Dhe tallja vazhdon

redaktor
Kryeministri Edi Rama, gjate nje takimi ne Pallatin e Kongreseve me Kryetarin e PD, Lulzim Basha, ku kane diskutuar ne lidhje me reformen ne drejtesi. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a meeting with Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, where they discussed about judicial reform.

Takimi Rama-Basha dhe më pas dështimi i tij është shoqëruar me komente nga më të ndryshmet online. Disa prej tyre e quajnë si “Mukja e Dytë”.

“PD-ja është si Balli Kombëtar që pa luftuar, bile duke bashkëpunuar me pushtuesit donte të ndante pushtetin 50% me PKSH-në! Edhe PD-ja e sotme kërkoi që ajo të kishte të drejtën që të caktonte 50% të KLD-së etj! Atëherë për çfarë reforme do flitej kur 50% e mafies në drejtësi do të ishin ushtarët e Berishës? Ja kjo ishte… Mukja e dytë”, – shkruan një lexues në komentet online në DITA.

Të tjerë bëjnë pyetjet ende pa përgjigje:

“Kush e mbron Berishën për mega krimet e tij? Pse po tallen me këtë popull me reformën e drejtësisë? Pse Edi Rama jo vetëm që është i pafuqishëm të arrestojë Berishën, po duket si një jelek antiplumbi dy metrosh për të mbrojtur me çdo kusht “burrin e shtetit” – është një postim tjetër.

Ka prej atyre lexuesve që kërkojnë një hetim për të kuptuar arsyet e qendrimeve që mbajnë ambasadorët amerikanë ndaj ish-kryeministrit.

“A ka ardhur koha që kongresi amerikan të “hapë” dosjen e Shqipërisë për të vënë në shqyrtim se kush po luan kaq rëndë me besimin e sinqertë dhe thuajse naiv të shqiptarëve ndaj SHBA-ve?  Më ndryshe: Mund t’i quajë një diplomat amerikan dy vrasësit e 21 janarit njërin “burrë shteti” dhe tjetrin “yll në ngjitje” pa patur dikë në Amerikë që po e mbron Berishën në mënyrë të shëmtuar edhe sot e kësaj dite duke na tallur të gjithëve me figura groteske?” – shkruan nje lexues nga SHBA.

DITA ka shprehur që herët skepiticizmin e saj për reformën në drejtësi dhe qëllimet e vërteta të secilit prej aktorëve të saj. Reforma propozon ligje të reja dhe struktura të reja. Por a kanë munguar deri më sot ligjet dhe strukturat për të dënuar Berishën dhe të tjerët?

Nuk ka patur ligj për të dënuar 21 janarin apo ka munguar vullneti politik i socialistëve dhe e kanë mbrojtur piruetat e ndërkombëtarëve?

Edhe sikur të “binin dakord” Rama e Basha, asnjë ndryshim në thelb nuk do shihnin shqiptarët në pritshmërinë e tyre kryesore të shprehur në 23 qershor.

Dhe siç edhe kemi thënë qartë në Dita përpara takimit Rama-Basha: Askujt nuk i duhet një reformë që nuk dënon Berishën!

 

 

Share This Article
13 Comments
  • Cdo gje eshte shume e qarte, per skeptiket, qe akoma besojne tek saleh filoserbi.
    Nuk dua ti hy analizave per ceshtjen e reformes, se eshte folur aq shume per pasojat, sa vetem ata qe e ndjejne friken e ndeshkimit, marrin persiper, te kundershtojne.
    Por dua te flas per pasojat.
    Pasoja e pare, Pronat sdo te kete asnje lloj ndeshkimi, per hajdutet e pronave dhe rasti i Karaburunit, eshte fakti, se si eshte qeverisur drejtesia deri me sot.
    Por kjo eshte vetem maja e ajzbergut, se kur te shihet katastrofa e pronave e kryer nga argita dhe jamamber malltezi, do te shohim se miljarda euro, jane vjedhur nga Shqiperia.
    Emigracioni, do te jete gjithashtu nje toke e enderuarper shume shqiptare. Shohim rumune, bullgare, kroate e polake, sllovene e ceke, sllovake e hungareze, italjane e portugeze, qe gjithashtu kane emigruar masivisht ne Gjermani, por ky luks per shqiptaret, do te mbetet nje ender e pamundur.
    Zgjidhja eshte vetem tek nje katarsis popullor.

