Një rrëfenjë me hajdutë pulash

anazapta

Dy fjalë prezantuese: Që sot e çdo të dielë, në brendësi të Dita-s, do mund lexoni një shtojcë të titulluar Pikante. Siç e shpreh plotkuptimisht dhe titulli i huazuar nga kulinaria, lënda e ofruar e cila do jetë e pakufizuar dhe e përthithur nga çdo vatër e realitetit shqiptar, do ofrohet si për merak, në kuptimin e kapjeve të pazakonta dhe risive në trajtim. Pikante do tentojë të jetë një zgjatim i natyrshëm i Dita-s, në modelin e veçantë e poashtu të sukseshëm të saj. Gazetaria e shkruar nuk është në ditët e saj më të mira; dhe jo thjesht për shkak të ekspansionit vizual, siç është media vizive; pra televizioni. Por e shkruara do rrojë gjithsesi, siç do rrojnë  dhe të  dashuruarit pas leximit, qoftë dhe të gazetave. E rëndësishme është të ofrosh gjëra që ja vlen të lexohen për një shumëllojshmëri arsyesh, motivesh e nevojash që janë përbërës të natyrës njerëzore. E.Hoxha

 

* * *

Edi Rama: Një rrëfenjë me hajdutë pulash

Kisha kujtuar se mos këpucët sportive të policit ishin transgresioni më i madh që mund t`i bëhej uniformës, por isha gabuar. Teksa po ktheheshim në veturën tonë të vjetër, anepërqark maunes me pula pashë ca njerëz me uniformë jeshile dhe jo vetëm, pa kapele (më të shumtën e rasteve), por dy syresh krejt të zbathur. “Policia Financiare”, tha deputeti sikur ta kishte parë pas kokës pikëpyetjen që më lindi. Njëri nga këta të financiares grindej me shoferin e maunes, e tamam kur u futën në veturë dhe unë po mendoja se të paktën ai dërdimeni po bënte njëfarë pune, pashë dy zbatharakët të kacavireshin në bythë të maunes, mu përballë xhamit të veturës sonë, duke përfituar nga dërrasat që ishin vënë për të penguar fluturimin e pulave. Ai që shkau, ngaqë këmba i ndeshi në glasë të freskët, ndërroi mendim e qëndroi poshtë, ndërsa tjetri që u vendos mirë lart ia nisi të grabiste pulat!

Nuk e nxorri por e shkuli vendit shpezën e parë, sepse në hapësirën mes dy dërrasave mund të kalonte normalisht një vezë, shumë-shumë një zog pule, por jo një pulë e tërë. Pasi u shkapet duke lënë gjysmën e pulave gjatë fërkimit të dhimbshëm me dërrasat, viktima ia dha ulërimës me sa kishte në sqep, gjë që e sekëlldisi policin financiar, sepse britmat mund t`i shkonin në vesh shoferit, i cili me siguri vazhdonte të jepte e të merrte andej matanë për të dalë nga kurthi i dokumentave ku e kishte futur shefi i kusarëve të pulave. Pa patur shumë zgjedhje atje në majë të maunes, kusari e pa të udhës t`ja mbyllte sqepin viktimës duke i spërdredhur kryet, akt që e kreu me ftohtësi profesionale duke ia hedhur paskëtaj kurmin pa jetë kolegut poshtë dhe duke futur në xhep kokën e përgjakur të pulës për të mos lënë asnjë gjurmë. Nuk e di sa minuta zgjati ajo masakër, por pasi shkuli një dorë të mirë pulash, polici lart e kishte gjoksin të larë në gjak nga tundja frenetike e qafave pa kokë, kurse ai poshtë ishte fryrë dëng nën xhaketë e nuk po mundte më të gjente vrimë ku të fshinte ndonjë viktimë tjetër.  Cok kur polici po përfundonte zbritjen për t`ia mbathur bashkë me shokun e tij hajdut, u hap dera e një mauneje në krah, e cila me fytyrën nga Greqia priste dhe ajo të kalonte kufirin, dhe që andej doli një krijesë midis njeriut, derrit dhe rinocerontit, i veshur me një bluzë që nuk ja mbulonte dot krejt barkun  e majmë mbi të cilën shkruhej “Guns and Roses”. Me ca hapa të rëndë e krejt të avashtë ajo monstër iu afrua dy kusarëve dhe i bëri me shenjë atij lart që t`i hidhte një pulë. I zënë ngushtë nga frika se mos Rinoceronti i thoshtë gjë shoferit të pulave dhe i ngutur ngaqë donte të mbaronte punë sa më shpejt, polici lart shkuli një pulë të fundit dhe ia lëshoi në dorë monstrës, por pa ia këputur më parë kokën. Pula, e cila në panxhën e qënies së përbindshme ngjante si laraskë e bardhë, filloi të përpëlitej e të ulërinte si e marrë. Rinoceronti e ngriti dhe e afroi pranë hundës duke i ngulur drejt e në sy vështrimin e tij pa shprehje në një përplasje të afërt sy më sy që më kujtoi ballafaqimet fatale  të Tomit me Xherrin, pastaj e  çoi lart, në ajër, deri ku mund të zgjatej gjymtyra e tij e ngjeshur, dhe e përplasi në asfalt me të gjithë fuqinë, bile duke nxjerrë dhe një ahtimë plot urrejtje nga gjoksi. Nga brenda veturës nuk pamë dot se si reagoi shpeza e përplasur për vdekje, por sidoqoftë duhet të ketë bërë ndonjë naze të lehtë sepse kafsha që po i merrte shpirtin i dha një coup de grace duke  e shqelmuar fort. Trupi puplor vizatoi një hark të gjatë në qiell derisa u pre i pajetë mbi njërin nga pellgjet e shumta përtej kanalit buzërrugës. Vetëm kur u sigurua se pula u nda përfundimisht nga të gjallët e kësaj bote, Rinoceronti fshiu duart me një shprehje neverie në fytyrë dhe u ringjit në maune, në pritje që dera e Evropës të hapej e që ai të futej në autostradën e Botës së Lirë.

(Pjesë e shkëputur nga shkrimi “Lule shqipo lule djalë”, Revista Përpjekja, nr.9)

 

 

Share This Article
29 Comments
  • Gazeta DITA do bente mire ta botonte te plote shkrimin” Lule shqipo, lule djale” te Rames per te pare te gjithe se sa talent e deshira ka Kryeministri.

  • NJE PERPJEKJE E ADMIRUESHME E EDI RAMES PER T’U FUTUR NE LETERSI!

    Keshtu do ta cilesonte nastradini, por edhe besoj mileti asnjeanes shkrimin mbreselenes te kryeministrit tone qe pervec dhuntise ne pikture tregon me se mire edhe talent te padiskutueshem ne fushen e letersise se shkruar.

    Por mileti dhe nastradini me miqte e tij do te donte ta shikonte Edi Ramen me talent te jashtezakonshem me pare ne fushen e Drejtimit te Shtetit, sepse ne radhe te pare leximi i letersise nuk behet dot i mundur me barkun bosh, sidomos kur je edhe i papune dhe kalamajte qajne nate e dite per buke dhe LEKA dhe kur Sali Berisha ka lene nje SHTET-HALE si nje grope e zeze e hapur plot me jashteqitje demokratesh brenda dhe e ka zbrazur buxhetin e shtetit si mos me keq, me keq se ne vitin PIRAMIDAL 1997 kur i shpetoi Drejtesise me finte opozitaresh.

    Aq me teper se shqyptaret kane pare me syte LIVE e tyre pamjet akoma me HORROR si pushteti i Sali Berishes ka vrare njerez te pafajshem si zogj pule, njesoj si pulat e policeve financiare me atlete apote zbathur qe u kepusnin kokat pulave te eksportit para vetures te Edi Rames dhe pothuaj si keta doganiere lakmitare ky pushtet vrastar i Sali Berishes nuk eshte NDESHKUAR akoma nga Drejtesia. Ne dallim nga vendet perreth, nga Kroacia pershembell.

  • Qe Rama eshte i madh duhet ta pranojne edhe ata qe nuk e duan! Shkrimin e ka brilant aq sa pelqehet edhe nga Qosja, ikona e penes. Por me pelqen shume fotoja e tij ne fillim te shkrimit. Duke medituar perpara nje rafti te nje farmacie ndoshta ne periferi te Tiranes. Kerkon te gjeje ilacin e duhur ( nuk dihet se per ke…) ne nje farmaci ku mund te gjesh ilace vetem per rufen, skuqjen e fytit apo heqjen e kallove…!Po si i behet ne se i semuri qe ai do te sheroje, ka ndonje diagnoze me te komplikuar…? Kryeveper!

    • Meqe e pelqen enveristi Qose Edi Ramen, kjo nuk do te thote gje tjeter vecse “akadhemyku” gjen gjera te perbashketa tek te dy.
      Edhe Enveri, edhe Edi, nuk e kane te plote arsimin e larte.
      I pari shkoi ne France me parate e kunatit e i prishi per qejfe duke mos perfunduar as edhe nje vit te plote shkolle e me vone si shperblim, vrau kunatin.
      I dyti, duke qene nip i nje antari te byrose, e bir i nje antari te presidiumit te kuvendit “popullor”, nese i mbledh muajt e ndjekjes se institutit te larte te artit, del se edhe ai nuk ka kryer me shume se nje vit shkolle te larte.
      Gjysmen e kohes e harxhonte me basketboll, e gjysmen e kohes se mbetur me qejfe e orgjira.
      Nuk e denoi Edi as te atin e as Spiro Koleken per te kaluaren e tyre komuniste.
      Sec u hapen ca fjale per nje histori te felliqur familjare midis tij e te atit.
      Nuk e kam besuar plotesisht kete histori, per faktin se eshte publikuar ne shtyp nga nje gazetar kampion te thashethemeve.
      Por ama edhe nuk mund te ve doren ne zjarr se kjo histori eshte teresisht e trilluar. Gruaja e pare e Rames, dihet publikisht se pas ndarjes me te, kaloi ne probleme psiqike.
      Proces verbali i gjyqit te ndarjes, edhe sot e kesaj dite nuk eshte bere i njohur.
      Eshte teper trashanike te besh krahasim e tij me Berishen persa i perket formimit te tij inteletktual e moralit qytetar e familjar.
      Eshte nje kontrast teper i dukshem.
      Berisha e filloi e mbaroi shkollimin vetem me forcat e vullnetin e tij e nga shkolla fillore ku bente nje ore ruge ne kembe edhe mes dimrit, mbaroi shkollimin e larte me rezultate te shkelqyera e shkoi deri ne Paris te merte pjese ne simpoziume nderkombetare te shkencave mjekesore (e jo politike).
      Berishen e akuzojne si “komunist” sepse edhe ai per hir te karrieres shkencore u be antar i te vetmes parti te asaj kohe, partise se punes.
      Ai e hodhi tutje teseren e kesaj partie qe ne 1990 e perqafoi idete demokratike, kur Edi Rama nga kerkesat eskstremiste per te pushkatuar gjithe komunistet, u be vete shef i partise se tyre.
      Nese pranojme se sistemi i kaluar diktatorial i mbeshtetur ne ideollogjine e monopartise komuniste (te punes apo socialiste), ishte nje sistem teresisht i deshtuar, si mund te pranojme qe ata qe e flaken tej ideollogjine komuniste qenkeshin komuniste, e ata qe pa e pasur teseren e PP, e vetem se ishin bijte e funksionareve te larte te PP, jo vetem qe nuk u shkeputen nga kjo ideollogji, por jane sot ne krye te PS ?

  • E kam njohur qysh se ishte 14 vjece dhe qysh atehere kete njeri e kam patur frike megjithse isha apo ishim, se ishim shume djem qe rrinim atje tek Broduej i thoshim, ishim disa vjete me te medhenje nga ky femije…perbindesh i thoshte nje nga ne….dhe me te vertete ky njeri u be perbindesh duke share te gjithe, duke bere te kunderten e asaj qe benin te gjithe, dhe duke arritur deri atje sa ju tha te gjitheve apo me sakte vendit te tije ” ….SHQIPERI TE KAM DHEJERE…..) nje kopje kjo e shemtuar e te madhit Konica……dhe tani ne, populli e quajme te madhe, te afte, te talentuar dhe shume mendime te tjera qe ne asnje rastye nuk i takojne sepse eshte me i pashkolluari, nuk ka dhene asnje provim ne gjimnaze, ka bere nje kurs per piktor jo me shume se tre muaj ne vite….ka luajtur basketboll por nuk u be kurre basketbollizte i sakte, rrinte atje se ishte nen mbrojtje te te jatit dhe dajes byroiste……por nuk u be kurre piktor dhe tani na del se eshte edhe i talentuar ne letersine e shkruar…..o Zot i Madhe…kur do na japesh mende qe te mos e bejme lopcarin mbret….hajdutin financier……perversin kryeminister…..

    • Ndersa une e kam njohur kur ishte rreth 25. Fliste me zjarr dhe pasion. Qendronte shume me lart bashkemoshatarve te tij jo vetem nga ana fizike po dhe shpirterore.
      Eshte e vertete qe eshte perbindesh, po vetem ndaj atyre qe kuterbojne eren e rende te te qenurit “hajdute pulash”.

    • Le te mbushe dazeta Dita faqet e saj me shkrime e komente per “talentin e madh” te Edi Rames, sic bente dikur Zeri i Popullit me mediokrin Enver Hoxha.
      Mjafton ky komenti i Kostes ketu, qe e zhvesh lakuriq tragji-komedine shqiptare.

  • Epike! Kjo te jep idene e monstrave qe eksportuam ne Evrope gjate viteve te tranzicionit. Keto monstra qe u krijuan nga nga materiali gjenetik shqiptar ne laboratoret e komunizmit ishin ambasadoret e pare qe nisem drejt civilizimit europian. Te gjithe akademiket e botes sikur te shkruanin tere jeten per te mirat e Shqiperise nuk do ja fshinin nga mendja qytetareve europiane qe mund te kene qene prezente aktin banal te vjedhjes se pulave nga funksionare shteterore.

  • Nga qe po i thojn se shkrun mire Rams kujton se po e drejton shtetin duke shkrujt e mbajt hartime perdite, dhe sdin se e kena zgjedh te drejtoj shtetinm a ban dot ??????????????

  • Nje reagim te vogel per te ashtequajturin KOSTA. Duke lexuuar me kujdes pretendimin tuaj per te qene njeri shume i afert me shkruesin e ketyre vargjeve, para meje dalin SALINJTE e 23 viteve. Njerezit me te paskrupullt me te neveritshmit qe merndjen e kane kthyer ne nje laborator te hipokrizise dhe te maskarallekut te dembelizmit dhe te dallaverizmit qe vjellin vrere dhe ndjellin era kerme ne cdo, dhe per cdo gje. Koha per te cilen flet ishte me cuditshmja per nga drejtesia dhe padrejtesia. Pretndimi se ky njeri nuk paska bere as shkolle,(d.m.th ti qenke me i shkolluar) sepse nenkupton qe i perket abuzuseve te atij sistemi d.m.th klases se larte udheheqse sot duket mese injorance. Ne ate kohe edhe bijte e mbretit te kuq (E.HOXHES) u shkolluan njesoj si gjithe te tjeret gjithashtu u paguan si gjithe te tjeret. Nje ixhinier me emrin ILIR apo SOKOL HOXHA nuk perfitonte rroge mete madhe nga nje inxhinier qofte edhe me emrin tuaj. Nese i perkisni vllazerise SALISTE hapni syte se koha juaj mbaroj, tek shtresa e njerezve te thjeshte jeni me shume se bajat.

    • Jetnor…nuk ja lejoi vehtes te jap mendim per ty sepse nuk te njoh ose te njoha tani me keto qe ke shkruar, por nuk munde te them se ti je nje lepires apo gje tjeter qe i ben freske ketij personi qe ka shkruar rradhet e mesiperme……..une jap mendim per ato gjera qe i di mire ne lidhje me radhe shkruesin….dhe po them se mjere ti qe e ke kete njeri drejtues kryesore te puneve sepse ky njeri jo vetem qe nuk ja ka heberin punes por ne brendesi te tije ka vetem urrejtje dhe hakmarrje si te gjithe njerezit pervers…..nuk te mjafton qe keto muaj vetem ka prishur dhe akoma nuk ka dhene mesazhe rregulluese,……neqofte se te pelqen nga batutat e rruges….mire por une mendoi se nje drejtues shtetit duhet te jete pak me ndryshe…..me akuzon si saliste…..sa per saliste…lere mos e vazhdo se ja fut kote…..sa per shkollimin e ketij njeriu…ma thuaj ti se cfar shkolle ka bere…per piktoi? a ky njeri i duhet vendit? nje piktor…..ty te duket i sakte…mbaje…te rruat…..do tja shohesh hajrin…..mjere ti dhe te tjeret me ty….

      • Kosta, ai piktori qe thua ti ka dhene e jep prova se di ti ndryshoje gjerat per mire ne kete vend. Me pak fjale ky njeri ka dhene shembullin e kundert me hakmarrjen e urrejtjen qe ti permend. Ky eshte ai politikan udheheqes me gjase qe do te mbahet mend nga shumica e Shqiptareve per pune te mira ne Shqiperi. Me thuaj nje veprim te gabuar te tij qysh nga dita kur u be kryeminister? Perkundrazi po te pastron bregdetin, shendetesine krimin e organizuar, shpresoj dhe per taksat nje ndarje sa me drejte. Ndersa drejtesia eshte ajo qe kerkon operacion radikal, por qe nuk varet vetem nga vullneti i Kryeministrit. Ti lutu per forcimin e opozites ne fakt te cilen e ke ne piken me te deshperuar te gjenduar ndonjehere, e drejtuar nga nje kokoroç plehu i komanduar nga qoftelargu qe iu harrofte emri.

        • se pari ai nuk eshte piktor…..ti me thua se cfar te keqe ka bere…..nuk te mjafton qe nje kryeminister e fillon punen, mbas tete vjeteve ne opozite….duke prishur dhe duke pushuar nga opuna ne mase njerez qe ne nje fare menyre i kane sherbyer ketij vendi…nuk flas per ata qe e kane cfrytezuar detyren….por si ka mundesi qe te gjithe jane kriminela apo hajdute….kjo ty nuk te ben pershtypja…..

        • A doli Edi kundra babes, dajes , familjes dhe edukimit e ideologjise qe e rriti ?
          Praktika tregoi qe jo, shkoi prape tek paria meme , po udheheq me bijte e bllokut se me ta u rrit.

      • Kosta, me pak radhe ke bere nje portret te sakte dhe realist. Duket qe e njeh mire autorin e ” Hajduteve te pulave”. Bravo per sa shkruan….Tymi do ti dale me vone!

    • Femijeve te atyre qe ishin afer regjimit i viheshin notat falas edhe pse ishin INJORANTE e GOMERE ne shkolle dhe me vone i jepej edhe e drejta e studimit, apo jo ? Femijeve te te prekurve politikisht edhe pse ishin XHENI ne shkolle nuk i jepej e drejta e studimit. Bijeve te komunisteve ne pergjithesi i mungonte geni i inteligjences sepse ishin me prejardhje rreckamanesh qe rremuja, revolucioni socialist i vuri ne krye te shtetit.

    • A doli Edi kundra babes, dajes , familjes dhe edukimit e ideologjise qe e rriti ?
      Praktika tregoi qe jo, shkoi prape tek paria meme , po udheheq me bijte e bllokut se me ta u rrit.

  • ATA TE 28 NENTORIT I FESTOJNE TE DY FESTAT ME 28 NENTOR TE QETE DHE NUK MERREN ME LLAFE, ATA TE 29 NENTORIT DUAN LLAFE DHE TE IMPONOHEN ASHTU SI KANE BERE BABALLARET E TYRE. HISTORIA KOMENTOHET DREJT DHE SHTREMBER. PER TE PASUR QETESI DUHEJ FESTUAR FESTA E CLIRIMIT KUR U CLIRUA TIRANA. PO U MBYLLET GOJA TESERAVE TE PPSH-SE. EDHE MARKS, ENGELS, LENIN KASMI E QUAN DITEN E CLIRIMIT KUR U LARGUA USHTRI I FUNDI. PO A MUND TE NA SHPJEGOJE SE PSE U FESTUA ME 28 NENTOR VITET E PARA TE CLIRIMIT?

  • Po mer Rame po…,para 20 vitesh i shikoje me sy doganieret kur vidhnin pulat,sot te shohim ne ty bashke me kryehajdutin e pulave ne televizor. Po vazhdove kshu si e ke nis do shkosh andej nga erdhe,shume shpejt.

  • nuk me ka qelluar ndonjehere ndonje skene e tille,por kam pare therje pulash.Madje Rama duhet e dije se myslimanet kane metoden e tyre te therjes se pules dhe ne Perendim shiten ne supermarkete pula te therura posaçerisht sipas ritit te tyre,pulat”Hallall”.Sidoqofte.çdo perpjekje letrare eshte nje fakt pozitiv,por ne tere tregimin(skicen-fabulen,quaje ç’te duash)ka njefare neverie,ndaj te ciles keqardhja asnjehere nuk ngrihet e ta dominoje.Ajo qenia”rinoceront” me ngjan ne unison me psikozen e pergjithshme ndaj kamionisteve.Pyesni ne Amerike sesi e perfytyrojne kamionistin shabllon.Patjeter me kanatiere,me tatuazhe,mundesisht kokerruar,barkalec dhe me qafe rinoceronti.Akti i shqyerjes se pulave nuk ben per statusin e ketij kamionisti shabllon,i bie tangerlliku.Ndofta e ka fajin kinemaja,por keshtu perfytyrohet kamionisti.Leitmotivi i Rames ne kete skice eshte pak a shume qe me keta individe nuk”shkohet”ne Evrope,a thua se keto gjera duhen goditur e ndaluar vetem per kete shkak.Siç thote Breht,nese populli nuk eshte dakord me kreret,duhet nderruar populli…Dikush ka thene qe nje avokat i armatosur me ca shkresa vjedh me shume se nje ushtri me hajdute.Mbase ne vijim nuk kemi pare skena te tilla me hajdute pulash,por vjedhjet kane qene marramendese.Pronaret me te medhenj te Shqiperise kane qene zyrtare,vetem ky fakt te ben te demotivohesh.Sa prej tyre jane denuar ose te pakten u eshte konfiskuar pasuria e vjedhur?Ky eshte problemi themelor,sepse keta shembuj kane ngritur ne zenit kultin e Pandershkueshmerise.

  • A doli Edi kundra babes, dajes , familjes dhe edukimit e ideologjise qe e rriti ?
    Praktika tregoi qe jo, shkoi prape tek paria meme , po udheheq me bijte e bllokut se me ta u rrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *