Edi, vër një maskë dhe shko në spital

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Të nderuar gazetarë të Ditës. Jemi të ndërgjegjshëm se qeveria po punon dhe jemi më optimist për të ardhmen se ajo qeveri që iku me zhele e plumba në popull nuk do vijë më.

Por Kryeministri ynë të mos mburret me letra legalizimesh, me “rritje” pensionesh, me rimbursime ilaçesh, me kompensim energjie, me përmirësim kushtesh spitalore, me shkolla etj. Për të gjitha këto është për të ardhur keq, këto janë kopje e premtimeve të Berishës në fushata elektorale.

Do i lutesha Edit të vendosë një maskë e të bëhet si qytetar i panjohur dhe të shtrohet në spital e do bindet. Është e vërtetë se kushtet janë përmirësuar në spitale se ka financuar bota, fjetja e ushqimi janë cilësore, por mungojnë ilaçet.

Unë e vuajta 21 ditë, kam blerë nga tre mijë lekë të reja ilaçe në farmacitë private. Falënderimet më të sinqerta mjekëve e infermiereve të neurologjisë që u përballën me vdekje të sigurt. U jam mirënjohës për sa të jetoj. Faleminderit Dr.Drinit! Faleminderit të gjithë personelit, infermiereve Drita, Brikena, Luani e të tjerëve që u harrova emrat të më falin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *