Katundi politiko-mediatik, nuk keni parë gjë akoma!

redaktor
Kryetari i PS Edi Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga komuniteti nderkombetar, qe te nderhyje me me force per te shpetuar procesin qe rrezikon ardhmerine e Shqiperise.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas mesnate lidhur me reagimet e shumta për listën me 100 emra që sipas tij janë abuzues me pushtetin. Lexoni më poshtë, postimin e plotë të Edi Ramës në “Facebook”.

PER LULET MOS ME PREK

Jam shumë i impresionuar nga reagimet e zhurmshme të luleve “Mos më prek” për emrat e zyrtarëve të rreshtuar në përmbledhjen e raportit të postimit Eksperienca Juaj Negative! Çfarë ka ndodhur që deri edhe opozita e vjetër dhe e re, qenkan alarmuar në pikën që të vënë kujën përmes vetë udhëheqësve të tyre?! Kësaj i thonë tamam, “Bir Selman i nënës kë të qaj më parë?!”…

Sidoqoftë po jap një sqarim për kë ka veshë të dëgjojë:

E para, emrat janë nxjerrë nga komentet e miqve të këtij rrjeti social, pra kanë qenë aty, në postimin prej ku janë përmbledhur dhe nuk janë as “listë e zezë”, as “listë shtrigash”, as kurrëfarë gjëje tjetër përveçse një përmbledhje mekanike që ka bërë Skuadra e Shënimeve.

E dyta, përmbledhja në fjalë nuk është as opinioni im, as qëndrim i imi, as qëllim për të hedhur hije mbi ndokënd apo arsye për të vepruar administrativisht ndaj askujt prej individëve në fjalë.

E treta, “lulet mos më prek” dhe gjithë tallavaxhinjtë e katundit politik e mediatik që qenkan kuturisur sot të vënë kujën për demokracinë në rrezik, i këshilloj të ruajnë energjitë se nuk kanë parë e as dëgjuar gjë akoma!

Platforma online e Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm PER SHQIPERINE QE DUAM, e cila do të hapet me fillimin e punës së qeverisë së re, do të jetë ferri i kujtdo që paguhet nga shteti dhe abuzon me njerëzit e zakonshëm, jo vetëm duke u futur duart në xhepa po qoftë edhe duke u sjellë pa etikë me ta. Dhe nuk do të jetë një ferr thashethemesh digjitale nga qytetarë digjitalë që nuk tregojnë identitetin e tyre, po do të jetë ferri i një koalicioni të madh kundër tepsixhinjve, harbutëve dhe parazitëve që paguhen nga taksat tona dhe pa pikën e turpit abuzojnë sa herë u del në shteg njeriu i zakonshëm me hallin e tij!

Pa merak, gjithçka do të jetë morale, ligjore e transparente dhe ferri në fjalë do të jetë prej vërteti jo digjital, sepse boll u cfilit Shqipëria nga Tepsia dhe boll u pataksën njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, nga ferrat e administratës shtetërore që janë rritur prej çerekshekulli në lekurën e Shqipërisë✌️

 

 

Share This Article
31 Comments
      • Me saliun po ndan tepsin edi, si ta sulmoj? Garancia qe do e ndanin ne menyre te barabarte ishte iliri dhe tani kane gjetur lulin mbase.

    • Vazhdon shfaqja e rradhes se edi mashtruesit per popullin injorant. Drejtesia sbehet me lista te qepura nga kryeministria e fb por me fakte te mbledhura dhe te qendisura. Drentesia sbehet me 100 veta sikur kete vend paskan qene 100 veta qe e vjedhin vetem. Drejtesia sbehet me ca pushime nga puna por me ndeshkimin e vrasjeve te saliut e lulit. Por edi mashtruesi kerkon te merret me administraten vetem tani sepse ndryshe i duhet te merret me ndeshkimin e bashjepunetoreve te rinj(lulit dhe sales). Por per sa kohe populli injorant kenaqet me fasada te tilla, sdo kete as drejtesi as shtet.

    • O pastrim.
      Po pse te mos filloje nga vetja??
      Nga Saimir Tahiri??
      Nga Ilir Beqja
      Nga artanet, brisidat e elisat, nga koncesionet e nga komisioni i kthimit te pronave, nga oshe, nga Vangjush Dako e plote te tjere dhe njekohesisht edhe LSI, PDIU.
      Apo nuk ishte ky Rama qe e beri Ilirin President, apo qe i dha drejtorite e lekeve aleateve.
      Lufta kunder korrupsionit fillon nga vetja…

  • I forte je o trim. Ky eshte spektakel dhe jo ato alla malokce vicidole.
    Jepi tregoju talentin deri ne fund sic ju vjen per shtat kellirave.

  • Mbase vertete Edi s’e di peshen e fjales kur e thote ai, meqe eshte kryeminister!

    Kryeministri padyshim duhet ta mase Fjalen, po, po, edhe qe te mos shkoj si kryeminister ne takimet ne Europe me te njejtat veshurina qe mbante kur ishte emigrant free ne Paris!
    Padyshim jane brockulla ato qe thote se ka vdekur komunizma qe uniformizonte veshjen dhe sjelljet.

    Me c’te drejte, me c’llogjike i fyen shqiptaret duke (gjoja) i ftuar ne bashkeqeverisje, duke i mbiquajtur “shqiptare te zakonshem”!

    E mendon veten dhe qeverritaret e tij si te JASHTZAKONSHEM ky njeri?!

    Dhe pse tere ato mbivendosje terminologjike orientale, allaturke (kazan, kusi, tepsi…) kur takimi tjeter pas takimit me Erdogan dihet qe do jete ai me Erdoganin! Nuk ta ka sjelle ndonjehere fjalen ai…?!

  • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine says:

    O Edvin,me deklaraten medjatike; “bire selman i nenes ke te qaje me pare,.(s njerin e kame burre e tjetrin e kame djale)….Nuke i shkon per shtat nje rrealiteti te tejdhimshem shqiptare.Nje krim i pandeshkuar eshte nje krim qe vazhdon.Ish presidenti Braziljan Lulo u denuan nga gjykata braziljane me 9,5 vite denim me burg per korrupsion dhe pastrim lekesh.megjithse sikurse Milloshevici me shoke e shoqe kishin nje perkrahje mbi 83% ne popull,ato perseri nuke i sheptuan denimit,prandaj sa me shume te vonohet zbatimi i Reformes ne Drejtesi,vettingu si dhe te abuzohet me ligjin e dekriminalizimit,nga fuqia pushteteve,aqe me prane banges akuzes shkon,ku e djeshmja dhe e sotmja do te duket si nje enderr e bukur dhe e nesermja nje ferr pa fund.Besoni.

  • Ju , zoti kryeminister ,u dhente natyra sa me hsume jete te gjate. Po beni punen tuaj ne drejtim te permiresimit te jetes se popullit e mbrojtjen e tij. gazetat sot jane kthyer me te vertet ne nje kazan qe vlohet jo pervelimi i se keqes ,por pervelimi i se drejtes ,i mbrojtejs se popullit nga hajdutet e rjepsit te lekures. Une nuk njoh asnje nga ata qe i ka dale emri ne ate liste, por eshte vetem nje fakt qe kafenete ,bisedat shoqerore kudo qe bashkohen edhe dy njeres fjale behet vetem per korrupsionin. Jemi ne ata qe behemi luftetr e trima ,pa filluar lufta ,por kur fillon lufta kerkojme te fshihemi si thuhej me pare : “Fshiu prapa gaxhoit” Na ardhekerka keq se u permendkan njerezit me emra. Po kush i ka permendur keta emra ? Ne populli i kemi permendur. Nuk leme fjlae pa thene per doktoret e pedagoget,per gjykaytes e prokurore, nuk rime ore e caste pa thirrur : “Na ropen ,na ropen , c’eshte kjo qeveri,cbene ky kryeminister…. PO vetemkam nje problem se nuk jane permendur krye te korruptuarit duke filluar na Ilir Meta i Bllokut dhe floririt Sali berisha i Vilave , Fullanet e vjedhjes se bankes, e Zaganjoret qe mbrojne Fullanet…. Nxiri dhe keta ,o keyeminister e do te shikosh se c;termet ka per te rene e si do zjene llapaqenet e medjeve…..

  • Le te dridhen e te sperdridhen maskarenjte qe na i kane bere zyrat e shtetit dhe sallat e gjykatave ferr. Vox populi – vox dei (zeri i popullit – zeri i Zoti) thoshin latinet. Po u vjen fundi, prandaj kerkojne vrime te futen.

  • Ke te drejte.Qe administraten e ke te gjithen te koruptuar( ka edhe nga ata qe nuk jane perlyer,qe shohin ligjin,e qe quhen “komuniste”se i shebejne popullit me ndershmeri), e qe per kete kategori o Krieministri ine ke mbi 20 mije ankesa ne vitet e fundit,e qe nuk ja ke veshellyer asnje ankese( kjo eshte strategjia juaj,qe i le sa per vota e tani nga syte kembet,e ke ne gen),ti mashtosh,e ti fundosesh kuk nuk ke me nevoje,por jepi pergjigje atyre mijra ankesave e pastaj hidh ne shitje demagogjine e radhes.Poshtersi e demagogji,e jam dakort qe akoma nuk kemi pare asgje.”KOMISARI ISHTE LOJAAAA”

  • EDI RAMA DO TË JETË BABAI I SHQIPËRISË MODERNE EUROPIANE.
    KUSH KA MËND,SY E VESHË DO TË BINDET.
    POPULLI E NUHAT DHE E BESON.

  • Ne se denoncuesit , japin te plota gjeneraritetet e tyre, dhe kjo verifikohet e vertetohet, kjo rruge qe ka zgjedhur Kryeministri eshte rruga me e shpejte dhe me transparente per fillim te mbare te verifikimit te gjendjes se administrates shteterore dhe asaj te drejtesise, qe paguhen nga populli.
    Ne fund te fundit, ” Frika ruan vreshtet”, se pas 8 viteve te pozites se PD&LSI ne pushtet, vetem shteti nuk ekzistonte ne Shqiperi, te tjerat ,korupsioni, pabarazia ne gjykim . etj etj ishin me lopate.
    Per kete votuam Edi Ramen, qe njeriu, ne se nuk ka turp , te pakten te kete frike nga ligji.
    Prandaj une them : Bravo Edi Rama!
    Keshtu fillo, keshtu vazhdo, se ndryshe nuk ribejme shtet.
    Dhe mos na zhgenje, çoje deri ne fund!

  • “Katundi politiko-mediatik, nuk keni parë gjë akoma!”
    or ti më shumë se çun tirone po na dukesh nip burgajeti!!stu hoqën nga goja tenxhete tepsia e kusija,nuk je në gjëndje të marrësh patentë dhe tërë kohën përmënd katundin e të parëve të tu!!
    more debil që vetëm vizion e largpamësi nuk ke ti,them gjithnjë për atë që mendon populli i paditur dhe i manipulueshëm shqiptar,se sa për të arritur qëllimet e tua!?ke një vizion që ska matrapik që ta çkul prej koke!!
    siqoqoftë nuk është faji tënd!!ti ke fatin të lindësh si një bir kurve në prehërin e një populli budalla!!nuk je as i pari e as i fundit,i bijve të kurvave!!je thjeshtë një prej shumëve!!ju bijtë e kurvave ndërroheni gjithnjë,ne nuk ndërrojmë kurrë!!
    mbetemi budallenj brez pas brezi!!

  • Duhet te kishe filluar nga vetja e nga ministrat tuaj qe nuk eshte kush me i perfolur sh Rama.Fillove si Enveri me flet rrufe.Vertet kjo gje ndodh kudo ne zyrat e shtetit po ka qe nga viti 1991 qe ka filluar po ju e keni trashur sa nuk ka ku shkon.Nuk besoj se do dalin gje nga kjo pacavurr qe sajoni shoku Rama.Apo e ben si puna e milionave te fuciave te naftes qe prrallise ne Triest.E beri si Enveri qe thoshte :KTU KA NAFT.Ik more idiot se le name.Po mire ja ben ati populli qe eshte ashtu sic ka then poeti yne Shqiptari trashigimtar i vuajtjes e i durimit.

    • Vazhdo keshtu zoti Kryeminister! Mos degjo qentë (maloket) që lehim. Populli do t”ju jetë mirnjohes ne breza. Berisha do kujtohet si hajdut. Ju do të kujtoheni si themelues i shtetit modern.

  • Hajde o Rame leri kercenimet
    Sa ka pare ai vend si puna jote.
    Keshtu kercenonte dhe Saliu vetem me nje fjalor disi m t varfer
    N fund fare do ikesh ti se vendi nuk leviz.
    Merre me shtruar o mik se t paret qe duhen futur n burg nuk i fut dot.
    Trim me lepujt mos u bej.
    Po je trim behu trim me sivellezerit e tu tigra

  • U befte vullneti i zotit!!!
    Une nuk e di per keta te 100 sa maskarenj e qelbesira jane.
    Nje gje e di dhe se shpejti do te beje denoncimin per drejtorine e HIPOTEKES RRETHIT DURRES.
    Kam 17 vjet qe endem neper zyrat e ketij institucioni KRIMINAL per te marre tapine e shtepise time dhe keta qelbesira vetem tallje e sorrollatje na kane krijuar.
    Tapite i kam me firman qe nga kohe e turkut dhe kleto ndyresira zyrtare skraparli e shijakas nuk e njohin.
    BURGU ESHTE PAK PER KETA ZYRTARE ZVARRANIK PASI SINQERISHT PER MUA DO TE MERITONIN PUSHKATIM
    ZOTI VONON POR KURR S HARRON

  • Zoti kryeminister! Kam respekt per punen tuaj, por seriozisht, nuk po shohim ende gje! A mund te na i shpjegosh, kur do i shohim, pasi sikur u zgjat shume kjo pune?

  • Ky i pari i katunit shqiptar shkoi me atlete ne Trieste qe ti mesoje qytetarine Merkel-it dhe Macron-it. Kot qe nuk kishte marre me vete edhe mashtruesin lali Eri. Nderkohe qe ky bente show Vucic merrte financimet. Vajmedet

  • Mentor Petrela si gjithe profesionistet mjeke vertet ka marre para..por eshte nje intelektuale dhe qytetare normale..ndersa ky Edvini eshte nje monster qe e bani Monika pa dashje nga marreveshja e gjirit te lalezit kryem.. dhe kujton se eshte vertet dikush ai eshte dhe do te mbetet funderrina me e madhe e ketij vendi qe e bene krym…qe s’di te bej asgje dhe tani na takon gjoja plebejte..ik mor plehere e puno dhe jo rri duke ba mesazhe me kurva gjithe diten o plehne..

  • Z. K/ minister ,
    Vrapo si maratonomak per te pastruar gjirizat e ujrave
    te zeza shqiptare qe kane vegjetuar qe prej 27 vjetesh !
    Na del ky doktorri dhe ben apollogjine e turpshme sikur
    i kane bere padrejtesine ne te madhe ne kete bote duke
    i nxjerre emrin ne “black list” si rryshvetli duke u paraqitur
    si nje engjel kur ne fakt te gjithe ata qe kane patur fatkeqesine te kene patur te bejne me kete doktorr e dine
    fare mire qe po te mos shifte zarfin ne dore as qe t’i hidhte syte dhe pacienti te ikte nga syte kembet dhe sot
    ky kriminel ,idem si kolegu i tij Berisha, hidhen ne sulm
    sikur te ishin me te pafajshmit e botes ! Tipa te tille duhet
    gjykuar para popullit dhe ta ngrysin jeten prapa hekurave
    Katila,katila,katila ….!!

  • Vazhdon gallataxhiu yne monster Edi bq s’mund te neperkemb dot keta korifej se vet s’asht askush dhe s’di me ba asgja vec llomotit me katunare..e prosti qe i ban ministre dhe flet per administraten qe e ka mbush vete me bundra qyteti dhe katuni bashke dhe ban me to gallate e talletme katunare gjithe diten..

  • NUK KENI PARE GJE AKOMA – kjo fraze e Rames kuptimin e ka tjeterkund.
    E ka per EKONOMINE, aty ku deshtimi eshte si Aisbargu, i duket vetem 1/7 e vellimit real.
    Nuk keni pare gje akoma, deshtimi eshte akoma i padukshem, si te Aisbergu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *