Rama i nis letrën nr. 5 Bashës: Vazhdoni me balona deri në 2021

Bora Basholli

Letra e V e Edi Ramës drejtuar kreu të Partisë Demokratike Lulzim Basha:

Zoti Kryetar,

në radhë të parë sinqerisht përgëzime për mbrëmë, sepse pavarësisht bojëhedhjes mbi mure që e keni cen fiziologjik si parti, kalimi nga kapsollat e molotovët, tek balonat dhe dritat e celularëve ishte një hap domethënës mbrapa!

Por siç edhe me siguri e vutë re vetë, karvani i fitores Suaj imagjinare po firon pak e nga pak, çdo herë që sos në Tiranë dhe siç e kuptoni, njëkohësisht po firojnë edhe shanset e Dialogut mes nesh. Koha e mbetur drejt ditënisjes zyrtare të fushatës së 30 qershorit po tretet me shpejtësi, e bashkë me të po jep shpirt të them të drejtën edhe shpresa ime e vobektë, se në dyllin e veshëve Tuaj mund të hapet një vrimë.

Sidoqoftë shpresa vdes e fundit dhe ja ku jam, unë përsëri, në kërkim të Dialogut me Ju për të bërë timen deri në fund kundër kësaj historie të pakuptimtë, të shëmtuar e dëmtore për vendin tonë të përbashkët. U bënë muaj që vini vërdallë, bashkë me punonjësit e bashkive blu e me ca katranë me bojë, duke goditur Shqipërinë ndërkombëtarisht dhe ngritur pikëpyetje të madhe tek miqtë europianë, lidhur me çeljen e negociatave me Bashkimin Europian; duke cënuar veprimtarinë ekonomike të vendit dhe turizmin në veçanti; duke trazuar një popull të tërë me hallin absurd se çfarë do të ndodhë e çfarë do të digjet kur të sosni në Tiranë herën tjetër…

Përveç këtyre sukseseve, që mund t’i thelloni më tutje nëse e vijoni këtë avaz dhe rënies së mëtejshme të mbështetjes së grupimit Tuaj politik, çfarë keni arritur ose mund të arrini tjetër apo le të dalë ku të dalë?

Parlamentin e keni ndaluar dot të funksionojë normalisht?
Jo, madje në seancat e të enjtes ka më shumë prezencë në anën e djathtë të sallës, se sa ç’kishte deri kur Ju e braktisët.

Qeverinë e keni ndaluar dot të vazhdojë punën normalisht?
Jo, madje e vërteta është se edhe të enjten, që na e kishit imponuar si ditë për lojë luftash, kur duhet të merreshim me baltën, çizmet, bojën, glasat e vezët Tuaja në Kuvend, e kemi ditë kuvendore normale.

A mos vallë më keni larguar mua dot?
Po, kjo po, më keni larguar mbrëmë me balonat që merrnin me vete në qiell parrullën e lodhur “Rama ik”, nën tingujt ëngjëllorë të vuvuzelëve të paqes, teksa pllaka e gramafonit Tuaj rilajmëronte fundin e afërt të tiranisë me përkrahjen mbarëbotërore për largimin tim drejt qiellit, kurse fallxhorja Juaj i rrëfente popullit se në një filxhan amerikan ishte iluminuar mbi dhunën, që Zoti e dënon si shembëlltyrë të Djallit!

Gjithësesi, pa u zgjatur me çka Ju kam stërshpjeguar nga ana ime në katër letrat e mëparshme, shoh të udhës të nënvizoj si vijon:

E para, nëse nuk ulemi në Tryezën e Dialogut edhe këto pak ditë që kanë mbetur, Ju mund të vazhdoni të lëshoni balona e të ndizni dritat e celularëve të shpresës se qielli do më përpijë mua, njësoj balonat dhe nga qielli bum, do bjerë dhuratë për Ju fitorja që me votë meazallah se e arrini dot. Vazhdoni po deshët deri në qershor 2021, me këtë ritual grotesk të fushatë – protestave seriale kundër zgjedhjeve, me frikën nga drejtësia si karikues për bateritë tuaja. Ndërsa ne, thjesht do të nisim e do të zhvillojmë fushatën e zgjedhjeve vendore, do t’i marrim bashkitë e braktisura prej jush se meqë i latë ju, s’mund t’i lemë edhe ne rrugëve dhe do të vazhdojmë të qeverisim, me të gjitha bateritë e karikuara për katër vjet, deri në qershorin 2021.

E dyta, zgjedhjet e 30 qershorit nuk i shtyn dot askush ndër ne dhe as i pengon dot askush mbi këtë dhe! Sepse Kushtetuta e Republikës sonë nuk lejon askënd t’i shtyjë, kurse ligji dënon rëndë këdo që prek qoftë edhe një kuti votimi. E meqë ra fjala, ata miqtë gjermanë të Shqipërisë në partinë Tuaj simotër, bëni mirë t’i dëgjoni kur Ju sugjerojnë dialog pa kushte, e jo të abuzoni publikisht për të çoroditur dynjanë, duke spekulluar me opinionet e tyre krejt miqësore! Se jo për gjë po ja, erdhi dita kur 61 kandidatët e mijëra këshilltarët e Partisë Socialiste do të jenë në Tiranë, për t’i rënë gongut të vrapimit drejt 30 qershorit dhe pastaj s’mbetet asnjë mik në botë, që të harxhojë më kohë as për opinione miqësore.

E treta dhe e fundit, mos mendoni Ju lutem për asnjë moment se 30 qershori nuk do të vijë apo do të kalojë pa zgjedhje. Një dritëshkurtësi e tillë mund t’i lejohet udhëheqësit Tuaj të currufjasur, i cili zhubravitet papushim nga mllefi i patretshëm qysh prej ikjes nga pushteti me 1 milionë shpulla dhe cfilitet përditë, nga tmerri i pangushëllueshëm i trokitjes së drejtësisë në derë. Po kjo s’ka si t’Ju falet Juve që të nesërmen e 30 qershorit, do të gjykoheni nga ndjekësit Tuaj për se si ka mundësi, që i dorëzuat pa betejë elektorale tërë bashkitë e Shqipërisë! E aty pastaj kam frikë se edhe tërë pasojat e xhindosjes së atij marroqit dixhital ndaj meje e Partisë Socialiste, do t’i hani Ju si fajtori i madh i një disfate katastrofike.

Mos gënjeni veten më tutje i dashur Lulzim, koha po mbaron dhe mbytja e anijes Suaj sapo ka filluar. Ka ende një mundësi të vogël për Dialog përpara se sa vetë ndjekësit Tuaj, t’Ju flakin të parin në ujrat thithës ku e keni futur qorrazi atë anije.

Edi Rama

Post Scriptum: Meqë lajmëruat grumbullimin e radhës në 31 maj, shtabi ynë elektoral vendosi ta spostojë në 1 qershor mitingun e çeljes zyrtare të fushatës – kollaj, nuk ishte një datë si ajo zgjedhjeve që s’e kemi ne në dorë:-)

26 maj, 2019

 

 

b.b/dita

Share This Article
24 Comments
  • BRAVO GJIGAND.POR ZILET BIEN PER ATA QE KAN VESH.LULI KOMANDOHET NGA “QYRETARI DIXHITAL” E JO NGA LLOGJIKA E TIJ 7×7=42.
    -PROTESTA E 6 -TE ME PAQSORE U IMPONUA NGA MIQT TANE ND/ KOMBETR E JO NGA SALIU,LULI,MULI,MONA E KO..TE CILET E FUTEN KOKEN SI STRUCI NE RERE.
    .AMBASADA E SHBA I THA TROÇ “..DOMOSTRATEN E DHUNESHME DO E CILESOJME K R I M. ” KJO FLET SHUME PER PS & JU PER REFORMAT E BERA PLUS POPULLI QE U MBESHTET 95 %.NE DUAM TE VOTOJME NE 30 QERSHOR,NDONSE PO VAZHDOJ SALIZMI ME METODA I.S.I. S.T. E DO TE DETYROHEMI TE MARRIM FSHESEN ME VETE QE ME BISHTIN E SAJ TE MBROJME VEN.KJO PASI UNE KAM NJE HISTORI TE HIDHUR ME FALANGAT E SB,KUR NE 96 ME FUTEN NE BURG PSE NUK FIRMOSJA PROCESIN E FITORES SE TYRE PA VOTUARE.DHE SHOKVE TE MI JU QETHEN KOKAT.
    -NE JU THEMI SE FRYMA BERISHISTE 29 VJEÇARE NUK NDRYSHON SADO QE JU TE SHKRUANI LETRA E TE BENI THIRRJE PAQTIMI,DIALOGU,MIRKUPTIMI.
    -KUR AI KERKON TU VRASI DO TE THOT SE NUK JU NJEHE SI KUNDERSHTAR POLITIK POR SI ARMIK I BETUAR PER “JETE A VDEKJE”.DHE DIHET PSE.

  • Politikani i bindur ne drejtesine e pozicionit te vet,flet vetem nje here.
    Duke qene politika nderkombetare mbeshtet ata qe respektojne nocionet
    base te demokracise,nuk ka nevoje per llogje kavaje.
    Opozita humbi jo vetem vender ne parlament por edhe dinjitetin
    se po pret ta lusin te hyje nga dritarja pasi doli nga porta.
    Edhe sikur te hyjne ne zgjedhje dhe te humbasin do fillojne avazin derisa te
    ngordhi berisha. Po doni paqe,dorzoni pushtetin dhe beni sypeshkaqenin
    minister financash.

    • Komente te punesuarish ne administrate
      Njerez te shitur.
      Kurse juve ,ju ka ngordhur enveri. Ramizi .nano dhe tani po i vjen ngordhja dhe gomarit te gjate te droguar.

  • Edi Rama ! Zberthimi realist qe i beni situates te krijuar nga B – B na krijone besimin ,se ju jeni nje Lider me kembe ne toke ku ndjeni pulsin e popullit dhe hallet e vendit . Ecni perpara se po i sherbeni vendit ne keto momente historike . Kjo eksperience do ti sherbej vendit qe opozitaret te cdo krahu qofshin te respektojne kushtetuten dhe ligjet e shtetit …………..shteti ligjor me ne fund te mposhte rempallen Berishiane .

    • Po kur vjedh votat me kriminele te kapur ne pergjim e jep dhe zeri amerikes dhe nuk denohet asnje, apo kjo nuk eshte shkelje kushtetute.
      Apo ky me poture dhe brekushe e zbaton kushtetuten me roshat , frrokat. Sejdinat,ndokat, balilat , tahirat, xhafat. Habilajt. Gjushat. Bajrat. Me pronare sporteliste qe fitojne tender 40 miljon euro per nje km rruge.
      Si nuk ju vjen turp qe komentoni per nje vend pune gjera qe dhe bufi i kupton char i ka bere ky shqiperise.

  • Dakort jam plotesisht me kryeministrin me te mire qe ka pasur Shqiperia gjate ketyre 30 vjeteve te fundit. Megjithate nuk kuptoj diçka: Kur kerkon dialog çfare ka ndermend?! Pazar si ai i majit 2017 apo çfare?! Se une nuk shoh ndonje zgjidhje te llogjikshme nga dialogu. Ndofta do ta binde Lulin qe te marre pjese ne zgjedhje. Por ne keto kushte ai ben vetvrasje po hyri ne zgjedhje. Veçse ne rast se Rama i premton t’i beje dhurate nje numer te caktuar bashkish! Ashtu siç i fali ne maj te 2017-tes disa ministri! Ndryshe nuk shoh gjekundi dobine apo nevojen e dialogut.

    • Quhet ndarje pushteti,”e thene me dipllomaci”marraveshje
      Prit,duro sa ta mbaroj une “turnin”pastaj e ke radhen Ti.
      Ne gjuhe popullore; Tani per tani jam une cobani qe mjel bagetine,mbas nja dy vjetesh do e marresh ti shkopin e vathit ne dore

  • Doli nga moda dhe qellimi dialogut. Per cfare duhet…. Per tju lutur lulit te nderpres mitingjet?? Sna intereson me, ligji te veproje per mitingjet. Kujdes EDI, boll me kompromise ne kurriz te shqiptareve. Kete radhe edhe ti nuk mund te besh si te do bytha ty. Asnje kompromis me hajdutet nqs do akoma votat tona. Fillo fushaten tende dhe doja te kujtoja nje thenie te shkodraneve, mos u hap shume bythesh.

  • Ti vertete i dergon letra.Po Luli e quan fitore te veten.Asht zene ngusht piktor gjatoja ndaj dergon letra.Pozitivia mbetet tek vlersimi i diplomacise boteror per situaten aspak te hijshme qe ushtron opozita e vetedalun gardhit e bojet.
    A ka mundesi te prezantoni ministrit qe iu caktune Lulit mbas dialogut qe ishte ndrye ne cadren e ngujimit “Rrepublika e re”.
    Mbasi di qe Min.e Rendit e kishte vete Lul Cadra dhe mbasi u mbyllen votimet e deri me perfundimin e numrimit nuk pati asnji vrejtje per vjedhje vote.Mbas 2 vitsh i erdhi neper gjume se jane vjedhur votat e 2017.Dhe u kujtune per “mos bindje civile”.Kesaj i thuhet urti mbas kuvendit.Per lufte civile.Por te detyrum qe te mos ushtrojne dhune.E jo ma lufte qe nuk ka kerkund.

  • Personalizimi qe ky njeri i ben PROBLEMEVE TE KTIJ SHTETI
    menjanon indirekte Ligjin ne ate SHTET
    duke e lene ate ne hije te Lojes Perverse te ksaj Kaste qe qelbur Politike ,
    qe tenton te perjetesohet ne politike .

    ————-

    Por ka vertet nji fenomen mjaft te demshmen ne gjithe kte Kaos politike ,qe nervozon qytetarin shqiptare ,
    me shume se kjo Kaste Bastardesh ne Politike :

    Fjala eshte per Institucionine Drejtesise !

    Ku ehste dhe me cfar justifikon peret e taxapaguesit Shqiptare ?

    Ky institucion fshihet perball gjithe maskarades qe jeton ky popull ,
    si te kishte rene ne Koma ,ose

    te ishte gjate gjithe kohes me Lejen e Barres !!!

    – Shtetin nuk e perben vetem pushteti politike por

    edhe kto institucione qe jane Shtylla e Shtetit ,

    e qe ne realite ,jane te padukeshme te bejne detyren ,

    qe i eshte ngarkuar ,

    dhe mjafte te dukeshme ne Korrupsion ne paaftesi !

    Nqs nuk ka tregues pozitive te ktij institucioni e rezultate

    te punes se tij .(puna matet kudo me Rezultate )

    ateher perse rrijne /mbajne ala kto Poste ne kto Institucione kta

    paarazite te Ligjit ne kto INSTITUCIONE ?

    Ku ehste Drejtesia ndak krimieve te pafundeme qe

    ka bere kjo Politike gjate gjithe ktij tranzicioni

    te nderuar Prokurore e Gjykates ????

    Ju duhet te jepni Llogari hapur ,pernball qytetarit shqiptare ,
    nqs politika injoron qendrimin tuaj parazite ne kto Institucione .

    Kush e perfaqson ate popull sot ne Drejtesi ???

    Duhet te kerkohet ne nji Salle te hapur per gjithe qytetaret nji takim
    perballje me qytetarin e ktyre paraziteve e japin llogari

    kjo eshte Demokracia e vertete qe kerkon shqiptari sot

    ajo Direkte …

  • Me keto letra qe po i shkruan Lulzim Bashes Edi Rama ,deri ne 31 Maj do te botosh nji tregim ,po vazdove deri ne 30 qershor , del nji novele ,po vazhdove me tej plotesohet nji roman dhe titullin kerkoja Lulit qe ta vendose ; kjo do te jete shenje mirekuptimi e pajtimi nga ana e tij!

  • Eshte koha ,

    qe ky kriminel e Dordolec rrugesh ,

    ti jepet menjiher Drejtesise e cila duke mos veppruar ,

    duhet te penalizohet .

    Drejtesia Shqiptare nuk eshte mbi asnji Ligj .

    Ligji eshte mbi Gjithcka !

    Kta zoterinj qe mbushin institucionet e Drejtesise

    ose duhet te veprojne e bejne punen per te cilen paguhen e jopak ,
    (nderkohe qe qytetari shqiptare s’ka te haje buk mbi tavolinen e tij )

    OSE te lirojne vendet ,postet qe mbajne ,duke mos demtuar keshtu Shtetin Ligjore .

    Boll me bla bla bla .

    Drejtesia duhet te Veproje

    boll me justifikime e lojra fjalesh jo Vettingu jo SPAK-u

    mungesa e vullnetit te mire ,per te uzbatuar ligjin
    con ne justifikime e zvarritje te patolerushme .

  • Keto letrat i qan ky, ske ci thua!
    Por ne na duhet EDHE nje burre shteti qe ti japi fund maskaralleqeve te ketyre fundrrinave PD-LSI me ca kane verdalle, se na kane lodhur koken.

  • Me keto letra qe po i shkruan Lulzim Bashes , Edi Rama ,deri ne 31 Maj do te botosh nji tregim ,po vazdove deri ne 30 qershor , del nji novele ,po vazhdove me tej plotesohet nji roman dhe titullin kerkoja Lulit qe ta vendose ; kjo do te jete shenje mirekuptimi e pajtimi nga ana e tij!

  • O Ipokrit e genjeshtar se bashku ..Nuk te vjen turp qe genjen o Rame ,kur thua, qe une ” nuk shkel kushtetuten ” e do behen patjeter zgjedhjet , se keshtu e thote ligji e kushtetuta , per zgjedhjet .
    Ti o komunist i pa ndreqshem ,anti shqiptar e anti zhvillim shkel me kembe te drejtat e njeriut ,shkel brutalisht kushtetuten ,posacerisht per pronat nenin 181 te saj . Se bashku me vellezerit te tu opoziten , ne unison ne kor bretkocash mbi kete teme . Para marrjes se pushtetit , vure e ule bythet per ti ngrohur ne ate karrige ,ke bere nje betim se do zbatoj kushtetuen ????????? ,je tallur ,e e ke bere fallco ate betim . Pergjigju popullit po te jesh burre ,por e di nuk te vjen zeri ,e ske per tu pergjgjur . Te pakten behu me i zgjuar, mos , se po tall vehten ,mos e permend as edhe nje here kushtetuten ,me beso eshte me mire per ty..Jeni te gjithe njelloj , e mjere shqiperia ,ku e keni cuar ne humnere . Zoti te mare hak mbi ju te gjithe mbare ku jeni .,qe e keni shpartalluar, vjedhur kete vend dhe e keni mbytur ne humnere .

    • Ti o pede e ngatarron me motren tende bashen .
      Ok e dime sa here motra jote shikon ramen me pall perjashte sa here e me shume kalon ne hesteri. Thuaj mos dali me lakuriq i drogur se ja shkararroje peridat fare motres.

        • Per tanga del edvini jot . Se i ndjeri dritan prifti tha qe kam borxh te dal ne gjygje para te gjithebe ke pallati kongreseve nese nuk eshte e vertete qe e kam pare ke shtepia e dash pezes qe edvin rama dilte me tanga para disa deputeteve dhe per kete qe them tha kam deshmitare.
          Kurse per droge e pame dhe ke klani te ejten me foto orgjinale duke u droguar. Dhe po dritan prifti tha e kam pare me syte e mij duke thithur kokaine ne zyrer e tij ne bashki.
          Dmth kaq e thjeshte eshte qe kemi nje te droguar qe del lakuriq ne krye te vendit.
          Dhe kaq e thjeshte akoma qe ka akoma komuniste qe e duan si te marre nje te marre.

  • Dua te kujtoj nje film qe me ka lene mbresa ne rini.
    Behet fjale per nje te ardhur nga agjentura te huaja ne nje vend te varfer te Afrikes.Perktyesi i tij ishte nje afrikan plot miresi, ne dukje i padjallezuar.Afrkani hetonte cdo levizje te tij ,se qe ne fillim nuk i besoi , fjalet e tij ,para popullit te varfer ishin frymezuese,ne cdo takim ai conte peshe zemrat e tyre.Populli kishte fituar shume besim per te dhe i tregonin cdo gje.Por perkthyesi hetonte cdo
    levizje te tij ,me ke takohej,me ke shtrohej, cfar bisedonte me armiqte e popullit te tij. pasi qendroi shume kohe ne balle te tyre duke bere sikur po adresonte nevojen urgjente te popullit per clirim,i lumtur qe kishte kryer detyren e tradhetarit ne menyren me te mire,iken per tu rilaksuar ne nje shtet tjeter.Perkthyesi qe mbante falixhet e tradhetarit, mirenjohes per naivitetin e tij, i kenaqur per natyren e perkthyesit qe s,kish kuptuar asgje nga kopil-lleku i tij e perqafon ngrohtesisht dhe ben te largohet,por sapo merr turr me hyp ne avion afrikani,bir shume i dashur i popullit i tha :Ser,keni harruar dicka,tradhetari ecen drejt afrikanit plot butesi e
    mirenjohje:perkthyesi i tha ne sy :Ser ju tradhetuat popullin tim dhe ja nguli mu ne zemer kamen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *