Edi Rama propozon orën dhe vendin e takimit me Berishën

redaktor

Pas tre apelesh të përsëritur publikë të kryetarit të opozitës në adresë të shumicës parlamentare dhe pas një sërë  thirrjesh televizive të kryeministrit – ku ky i fundit ka shprehur gatishmërinë “për t’u takuar në çdo orë dhe vend për të çuar përpara integrimin” -kryesocialisti Edi Rama fton publikisht për takim qysh nesër kryetarin e Partisë Demokratike.

Kryetari i opozitës propozon që takimi të zhvillohet nesër paradite në orën 10.00 në mjediset e Hotel Sheratonit, edhe me praninë e të gjitha forcave parlamentare. Po ashtu, Edi Rama propozon që takimi të zhvillohet edhe me praninë e medias, për të garantuar transparencën optimale me publikun të të gjitha kontributeve në këtë tryezë të partive parlamentare për procesin e integrimit. Por kryetari i Partisë Socialiste mbetet i hapur të mirëpresë e të pranojë pa kushte çdo propozim të ndryshëm të kryeministrit për orën, vendin dhe formatin e takimit.

Në pritje të reagimit të kryetarit të Partisë Demokratike, kryesocialisti Edi Rama uron që tryeza e kërkuar prej kohësh prej tij përmes tre apelesh publikë, të realizohet më në fund për të gjetur me dialog e mirëkuptim daljen nga situata e krijuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *