Edi Rama: Kur të lë politikën, do dizenjoj rroba…

DITA Online
Kryeministri, Edi Rama, duke pritur lidere te Balkanit Perendimor, perpara nje takimi jozyrtar te etyre vendeve vendeve ne rezidencen Qeveritare ne qytetin e Durresit. Kryeministrat nga vendet e Ballkanit Perendimor jane mbledhur ne nje takim joformal per te diskutuar thellimin e bashkepunimit ekonomik rajonal si pjese e procesit per t'u anetaresuar ne Bashkimin Evropian./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama waits to welcome Western Balkan country leaders prior an informal meeting of in the Albanian port city of Durres, west of the Tirana. Prime ministers from Western Balkans countries have gathered for an informal meeting to discuss deepening regional economic cooperation as part of the process for joining the European Union.

 

Një nga revistat më të mëdha të botës në botë, WWD, ka botuar sot një shkrim të gjatë për kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Me titullin “Stili i pazakontë i kryeministrit shqiptar, autori i shkrimi David Moin e nis shkrimin me gjestin e Ramës, që u shfaq në një samitin e Triestes me atlete Adidas.

Rama thotë se atletet e tij ishin lajmi kryesor.

“Praktikisht isha lajmi më i madh i samitit.

Presidenti francez më tha se i pëlqyen atletet e mia, kështu që i dërgova një palë kur u ktheva në shtëpi.

Por për të i zgjodha me rripa blu dhe të kuq, për të kombinuar në mënyrë perfekte ngjyrat e flamurit francez,” thotë Rama.

Sipas revistës, 53-vjeçari nuk është një kryetar shteti i zakonshëm.

Për Ramën thuhet se është mjaft i interesuar për modën dhe se ka luajtur për kombëtaren e basketbollit deri në moshën 27-vjeçare.

“Ne nuk kemi luajtur shumë sepse ishim një vend i izoluar.

E lashë basketbollin sepse u përfshiva totalisht në lëvizjen kundër regjimit komunist dhe kur Shqipëria u hap unë dola të shoh botën. Kemi pasur më të mira vajzat e volejbollit”, thotë Rama.

“Kur u bëra ministër i Kulturës, duhet të shkoja në mbledhjet e Këshillit të Ministrave dhe nuk përqendrohesha dot për gjërat që thoshin.

Ishin takime që zgjasnin me orë dhe unë gjatë gjithë kohës vizatoja mbi fletët e vendimeve.

Por ministri i Arsimit që ulej afër meje, më tregoi pas disa kohësh koleksionin e tij të artit.

Pashë mes tyre dhe një koleksion me punimet e mia.

U habita. Ishte e trishtë që i kishte marrë.

I thashë asistentes sime që ky tipi më ka vjedhë artin dhe ajo më tha: Mos u shqetëso, kemi me tonelata këtu.

Në mënyrë private, ajo i kishte ruajtur gjërat. I thashë që të vazhdonte t’i mblidhte”, vijon Rama.

Në fund të intervistës, Rama bën edhe një zbulim interesant.

Ai thotë se kur të tërhiqet nga politika, do të dizenjojë rroba:

“Gjithmonë kam thënë se do kem një jetë të tretë. E para ishte si artist, e dyta si politikan dhe e treta do jetë një miks.

Dua të dizenjoj këmisha, pantallona e çorape, gjëra të vogla. Jo si biznes, por pak a shumë për vete dhe njerëzit që njoh. Jo për prodhim masiv.

Por kush e di? Gjithçka mund të ndodhë”.

Në shkrimin e gjatë të “Women’s Wear Daily” Rama i ka dhuruar gazetarit David Moin edhe një kravatë të stiluar sipas vizatimeve të tija:

“Ende nuk e kam vendosur nëse do t’i komercializoj këto. Ndoshta në një jetë të tretë”.

Rama thotë se gjatë kohës që jetonte si artist i lirë në Francë nuk e imagjinonte veten në politikën zyrtare:

“Unë u bëra i famshëm për shkak të aktivizimit në politikë. Isha një lloj Michael Moore.

Çfarë mendoni për të? Ai nuk është politikan, por është shumë i lidhur me politikën.

Gjithmonë e kam menduar se një qytet i angazhuar në art apo që është figurë publikë e ka obligim të përfshihet”.

Një pjesë të madhe të shkrimit zënë edhe idetë e Ramës për të shtuar eksportet e veshjeve me traditë shqiptare dhe se si kompanitë e mëdha të modës përdorin krahun e lirë të punës në Shqipëri për markat e tyre.

Share This Article
12 Comments
  • Kur POLITIKA te jete larguar nga ty do te perfundosh ne burg si Sanaderi i Kroacise. Do Zoti shok qelie te kesh Saliun qe t’i tregoni njeri tjetrit si masakruat njerezit qe guxuan te zbulonin krimet tuaja enveriste kunder Shqypnise

      • Po ty o gjerman i Hitlerit per ke te ka ardhur keq?

        per:

        SALI VARKARIN E ENVERIT?

        apo per:

        EDVIN PARTIZANIN E ENVERIT?

        • po corape po i them o efendi, corape te gjata leshi, se po vjen dimri. E ka detyre qeveria te te jape corape me kestin e dymbedhjete. Se po pate ftohte o efendi nuk shkruan dot komente.

  • Ti hyre me deshire ne Politiken e demokracise ne Shqiperi; per te dale nga ajo tashme se ke ti ne dore, e kemi ne, votuesit e tu!

  • “Edi Rama: Kur të lë politikën, do dizenjoj rroba…”
    edo,nëse nuk ke bo pare të modhe!?
    harroje atë punën e rrobave!!
    as te gabi nuk je në gjëndje të shesësh gjë e jo më ti pregatisësh vetë!!
    nëse deri dje,kur ishe në francë,flije nën urat e senës!?
    këtu përfundon nën urat e lanës!!
    e sena me lanën janë pak si larg!!
    jo për gjë por në paris ka pasur më shumë vënd,këtu urat janë të vogla!!

  • jeta nje mrreekulli.Dita fillon me shkelqimin e sharllatanit,vazhdon me dixhitall lugatin e vajtimin e manki Mones dhe nga programi artgetues Can Fevziu dhe popull ziu

  • Women’s Wear Daily ( WWD ) eshte nje reviste Veshjesh Grash!
    (cudi, Gazeta DITA nuk e thote kete)
    Aty ne kete Reviste ka korrur sukses Rama, te rrobet e grav…Ahahahaha

  • Dizenjatori asht lende si gjithe shkencat e tjera.Bile ekzakte me precizion te fort matje dhe kendveshtrimin ne tri pamje te nji trupit.
    Keshtuqe nji piktor e ka te veshtire ta kuptoj dhe ta ushtroi profesionin e desinjatorit,kjo mesohet ne shkolle.Profesioni i disenjatorit ka matematike.Nuk ka ngjyra,kolor ujit akuarel apo vajit.

  • O Edo, ketu me ke pelqyer se ke treguar te verteten qe nuk je piktor, por ke vetem “talent” per zhgarravina, per çimka, marimanga, pleshta, etj te llojit te tyre.
    Prandaj leri pordhet se njihesh si karagjoz qe nuk ben asnje pune persmbari.
    Prandaj lere shoqerine shqiptare rehat.
    E keqja e jone si popull eshte qe kemi 27 vjet qe nuk bejme asgje dhe shkaterrojme gjithçka, por edhe nuk dime se kush te na qeverise. Si PD dhe PS me tipa te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA e kane treguar vehten se jane vetem disa derdimen pizeveng qe dine vetem te vjedhin, te grabisin, te mashtrojne dhe te bejne vetem demagogji non stop.
    Pra, megjithe kete situate te renduar politike mafioze ekonomike sociale te themi Edo ik pirdhu ore pizeveng se na òave trapin me pallavrat dhe broçkullat tuaja. Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *