
    thjesht një mandat për të vjedhur,
    dhe grabitur gjithë Shqipërinë.

    Por ”poeti” shërbëtor i partisë,
    i lumtur është pa diskutim,
    Rama i duket shpëtim për vendin,
    por Shqipëria dihet është në mjerim.

    Kështu dhe 4 vite Duka do broçkullisë,
    do shesë pordhë e lumturohet,
    do thotë opozitarët janë qenër,
    se Rama është dielli, duhet të adhurohet.

    Si Rama asnjë s’vjedh aq bukur,
    as korrupton e as blen vota si ai,
    kurrë një të dytë s’do të ketë,
    as në opozitë, as te PS, as në qeveri.

    Edi Rama, ky dielli i Dukës,
    do bëjë vepër çdo gjë që thotë,
    do largohen mijëra në emigrim,
    si shoku i ri Taras s’ka në botë.

    Bollinua është servil i Ramës,
    dhe aq shumë i kulturuar,
    saqë shqipen e flet si paçavure,
    emrin vetes “AGUSH” ka krijuar.

    Ai është një zjarr për vatrat shqiptare,
    me vete ka ‘të shenjtën trini”,
    pra Bollinon, Meron dhe Benkon,
    siç e krehin këta Ramën, s’e kreh asnjëri.

    Kujdes mos trishtohesh shpejt o Dukë,
    mos e krahaso Ramën me diellin e vërtet,
    se do bjerë nga pushteti pa e gëzuar fare,
    e pastaj shkon në azil, nuk rri si mbret.

  • Fitorja e Rilindjes është një lajm shumë i mirë për popullin shqiptar. Është e vërtetë se “byrekçinjve” u është bêrë buka farmak, por nuk kemi ç’tu bëjmë. Shumica vendosi. Dhe ata që zgjodhën janë nga të gjitha kategoritë e punonjësve. Nga veriu dhe nga jugu, nga fshati dhe qyteti, të rinj dhe të vjetër, me dhe pa shkollë. Shumica bëri dallimin midis ofertës dhe traditës së Rilindjes me ato të opozitës. Nga njëra anë Rama, nga ana tjetër “presidenti i shfazuar” dhe kuçedra nga Viçidoli. Nga njëra anë ligji dhe rendi, nga ana tjetër grupet paramilitare të terrorit të ngritura nga opozita. Nga njëra anë rindërtimi, zbukurimi, puna e palodhur natë e ditë për ta bërë këtë vend dhe nga ana tjetër gjumi, kusaria, shkatërrimi dhe vrasjet.
    Rama ka plot gabime, por mbetet më i miri. Asnjë tjetër nuk shihet në horizont që të jetë më punëtor dhe më vizionar se kryeministri i tashëm. Kundërshtarëve të tij do u këshillonja të përgatiten si duhet për zgjedhjet e vitit 2029! Sepse edhe ato të vitit 2025 dihet se kush do i fitojë. Madje me rezultat edhe më tê thellë se këto tê 25 prillit. Ju bëftë mirë byreku.
    Dhe mos harroni edhe nëse nuk doni: Rama mbetet zgjedhja më e mirë dhe e vetme tani për tani.
    Të shkuara!

  • Bekim per Shqiperine ka qene Partia Socialiste e formuar nga Ramiz Alia.Me profesore,inxheniere,Ekonomiste,Intelektuale te ditur,te shkolluar,,ndrtshe nga partia e rruges e gangsterrave dhe rrugaceve te Sali malokut.
    Fatos Nano e ruajti deri diku strukturen fillestare,,gjersa
    vajti gjeti nga nenUrat e Parisit xhambazin e ikonave me thonjpaprere,,qe perzuri gjithe themeluesit dhe formoi Rilindjen me hajdute,kurva,horra ne PUSHTET.
    Sic thoshte profeti Jakov Xoxa:Gjeti ustai ustane.
    Tani hajdutet maloke,,bandat dhe banditet e PD,,nuk po kuptojne si ua vjedh Zgjedhjet,Horri i Bulevardit.
    BEKIMI ketu o Arben Duka,eshte se nuk ka arsye pse te rrihet profesor Servet Pellumbi per votat e vjedhura te Sali malokut,,Sali malokun,Ilir malokun,Gazin derrase dhe Strazimir tullen i ka shushatur aq shume Prestigjatori bulevardit,saqe nuk ka arsye fare te dale e te rrihet profesori ne bulevard..Rrihen vete horrat.
    Zgjedhjet i dorzojne aforfe 3-0.Pushtetet i dorzojne aforfe 3-0.Ky eshte prestigjatori Edvin Rama.
    Ky ka krijuar mbi turmat e banditeve demokratikas,,ATE EFEKT QE KRIJOI DRONI I FAMSHEM AUTOKTONUS NE BEOGRAD.
    Turmat kriminale,kanibale serbe u versulen te shqyejne Dronin,,Shqiperia fitoi 3-0 ne tavoline dhe shkoi ne Europian.

  • Koha do ta tregoje se do ta gezoje a do ta vjelle Rama kete mandat me Tom Dosh nen sqetull.

  • Cka di ish komunisti cka eshte bekim e cka eshte mlakim?! 900000 shqiptare te larguar prej 2010 shit na qenka bekim per te! Jeni ne vdekje klinike e nuk e shihni! Prit edhe 10 vite e do kuptojshe!

  • Cka di ish komunisti cka eshte bekim e cka eshte malkkmi ?! 900000 shqiptare te larguar prej 2010 shit na qenka bekim per te! Jeni ne vdekje klinike e nuk e shihni! Prit edhe 10 vite e do kuptojshe!
    Iu mbeti me ba Krishti i rilindur pas skenderbeut!

  • O Tomorr, more Tomorr,
    Mendje paske sa nje M o r r…

    Po mire o Morr, po te ish keshtu si shpif ti, shumica e shqiptarve nuk do i jepnin tre here radhaz Socialistve pushtetin!
    Po ti Morr, qenke nga soji Sali Mortjes, i cili deri kur te cof nga kjo bot do thote:
    – Nuk i njoh zgjedhjet!…
    Rama ik!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *