Të dashur miq,
I mirëkuptoj të gjithë ata që ndjejnë një shije balte në gojë teksa mesa duket, po mësoheshin me shijen e mjaltit të Rilindjes. Reagimet frenetike mbas shfaqjes së mundësisë së afrimit me LSI-në, të sharat e qesënditë e pafundme, nuk më erdhën të papritura. Mu sikur hovën të tërë në një zhgjëndërr të zhurmshme pas një ëndërrimi që për shumëkënd kishte filluar të njehsohej me realitetin. A thua se gjithë këto kohë s’ishim më në një luftë të mundimshme me të Keqen e Njohur, po në një film romantik ku papritur ikën dritat duke ngjallur revoltën e tërë spektatorëve për filmin e këputur në mes.
Kur shoh tërë ç’vlon në rrjetet sociale sikur unë, zëdhënësi i përditshëm i ëndrrës së Rilindjes, u ktheva befas në vrasësin e pamëshirshëm të saj, dy gjëra më rrotullohen nëpër mend. E para, që ëndrra e Rilindjes funksionon. Sepse nevoja për të marrë frymë lirisht në këtë vend që po mbytet në llumokracinë e Saliut është bërë jetike. Dhe e dyta, që për shkak se ëndrra e Rilindjes funksionon pozitivisht në imagjinatën e shumëkujt, duket sikur plot njerëz e kanë harruar që Rilindjen reale, atë të prekshmen përmes zbatimit të programit, PS mund ta bëjë realitet vetëm përmes pushtetit jo përmes prezantimeve të fushatës.
Jam i bindur se askush, asnjë njeri normal që do ndryshimin në 23 qershor, nuk do ta ndërronte ikjen e Saliut me një ëndërr ende të parealizuar si kjo. E cila rrezikohet seriozisht të avullojë nëse zgjedhjet grabiten përsëri dhe të lerë pas, tek të gjithë pa përjashtim, një zhgënjim shumë më të hidhur sesa qershori 2009 apo 8maji 2011 në Tiranë. Por shumëkush duket sikur nuk do fare ta mendojë këtë. Shumëkujt i duket gabimisht se Saliu është i ikur dhe 23 qershori është vetëm një formalitet. E prandaj edhe u duket krejt gabimisht se ftesa e PS për LSI, është baltë e hedhur në panoramën e shndritshme të ëndrrës.
E përsëris që i mirëkuptoj. Por u them këtu, jo moralistëve bajatë, po të gjithë mbështetësve të sinqertë e të emocionuar negativisht nga ftesa për LSI, se unë e kam për detyrë ndaj tyre, ndaj Partisë Socialiste dhe këtij vendi të cilit i shërbej me pasion, që ta shoh ndryshe 23 qershorin.
Dhe dua ta dini sa më qartë se si e shoh.
Unë 23 qershorin e shoh si ditën kur Saliu do të tentojë në gjithë Shqipërinë 8 majin e Tiranës 2011. S’ka qenë shumicë asnjëherë qysh pas vitit 1992. Është vjedhës zgjedhjesh me damkë ndërkombëtare. Ka përgatitur planin që të vjedhë përsëri. Ka shtetin më të politizuar të kontinentit. Paranë e pistë për korrupsion masiv zgjedhor. Policinë më krahinariste që mund të imagjinohet. Shërbimin sekret të kthyer rishtaz në polici politike. Ka repartet e manipulatorëve të importuar që lëvizin qendër më qendër me karta identiteti fallco. Ka të gjitha vrimat e botës së errët të krimit, prej ku dalin urithët elektoralë që trembin njerëz. Ka për më tepër edhe fukarallëkun e periferive e të fshatit në favor. Po po, fukarallëkun (!) – aty ku komisioneri dorëzohet përpara parash që s’i ka parë kurrë. Aty ku familja e varfër dorëzohet përballë shantazhit të heqjes së ndihmës ekonomike. Aty ku fukarai i pashpresë dorëzohet përpara thesit me miell a një kartëmonedhe se nuk beson më dot në asgjë. Një plan i tërë për ta përmbysur si kala rëre me vota të vjedhura frymën, moralin, rilindjen që sot po përdoren si fjalë të tradhëtuara prej meje, sepse Shqipëria reale e zgjedhjeve nuk ngjan kurrkund me atë që merret me mend edhe prej komentatorëve më të përfshirë në këtë historinë dramatike të zgjedhjeve shqiptare.
Doni më për të kuptuar se pse ky kryeministër në ikje duhet rrethuar politikisht nga një koalicion ku çdokush sot në politikë përveç atij vetë ka jo vetëm të drejtën, po edhe detyrën patriotike të jetë pjesë?
Sepse vetëm duke e lënë pa krahë politikë dhe duke e zhveshur nga çdo lëkurë tjetër përveç asaj të PD, fuqia manipulese e tij bëhet e pamjaftueshme për ta mbytur opozitën me aritmetikën brutale të votave të vjedhura. E kështu edhe ikja e tij bëhet fakt. Përndryshe në 24 qershor programi i Rilindjes kthehet nga instrument politik ndryshimi në letër që s’ka asnjë vlerë. Ndërsa karta “morale” digjet si zakonisht nga zjarri i fitores së vjedhur të radhës, duke nxjerrë një tym të zi pakënaqësie dhe dëshpërimi me opozitën e humbur nën gërmadhat e zhgënjimit popullor.
Ja pse unë besoj megjithë zemër se ardhja sot e LSI-së në koalicion nuk është fundi, po vazhdimi i natyrshëm i një historie të re që ka nisur me projektin e një Rilindjeje Shqiptare. I një historie që kalon nga FITORJA dhe VETEM FITORJA e 23 qershorit, si parakusht për të shkuar më tutje me Rilindjen. Unë vetë besoj po ashtu që LSI nuk do ta pengojë këtë projekt, ashtu siç besoj se nga ky bashkim nuk do të lindë një pjellë e re e të shkuarës, po një qeverisje e mirë për të ardhmen. Por sidoqoftë këtë do ta tregojë koha dhe për këtë çdo dyshim i sotëm është i shëndetshëm e mbajeni në xhep.
Por ju lutem mos harroni se duhet të mundim Saliun dhe ky sot, bashkimi me LSI, është për ne vetëm fillimi i duhur jo fundi i një beteje finale që do të luhet për çdo votë, deri në dekikën e fundit të procesit elektoral. Për të tjerat lidhur me këtë do të kemi kohë të flasim, po edhe të shohim gjithë këto ditë teksa do të rreshtohen forcat.
Lejomëni ta mbyll me një pyetje që për mua është retorike, por për secilin që ende ndjen shijen e baltës në gojë mund të vlejë që të kuptojë psenë e madhe të ftesës sime për LSI-në.
Është pyetja që i kam bërë vetes kohë më parë dhe që më shtyu vendosmërisht drejt këtij bashkimi:
E çfarë do të thoshte pastaj cilido që sot çfarë nuk thotë për këtë “tradhëti” timen, nëse në 24 qershor do të gdhihej me të Keqen e Njohur mbi kokë edhe për katër vjet të tjera?
Ah, se harrova, analistët A, B, C, që nuk lanë gjë pa thënë në emër të moralit nëpër banaqe e uebfaqe më kanë thënë plot gjëra interesante që në tv nuk i thonë, por po ju them vetëm njërën: “Po nuk u bashkove me Ilir Metën ky vend mori fund, sepse do na lini me Saliun edhe katër vjet!”.
nuk po e lexoj te gjithin se me eren syte por me ato 8 reshta qe lexova me lind nje pyetje per ju.Qe Sala eshte e keqa e ketij vendi nuk e veme ne dyshim te pakten ne qe shpresuam te rilindja,por kush na garanton qe nuk do te behesh edhe ti si ai(Sala) sepse gjysma tjeter(LSI)eshte si Sala.dhe ne kete moment ti do e mbash pushtetin me cdo lloj mjeti gje qe ne nuk besoj se e duam
Gjysmën tjetër nuk e bëri Sala si vetja, e as ajo Salën si vetja, ata hajdutë ishin, kështuqë as Ramën s’ka pse ta ndryshojë ky, sidomos që kjo do të jetë sa për të marrë zgjedhjet, dhe vet e thotë, flasim më tej për të tjerat.
po lexoje te gjithen o eduard,pastaj o mbylli syte njehere e mire per PS,ose provo ta kuptosh te shkretitn qe ka kuptuar qe ne kete vend m*ti,deshira dhe pasioni nuk bejne pune,shiko 2009!
Ti personalisht ne 24 qershor do pranoje perseri Saliun …?
Rama ka te drejte ketu por problemi eshte qe garancite nuk ekzistojne. Megjithate mendoj qe te gjithe duhet te Votojne PS ne keto zgjedhje. Rama eshte inteligjent dhe do beje te pamunduren qe gjerat te funksionojne. Suksese.
ky ishte idiotlleku me i madh qe mund te bente Rama.
ik hap krahun, e lerja vendin ndokujt qe ka me shume mend se ty…
Edi, ti thjesht ke humbur besimin tek ata qe ke ne skuader dhe tek vetja. Dhe nuk te ve faj. Vite te tera presioni dhe milarda te harxhuara per propaganden kunder teje e ben te veten. Te shtyn ne gabime pas gabimi, pa mundur te dalesh te vetja. Shpresojm te shkoje mire, por une personalisht nuk besoj. Suksese
Përshëndetje Dita,
Po ndjekim me vëmendje lëvizjet politike që po ndodhin në këtë vend. Ç’janë këto marrëzi që bën Ilir Meta? Herë djathtas, herë majtas. Ç’janë këta që i bëjnë thirrje këtij për kualicion? Sa i besueshëm është ky njeri që deri dje ishte në pozitë? Meta le të rrinte aty ku ishte, sepse PS i ka votat e mjaftueshme për të ardhur në pushtet. Pra, duhet të merren seriozisht dhe të shqyrtohen mirë këto vendime për kualicione.
Vëllezër të dashur, me këta politikanë të papërgjegjshëm Shqipëria është në rrezik të madh. Populli është lodhur nga mashtrimet dhe pabesllëku që po i bëhet. Duhet të gjykojmë drejt, të mendohemi mirë dhe të votojmë masivisht për të shpëtuar këtë vend nga e keqja, nga fukarallëku. Ne jemi njerëz në radhë të parë, jemi një popull inteligjent, i zgjuar, pra nuk duhet të na ndëshkojnë më politikanët e papërgjegjshëm, por me votë kundër t’i ndëshkojmë këta keqbërës dhe të pashpirtë e tradhtarë.
Nga Puka, Gëzim Meta
Bej pjese te ata njerez qe mendoj se 8 vite pushtet dhe qeverisje e kane konsumuar shume Berishen, aq shume sa nuk ka ku te veje me. POOOOOOR……………….me duhet te shtoj se ai eshte nje shahist pa kundershtare ne kategorine e vete “Grand Master”(kategori ne lojen e shahut). Asnjehere nuk ka ndodhur qe Berisha dhe te tijet te ulen ne preherin e kundershtareve te tyre politike, e kunderta ka ndodhur, ish drejtues dhe madje dhe ish kryeministra te PS-se shpesh here kane lodruar ne preherin e tij, si femije te lumtur, qe ndjenin siguri te Babai autoritar dhe i plotfuqishem.Ne thelb eshte kjo diferenca mes Burrit dhe Femijes. Nuk eshte diference e vogel.
Ashtu the dhe ne zgjedhjet e majit o Rama. “Vetem un mund te konkuroj se ndryshe nuk iken Saliu”. Dhe e pa se cfar te gjeti… Me sakt, e pam c na gjeti neve.. Ndjehemi te perdhunuar ne shpirt, prej atehere, por sa para ben? Ti me kete vendim qe ke mar, mund ta rrezosh Berishen por jjo ta MUNDESH ate.
Mos je ti Migena agjente e Drejtorise se Pergjithshme te SHIU qe po mbaron Master tek Anastas Angjeli? po te jesh ti, qe me siguri je Edi Rama nuk duhet te mare ne konsiderate asnje koment se ketu eshte mbushur me agjent te gjitfare ngjyrash
Z Rama kush te ka genjyer qe kemi pare endra me rilindje dhe rilindas I vetmi njeri qe mund ta kete pare kete ender eshte Ilir Metaqe per fat te mire u be pjese e ekipit tend per rilindjen e LSI
Te gjithe gazetat e Rames si Tema,Dita,Shqip dhe Shqiptarja com kane ndenjur gati tja botojne kete mashtrim pergjigjen Rames me nenshkrimin ne fund si Enveri dikur
I juaj Enver
te jete balte kjo qe i vervite ne goje halle-shumteve nuk do te kete problem shume me urine dhe etjen qe kane per RILINDJE, por kur te bie ere m…, atehere ????
Po luan keq aq sa me plot bindje po ju therras, leshoje kreun e Opozites, eshte veprimi me i mencur dhe i drejte ne kete Finale per te djegur pergjithmone shtrigun serb shqipfoles Berisha.
Ky njeri pa cipe e pa moral, kerkon te na mbushe mendjen per koalicionin me, hajdutin me ze e me figure sic e ka etikuar vete Ilir Meten. Gjakun e 4 deshmoreve dhe venien perpara drejtesise te vjedhesve ,e shitesve te pasurive kombetare i shkele me kembe. Asnje premtim Edi nuk ka mbajtur, vetem ben shou televiziv i veshur me pantallona me kuadtrate, kemisha me ngjyra tip LGBT corape dhe kepuce qe do t’ kishte zili cdo kllaun cirku. Ben mire te testohesh ne cirk per kllaun, por me siguri edhe aty do ngelesh ne klase. Sic ke qene gjysmak ne bsketboll, ne pikture (vizatime) ku e ka deklaruar vete dhe tani je deshtaku me i madh i politikes Shqiptare. Me 2 deshtimet e para i ke bere keq vetem vehte, por me deshtimin ne politike po merr ne qafe nje elektoral te majte dhe nje popull qe shpesonte tek Rilindja Juaj. Ti z. Edi na thua qe vendi po mbytet nga llumokracia e Sliut, por po ben autogolin e rradhes, se gjysmen e llumokracise po e sjell ne kualicionin e PS, me te pa parin hajdut Ilir Meta. Qveria e Saliut eshte nje molle kalbur dhe gjysmen e saj ja ke afruar PS , me Ilirin. Edi, si njeri i ditur dhe i dale… mund te na sqarosh se gjysma e molles qe eshte e shendetshme, e mire, ne kete rast PS, mund te heqi kalbesiren gjysmes se moolles tjeter , LSI ? Z. Edi gjysma tjeter e kalbur do te funksionoje ne kalbezimin e asaj gjysme te mire dhe do jete nje molle e kalbur e qe do te bjere ere gjithkund ku nuk do ti afrohet askush. E gezofsh Ilir BABEZINE shko ha ndonje peshk ne shtepin e tij dhe te pish vere te vjeteruar si Shoku Sali. Me vendin e trete qe do te zesh ne zgjegjet e 23 Qershorit, po na i le Saliun ne krye edhe per 4 vjet, por ne si te majte tani kemi nje alternative te re dhe drite jeshile qe eshte ALEANCA KUQ E ZI.
po ja…, e zeme se i mori AK-ja PS 10% votave,e zeme se shkon 25% ne perfundim,dhe prap Saliun ke kryeminister ne 24 qershor o fyell,keshtu qe IDIOT,nqs do ndryshim ne rrjesht,ndryshe u kalbsh dhe 4 vjet apo 44 vjet te tjera me Saliun ne qeveri!
Nuk ishte Ilir Meta qe i vrau 4 protestuesit,por gjithesesei duke pare gjithe kete revolte idiotesh,uroj qe saliu te fitoj zgjedhjet,keshtu qe gishtin ta fusni ne b***e,hiporktietet e mutit!
Ca me të thonë ty mër jahu. Ti shkrun sikur nuk e dimë se ça ka ndodh këta 8 vjet.
Ti do me bo rilindje me zombi. Na kishe neve, preferove Metën.
Po më thuj, si do ju dalësh përpara familjarëve të viktimave të 21 janarit që i thirre në shesh kundër korrupsionit.
Ti ja fut vetes mër shok. Ke sensin politik të një peshku. Vetëm të tjerët e kanë fajin, kurrë ti.
Përballu me realitetin, je humbës jo sepse nuk ke mbështetës por sepse i tradhëton gjithmonë ato që të mbështesin.
E hape vetë tregun e votave, por harrove se Saliu e ka thesin më të madh se tëndin për të blerë vota. Gjynah, se për gjynah je bërë!
E ke prek thell Ramen me keto llafe lale. Sidomos kjo e 21 janarit ishte shum e rond per karakterin e nalt te Rames. Rama me 21 janar na boni ftese per qofte ke Sala mor daj dhe jo me hudh Salen se Iliri bridhte posht e nalt me bllok ne dore. Ne u nxitum daje dhe perfunoi si perfunoi puna.
Per hajer i qoft te zotit te shpis.
Une jam dakord me ju z.Rama per te hequr Saliun por kur te qetesohen pakez gjerat duhet te dale ne pension edhe blloku i Ilirit…Jemi ne pritje dhe nuk besoj se do zhgenjehemi’
Duhet te shporreni te gjithe, do zoti te fitoje nga idiotesite tuaja FRD dhe AK e t’ju qerrojne te gjitheve.
Kush do le te votoje Berishen spo e them per kelmendasin se ai ate do votoje se te krijosh nje universitet me tetvjecare kur deri dje ruaje dhute,, vetem Berisha ja mundesoi kete, por kur shikoj disa qe shkruajne dhe bejne te pergjeruarin se kane te drejte, kjo sme duket e drejte zoterinj, ne qofte se nuk jeni te mirkuptuar ne kete koalicion, panvaresisht se behet me LSI-ne, kur sju kam pare asnjerin nga ju qe te beni te pakten minimumin tuaj qe te shikoni ata qe ja kane dhene voten LSI-se dhe kane shkaterruar te majten, per nje hajdut si Ilir Meta, per ata qe e kane votuar kete parti ska asnje fjale, per Edi Ramen jeni leshuar si ujqit, atehere sjeni dakort, rrini dhe mbani perseri Berishen dhe mos hani mut, se boll folet.
Te mirkuptojme dhe keni mbeshtetjen tone, Ju e dini me mire se ne.
“E c’jam une, nje cope dru, nje gdhe…” E ke thene vete o Xhel-al.
Edi Rama ti nuk na zhgenjeve aspak, se nuk mundesh dot. Ke 8 vite qe i zhgenjen te vjedhurit, te vraret, te neperkemburit nga Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe ndonje tjeter. Ti dje na tregove se je i nje lloji dhe i nje kalibri si keta. Ajo qe me zhgenjen mua eshte heshtja dhe servilizmi i kryesise te PS! Si ka mundesi qe keta njerez (nuk flas per Sajme Tahirin&Co qe jane cuna dhe goca simpatike e qe te duhen per…integrimin ne…LGB) nuk te shporren dot ty nga PS po te mbajten mbi shpatulla per 8 vite derisa u bere dhe te pa beren e djeshme?! Duket edhe keta jane shoket e tu ne te gjitha kuptimet. Te pa burre me te gjate se ty nuk kishte pare ky vend o Ed Rama.
Votoni AK vellezer dhe motra se jemi akoma ne kohe.
Rama tradhetori…
E mbushi partine me elemente te rinj, kishte lezet. Ndryshoi ngjyrat e partise per bukuri, se piktor ish. Gjeti dhe termin e duhur te fushates ‘Rilindje’ qe dha besim. Nisi fushaten me programin, nje risi ne komunikim, mrekulli. U rrit besimi, entuziazmi dhe gatishmeria per te shtuar pjesmarrjen ne votime. Deri ketu gjerat rridhnin natyrshem dhe ndjehej vetem agonia qe nuk po afrohej shpejt 23 Qershori.
Dhe na e morren sysh Ed Ramen !
Na u zgjua nje dite i tjetersuar dhe shkoi ne grrazhdin e Metes, mblodhi bajgat dhe ua hodhi nga surrati njerezve te rinj, ngallosi fasaden me bajga pushteti, Shurroi e bajgosi fjalen rilindje me ‘te gjithe mut jemi’, programin nuk e lexon dot se eshte felliqur nga bajgat. Dhe nisi tatepjeta e besimit e entuziazmit dhe neglizhimi per votimet qe nxjerrin felliqesira ne pushtet, ose cakerdisja neper partickat sqetullore.
Me mire te largohet 23 Qershori dhe ca kohe, se mbase ndodh ndonje kataklizmo !
Ere Ed Rama , je bere per te yshtur…
o i ziu ky nuk din cfar te thote e hengri ngjajen dhe kesaj here ngjal po cfare ngjale pra,Hajt me shendet kjo pune hahahahahaha.
Neqoftese ikja e LSI -se nuk shkaktonte renien e Qeverise Berisha, Edi rama nuk kishte pse te ngutej per te bere Aleance Parazgjedhore me LSI-ne. Duheshin afruar Aleanca KZ dhe Partia FRD, pastaj LSI do ta kishta pazarin me te ulet.
RILINDJE HAHAHAHAHAHAHAHA
Ilir Meta
Monika Kryemadhi
Petrit Vasili
Edmond Haxhinastro
Nasip Naci
Lefter Koka
Nard Koka
Pellumb Pipero
Sajmir Ivziku
Edmond Rrushaj
Filloreta Kodra
Luan Rama
Ylli Manjani
Alfred Doksani
Petrit Sulaj (Leshko)
Erisa Xhixho
Shezai Rrokaj
Vangjel Tavo
Edmond Panariti
Artur Hajdari
Sonja Popa
Me ndihmoni me emra te tjere se kush I mban mend gjithe ata trafikante se keta keshtu kane qene shumica.
Mjere PS kur te marrin keta emra 10 deputete ne rang vendi do te kerkoje kryeministrine brenda nje viti ose kryesine e PS dhe me pas mjere Shqiperia. Beni cantat gati per emigrim.
HORRORR
TURP TURP TURP
Me vjen keq qe per ironi te fatit keta te dy jane nga Skrapari, si Mustafa Nano dhe Meta. Cpo ndodh me keta Skrapalijte, keta spaskan turp fare, nuk paskan moral. Ndoshta rrenjet e ketij fenomeni jane te thella, ishin kryesisht skrapalijte te cilet per buken e gojes i zbriti Enveri ne Tirane dhe ne rrethe te tjera dhe ishin ata mbrojtesit, ushtaret me te zellshem te atij sistemi. Kjo u kondicionua nga kushtet ekonomike atehere, se ne mal po ngordhnin urie.I sherbyen atij qe i dha nje cope buke dhe nje pale rroba ushtarake.Nga sa kemi degjuar kjo krahine ne kohet e vjetra nuk shquhej per kulture e njeres te shkolluar si p.sh. Shkodra apo Elbasani te cilet qe atehere studionin jashte shtetit.
Tradhetia e ka emeri Edi Rama.Poshtersia e ka emrin Ilir Meta +Edi Rama.Hajnia e ka emerin Ali Baba(Iliri) dhe Edi Rama,hajduti 41 i bandes,ose zevendesi i Ilirit.
Edi Rama do te ndryshoje fashizmin blu,te Saliut me fashizmin roze me trandafilat e LSI.
Z.EDI lexoje popullin tend se ka investuar per figuren tende.Mendohu per ndonje plan tjeter.Ilirit futja se nuk te honepsim dot ne krah Ilirit.Variante ka plote qe te mos mari asnje vote brenda koalicionit.MUNDUNI .Forco koalicinin me S.GJ.P.M.V.D.etj.
Nje legen bie, qindra ngrihen!
po mire se e lexuam kete lete por a mund te me thoni kush na garanton qe ju nuk do te beni te gjitha keto gjera qe “Berisha na paska bere”?? me ju do rritet ekonomia, dhe kete me pak te pa pune…… po e gjithe bota eshte ne krize jo vetem neve???? A e din se cpo behet ne Greqi qe eshte shume shume here para nesh!!!!!! pra nuk ka pergjigje……………..
Jam e bindur me kete leter na ke zhgenjyer shume ne socialistat a behet kuaicon me nje njeri qe nuk e din se ku e ka vendin e vete shkon sa andej sa kendej???? mua nuk me duket normale
o edo po ti mbahesh dhe per maskilist nje njeri qe flet me tone te forta, nje njeri qe mund tja dalesh vete cishte kjo evizje kot me kot… Nuk do te nxjerri meta nga balta joooo..
Me keto zgjedhje ne do shohim dasem me duket kushedi se sa supriza na ka fshehur edi deri me 23 qershor…… duhet te hapim sy e veshe se cnuk po behet ketu….
O “politikani i madh”, Rama, do tja degjosh zerin Metes shume shpejt! Eshte levizja jote me e gabuar, me skandaloze, me e pamenduar. Si arrin ti besosh Metes dhe sojit te tij??? Ke humbur shume me kete levizje. Do ta hash ate mikun aq thelle, sa kur ta kuptosh (se do te dhembe), do te jete shume vone!
edi,je nje pervers.ti thua nga muti te zgjedhim kaken.c’ndryshim keni.hajde,mer ,zhduku dhe ti,se na mbyten mashtruesit.
More, po ku paskeni qene ju gjigande te mendimit e te politikes , blogiste qe s’keni kurajo te shkruani hapur ,perfshi edhe ju analiste te DITA, pa harruar te respektuarin A. Thano . Eshte normale te mos ndjehesh mire pas kesaj levizje, por njeriu aresyeton me mendje te ftohte …Duke diskutuar per zgjedhjet e ardhshme, shqetesimi kryesor i imi dhe miqve te mij ishte … Do pranoj Berisha te bej zgjedhje te rregullta ? Do pranoj ai te ler pushtetin ne se sovrani vendos ? Jam i bindur qe 80% e opozitarve antiberishe kesaj pyetje i pergjigjen negativisht . Pra e kuptoni me ke kemi te bejme , ne te gjithe perfshi analistet opozitare si Thano, Prifti, Baze , Nano etj. A mund te beni nje krahasim midis Berishes se 96 dhe atij te 2013 . Ai nuk dha shpirt ne 96 .kur ishte shume me i dobet ne te gjitha drejtimet … ju prisni te dorezohet kollaj ne 2013 , ku sic pershkruan shkurt dhe sakte E.Ramo ne letren e tij , ka ne dore gjithcka !? C’te thuash me teper ? Te shpresoj qe Zoti te na hape syte , te pakten ne shqiptareve antiberishe….!
Me vjen keq qe per ironi te fatit keta te dy jane nga Skrapari, si Mustafa Nano dhe Meta. Cpo ndodh me keta Skrapalijte, keta spaskan turp fare, nuk paskan moral. Ndoshta rrenjet e ketij fenomeni jane te thella, ishin kryesisht skrapalijte te cilet per buken e gojes i zbriti Enveri ne Tirane dhe ne rrethe te tjera dhe ishin ata mbrojtesit, ushtaret me te zellshem te atij sistemi. Kjo u kondicionua nga kushtet ekonomike atehere, se ne mal po ngordhnin urie.I sherbyen atij qe i dha nje cope buke dhe nje pale rroba ushtarake.Nga sa kemi degjuar kjo krahine ne kohet e vjetra nuk shquhej per kulture e njeres te shkolluar si p.sh. Shkodra apo Elbasani te cilet qe atehere studionin jashte shtetit.
Levizja e fundit e Edi Rames eshte deshtimi i tij dhe kunfirmimi se nuk eshte politikane dhe priret nga morali i matrapazit, I pa afte per te mbrojtur voten dhe si i deshtuar me pazaret me Saliun tashme ka mesuar te flasi dhe te vishet per te qene i besushem po njerzit ecin ne kembe dhe hallet i mbajne ne supe dhe me qene se ka zgjedhur shqiperin e internetit qe ja ka mundesuar Saliu mund ti fitoje zgjedhjet por mos harroj se ka te urte per te mare dhe nuk i harojne Gerdecindhe matrapazet e LSI qe mbajten ne kembe pushtetin e hajduteve dhe sot mendon se jane varka e shpetimit e besimit te humbur per te ardhur ne pushtet . Turp. Turp. dhe fundi do jeti hidhur por a do kesh guxim te largohesh duke kerkuar falje socialisteve te tu.
Me vjen keq qe per ironi te fatit keta te dy jane nga Skrapari, si Mustafa Nano dhe Meta. Cpo ndodh me keta Skrapalijte, keta spaskan turp fare, nuk paskan moral. Ndoshta rrenjet e ketij fenomeni jane te thella, ishin kryesisht skrapalijte te cilet per buken e gojes i zbriti Enveri ne Tirane dhe ne rrethe te tjera dhe ishin ata mbrojtesit, ushtaret me te zellshem te atij sistemi. Kjo u kondicionua nga kushtet ekonomike atehere, se ne mal po ngordhnin urie.I sherbyen atij qe i dha nje cope buke dhe nje pale rroba ushtarake.Nga sa kemi degjuar kjo krahine ne kohet e vjetra nuk shquhej per kulture e njeres te shkolluar si p.sh. Shkodra apo Elbasani te cilet qe atehere studionin jashte shtetit.
Se pari pershendetje ! Eshte e vertete se eshte I drejte dhe I domosdoshem kualicioni me Lsi, por 4 vjet ne kurriz s.b Jane shume vite mbrapa per shqiperine. Dhe kete dhurate e patem nga Iliri. Une mendoj se kemi te drejte qe nervozohemi. Kjo dihet tashme dhe sdo komenet. Le ti qendrojme per momentin asaj qe thote populli, se” me I forte eshte qe fal se ai qe vret.” Prandaj Suksese ne rrugen tone te perbashket !
“Gjithkush ka te Verteten e Tij!”.
Njihet Edi Rama per elokuencen dhe retoriken, por notat e ketij shkrimi te fundit po me perngjasojne me SOFIZMIN!!!
Njerezit nuk kane nevoje per “Qengja largpames qe bejne marreveshje me dhelpren per t’ia hedhur ujkut!” Njerezit – populli, ne cfaredo stadi aresimor apo ekonomik, arrijne te dallojne te miren nga e keqja! E pra keto jane nocione relative dhe te perkoheshme ashtu si edhe morali. Por jane te tilla ne perceptimin e njerezve te thjeshte, qendrimi, veprimi apo mosveprimi i te cileve breda-apo-jashte ketij morali mund te demtojne ata vete apo pak-kend qe u ndodhet prane. Nuk mund te them te njejten gje edhe per ata qe kane marre persiper te perfaqesojne – TE NA PERFAQESOJNE!!!
Elementi baze qe mban me kembe dike qe kerkon te perfaqesoje eshte sinqeriteti. THEKSOJ, “Elementi Baze”, sepse te gjithe jemi te ndergjegjshem se perfaqesuesit tane (si ne pozite ashtu edhe ne opozite) mbahen per bukuri me kembe te ndihur nga te tjere elemente: Korrupsioni (karrota), kercenimi (kamzhiku), etj., etj., por mbi te gjitha GENJESHTRA!!!
Levizja e fundit e PS (jo thjesht Edi Rames) drejt nje marreveshje koalicioni qeverises me LSI (jo thjesht Ilir Meten me “bllok te zi!”) nen parullen “QELLIMI JUSTIFIKON MJETIN” nuk “te ben te dyshosh” per qellimin! Jo, jo! Qellimi behet SUPER I QARTE! Po u le Juve pergjigjen: Kur vendos nje molle te kalbur ne shporten e molleve te shendosha – ndodh qe shendoshet e para apo qe kalben te fundit!?!?!
KOMANDANT na morri malli……
Edhe ai shruante nje liber “I juaji Enver”
Shkurt, mjere ai qe e krijoi Wikipedia-n. Ai mendoi se populli do te arrinte te fliste me drejtuesit e kombit per t emiren e tyre, por ne fakty ndodhi e kunderta….Segmente qe nuk e duan kete vend i mbushin keto blogje, me perjashtime te rralla. Atehere Edi Rama vazhdo perpara bej ate qe ke ne mendje dhe ne zemer. Njerezit mendje hapur i ke me vete dhe popullin e thjeshte te shkretet i ke me vete ne çdo hap qe do hedhesh. Ke marre persiper nje barre te madhe te shkaterrosh e te besh cope e çike gjithe frymen anti shqiptare. te ecte mbare
Kur sje i zoti qe me gjithe keto prapesi e krime qe ka bere Berisha se mund dot hapi rrugen dhe leria vendin mje tjeteri se PS ka lidere sa te duash dhe me te mire se ty .Sa per ate i juaji E.Rama i thuaj Ilirit e LSI se kontraten me ne e ke mbyllur qe me deklarimin me kete aleance pacavure.
Kam frike se “sakrifica” e Metes eshte pjese e planit te shahistit te madh Sali per te kapur mat Ramen. Socialistet bejne mire te hapin syte mire dhe te llogarisin cdo levizje. Pse e them kete? Mundesia qe Meta te merrte me shume vota se legjislacioni i fundit me reputacionin qe ka, sidomos pas ngjarjes me Priftin eshte e vogel. Per shume njerez heshtja e Priftit flet se Meta eshte i zoti per gjithshka edhe per eleminim fizik, perndryshe sdo mbyllte gojen Prifti. Bashkimi i Metes me Ramen sjell percarje dhe dobeson elektoratin e majte. Shume do votojne me mire per FRD ose Kuq e Zi. Keta te fundit duke qene Meta mund te mos pranojne koalicion me socialistet. Nqs. Sala merr vendin e LSI ne KQZ, se si e di vete ai, se fiton gjithmone me 72 vota, ti qajme zgjedhjet. Per keto them se bashkepunimi me Meten ishte i nxituar.”Per inat te sime vjerre shkoj fle me mullixhine” por kane harruar se kane mbi koke Saline. Me ben pershtypje se ndryshe nga cdo ngjarje tjeter Saliu spo e shan Meten. Po sikur Meta te beje edhe nje rrokade tjeter? Ose Meta di sekrete si p.sh., qe Sala do ta mbaje pushtetin me dhune edhe po ti humbi zgjedhjet dhe per kete Sala nuk e provokon? Mu be koka dhalle. Nqs, ka njeri te ditur ne kete fushe mund te me qetesoje qe keto qe mendoj une nuk funsionojne ose qe mund te kete me shume hile ne kete bashkim.