DITA! Unë jam njëri prej atyre që dëshiruan fort që Edi Rama të ishte aty ku është sot (jo në Dhërmi, por në krye të qeverisë shqiptare).
Gjithashtu unë jam njëri prej përfaqësuesve të biznesit të vogël. Pse z. Kryeministër tani që i numëron lekët dhe të dalin mangët për fajin e atyre që po i vjedhin hapur (dhe ti e di mirë se kush janë), fajin ma vë përsëri mua?! Unë që mezi nxjerr bukën e gojës bëkam evazionin fiskal?! Ju thoni z. Kryeministër: “Nëse do të mirëkuptohemi, por po nuk u mirëkuptuam do të kuptohemi drejt me mjetet që ligji na jep të dy palëve…”
Dy herë të mirëkuptova z. Kryeministër, dhe të dy herët të besova me 1 milion vota. Tani nuk ka më mirëkuptim ashtu si ju thoni. E di që “sejmenët” e tu të veshur me pushtet janë gati të vërshojnë nëpër dyqanet e popullit të thjeshtë dhe të “zbatojnë” ligjin me gjoba të majme, mbyllje aktiviteti dhe kallëzime penale.
E pse? Kush ta paska thënë se biznesi e vjedhka arkën e shtetit? Kasën fiskale ma ke kërkuar dhe e kam. Tatimin ma ke caktuar, ta kam paguar. Sigurimet shëndetësore dhe shoqërore m’i ke kërkuar dhe i kam paguar.
Taksë trualli më ke vënë dyfish dhe ta kam paguar. Taksë pastrimi e gjelbërimi më ke kërkuar, t’i kam paguar. Taksë tabele më ke kërkuar, ta kam dhënë. Taksë parkimi më ke kërkuar, ta kam paguar. Taksë mbi aks më ke kërkuar, ta kam paguar. Taksë për një kufomë si Televizioni Shqiptar më ke kërkuar dhe këtë ta kam paguar. Energji dhe ujë t’i kam paguar. Ku të jam borxhli z. Kryeministër? Çfarë do më prej meje që vetë jam punësuar dhe nuk po të marr asgjë, veçse po të jap aq sa thua ti gjithmonë? Do që të marrësh edhe kafshatën e gojës? Bëje, në dorë e ke. Ke ligjin dhe Maliqin. Unë isha që t’i dhashë… Por më përpara m’u përgjigj: Ku i çon taksat e shqiptarëve me të cilat ju rroni në luks? Unë punoj 14-16 orë në ditë, burrë dhe grua dhe mezi siguroj bukën e gojës. Dhe a dini se po pata një hall a një punë në spital, në gjykatë, në bashki, tek ALUIZNI, në polici e kudo më kushton qimet e kokës? Edhe tek kolaudimi i makinës nuk kalon gjallë po nuk pagove. Gjithandej na keni vënë poshtë dhe tani na paralajmëroni për një furtunë të re! Ti mendon se ne ta kemi fajin pse nuk të del llogaria me paratë? Deri dje vodhi sa deshi Sali Berisha me katilët e tij. Sot po vjedhin “kalifët” e tu pa pushim ditë dhe natë, tani përsëri duhet ta paguajmë ne haraçin. Unë të besova, sepse më the se do të bëje drejtësi. Tani të shkon mendja të bësh padrejtësi vetëm me vegjëlinë. Fjalët e bukura dhe elokuencën tënde i kemi dëgjuar tashmë. Më thuaj z. Kryeministër, ku janë premtimet e tua plot bujë? Çfarë ligji më kërkon mua punëtorit? Pse nuk e zbaton ligjin me Sali Berishën që ka vjedhur super miliarda, ka vrarë e shkatërruar me çdo mjet e mënyrë shtetin shqiptar? Ti na the ndryshe në fushatë. Vetëm me mua të vobegtin kërkon “ligj”? Pse bëhesh aq shumë merak, mua gjithmonë nën ligj më ke pasur dhe nën Maliq më ke. Pse z. Kryeministër nuk të ha meraku fare për 320 milionë eurot që vodhi Lulzim Basha? Pse z. Kryeministër Ardian Fullani boshatis dhe i nxjerr fundin thesarit të shtetit dhe rri plotësisht i qetë dhe i lirë? Por edhe ti je kaq i qetë! Pse mega hajdutit Arben Imami nuk i hyn asnjë gjemb në këmbë z. Kryeministër? Po stanet e Ristanët që masakruan të drejtën dhe votën e shqiptarëve? Po kriminelët dhe hajnat që dje bënë namin me paratë e këtij populli të shumëvuajtur dhe sot bërtasin në kor për dekriminalizim z. Kryeministër? Për sa kohë jeni dashuruar me Sali Berishën dhe për sa kohë që nuk do ta trazoni “folenë e grerëzave”, për sa kohë që nuk do të bëni drejtësi përpara shqiptarëve për ato që na premtove për 21 Janarin, Gërdecin, dosjet e korrupsionit që ulërin me të madhe etj. etj. dhe përderisa nuk do të ndëshkoni “sejmenët” e tu që i keni aty përqark në administratën tuaj dhe që vazhdojnë të vjedhin pa teklif taksat e shqiptarëve, mos kërko mirëkuptim. Kuptoje z. Kryeministër, problemin nuk e ke me biznesin dhe me punëtorët, të cilët punojnë edhe për vete edhe për ju. Por e ke në vend tjetër. Kontrata e heshtur “nuk ju kemi ngarë dhe ju mos na ngisni” është turp. Ministrat e tu bëjnë pushime luksoze. Unë për 20 vjet radhazi nuk kam guxuar të pushoj as edhe një ditë të vetme, qoftë edhe të dielën. Ju pushoni sepse na i merrni ne lekët dhe përsëri jeni të pakënaqur me ne. Më ke shtangur edhe me gjë tjetër z. Kryeministër! Ndoshta je i vetmi kryeministër në botë që shqetësohet kur bie çmimi i naftës! Por çudia e çudive është se kur prodhimi i naftës në vend rritet ashtu siç edhe thoni ju, kur çmimi i importit në origjine bie minimum, këtu tek ne në Shqipërinë tonë të munduar e të rraskapitur çmimi i naftës veç rritet e rritet pa limit! Për sa kohë do të të shqetësojë zhurma e helikopterit në plazh dhe nuk do të të shqetësojë fare zhurma marramendëse e shokut Sali Berisha, nuk mund të të mirëkuptoj z. Kryeministër. Faleminderit z. Kryeministër! Besoj se më ke mirëkuptuar.
Dita e dashur! Ju lutem, nëse vërtet e botoni shënimin tim, mos e përdorni emrin tim, sepse shumë shpejt vjen Ordinanca e pushtetit dhe thotë: “Ti ke sharë mbretin”! Gjithë të mirat për ju! Jeni më të mirët në tregun e mediave të shkruara deri më sot. Suksese!

E lexova me nje fryme kete shkrim, dhe nuk dua te ti shtoj asnje presje….po pse kaq indifrence nga lexuesit, qe turren kot vetem per te diskutuar se cfare ka veshur Armina e Mevlanit ?…..Cudi e madhe me keta njeres…. … Kjo do te thote qe ai zoteria per te cilin kam pasur respekt me thene thene te drejten, ka gjetur shesh …. E pse mos te bej pershesh ?
A ka mundesi qe kete shkrim ta ribotoni per nje jave rrjesht deri sa te shkoje te veshi i kryeministrit….dhe deri sa te reagoje ….ky eshte rasti qe te shqetesohet, jo zhurmat e helikave te helikopterave !
Ke dhene leke per fushate ti?
Ke dhene leke per aktivitetet e partise ne opozite?
I ke pagu ndonje kostum apo vile mbretit, apo te pakten nje udhetim ne Milano ne fundjave?
Jo, nuk i paske bere te gjitha keto? Epo nuk te pje*** njeri nese nuk i ke bere keto o derdimen. Si Sala si Edi hallet i “zgjidhin” me ata qe u kane kryer sherbimet e mesiperme, e jo me njerez si ty.
Detyren ti e ke te thjeshte, cdo dy vjet shko mba rradhe qe ne mengjes qe te votosh partine, bashke me soj e sorollop qe tani ti sjell si kandidat me listen e miratuar nga mbreti, dhe paguaj taksa se do shtrohet nje dreke sot e do bej nje aktivitet neser. Kaq!