Gjatë vizitës së tij në Vjenë të Austrisë, kryesocialisti Rama është takuar me presidentin austriak, Heinz Fischer.
Lajmin e publikon vetë kreu i selisë rozë nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social “Twitter”.
Rama e cilëson presidentin e Austrisë si një mik të mirë të shqiptarëve . “Një takim i paharrueshëm me një zotëri të madh, presidentin austriak Heinz Fischer, mik i mirë i Shqipërisë që më mikpriti si s’ka më mirë”, shkruan Rama.
Më herët Rama ka njoftuar për një drekë pune me sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier, objekt i bisedës, cilësuar prej tij si e frytshme ishin zgjedhjet dhe KQZ.