Formacioni i deputetëve socialistë do të jetë thuajse i njëjti, por nuk do të mungojnë dhe prurjet e reja në të.
Kështu u shpreh Edi Rama në studion e programit “ZIP” në “Vizion Plus”.
Ai foli për aktualitetin politik në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit.
Lidhur me KQZ-në, Rama thotë se duhet riformatuar, por në këtë gjendje, PS nuk do të çojë emra për të plotësuar institucionin. Veç politikës, që sigurisht këtë periudhe më shumë se kurrë është fokusi dhe impenjimi kryesor për kandidatin për kryeministër, ekziston dhe pjesa njerëzore, ajo që ka ndryshuar për shkak të viteve të gjata të këtij angazhimi, dhe që bashkëjeton me pjesën, që nuk mund të zhbëhet.
Pa Lindën, bashkëshorten, Rama rrëfen se nuk do të mund t’ia dilte dot të ndante kohën mes impenjimeve politike dhe atyre miqësore.
Artisti i dikurshëm ka treguar se nuk e ka humbur dozën e ëndrrave dhe idealizmit, por sot i shërben jo për ngjyra e telajo, por për të bërë gjëra të mira për jetën e shqiptarëve.
Ashtu sic bere per bojkotin ne parlament ashtu do ti cosh me nje kemb.Per te zezen tende e te Ps i vonon.