  • Si mundet te denoje Amerika,nje sisteme qe e ngriti vete?
    A ishte Sekretari amerikan ne 90,qe tha te shkaterohet çdo gje ne kete vend? A ishte Ameriak qe vendosi embargon ndaj serbise dhe e la(apo i tha) ajde gjeje Saliut qe ta furnizonte me nafte? A ishte Amerika me njerezit e saj ajo qe ne 97,nuk e mori me alikopter dhe ta hidhte ne det Saliun? etj,etj,pa u futur ne poshtersite e Europes qe nuk na ka dashur ketu e mijera vjet.
    KY kapitalizem o “dita” (me te vogla),s’ka si te rezoje ate sistem qe ka dashur te ngreje,s’ka si te denoje ata qe ka ngritur vete ne krye te ketij sistemi,s’ka si te injroje sistemin kapitalist qe ka vete.Ky kapializem,mbi keto forma,metoda e teori eshte ngritur,mbi vjedhje,grabitjen,injorimin,poshterimin e popujve,e nuk mund te permbyse lideret e tij edhe ne shqiperi.
    GOMARIN NGA BALTA E NXJER I ZOTI, e deri sa nuk kemi ketu,intelektuale,njerez te pa varur nga partite,njerez atdhetare,TREGONI POPULLIT SE DO JETONI TE PAKTEN EDHE 25 VJET TE TJERA,OSE UDHEHIQENI NE REVOLUCIONIN QE DO SALIU,ASHTU SI AI I VITEVE 45-47,ME KONFISKIME,BURGOSJE E DENIME QE KURRE MOS I BJERE NDERMEND NJERIU TE VJEDHE POPULLIN E TIJ.

  • Ligjet jane por njerezit ne prokurori dhe gjyqesor i ka vene Argita me babin prandaj duhet shkaterruar ky system, se po te ishin te ndershem do kishin denuar kedo dhe nuk do ishte nevoja per reforme.

  • Politika Anti-Shqiptare me ne krye PD-LSI-PS eshte nje Mafie,dhe Shqiperia nje Ciflik i Tyre.
    Nuk ka individe te pervecem,se nuk jemi ne kohen e Pirros apo Aleksandrit qe nje njeri udhehiqte Turma,po jemi ne nje Grup Vemiesh,qe Shqiptaret i quajne Skllever,dhe Sklleverit rrine e shohin si qyqare se si vdesin nga pak e perdite duke pritur dhe besuar se shushunjat e KUBESE mafioze nuk do ju pine shume GJAK!!
    Shqiptaret nuk eshte se nuk i kuptojne por jane te pa afte per tu organizuar dhe kjo ka ndodhur historikisht.
    Shqiptaret nuk duhet te presin me,sepse nuk kane cfare te presin,por te mbrojne vlerat e tyre,familjare,morale,personale,pra thjesht MOSBINDJE!!!
    Mosbindje ndaj vjedhjes,perbuzjes,dhunes,mashtrimit,qe po ju behet tani e 70 vjet.
    Vetem MIOPET,IDIOTET,besojne dhe shohin sikur vetem Saliu….Saliu….Saliu eshte gjithe strumbullari,dhe harrojne ISH-KUBENE E BYROSE e transfirmuar ne ushtare te rrinj,Nano,Sala,Edushi,Like…etj.
    Shikoni ne politike o Miope,te gjithe jane kushurinj e krushq mes tyre,te gjithe jane niper e sterniper te ish-byrose…..ateher cfare prisni nga DJALLI..!?????

  • Mirë bëni që i ngrini këto shqetësime.Kryeministri Rama nëse ka vullnetin(dhe virgjërinë) i ka të gjitha mundësitë të vërë drejtësinë në vënd.Ti drejtohet ”sovranit” me referendum.Nëse Svicra bën referendum nëse duhet lejuar apo jo ndërtimi i xhamive,ne përse të mos bëjmë referendum për një çështje kaq jetike?Referendumi duhet të jetë një praktikë e zakonshme në një demokraci funksionale.Por siç duket kryeministri ynë ka alergji nga referendumet.Cilat janë arësyet ai i di.Është edhe një gjë tjetër për të vënë duart në kokë;apatia e pashëmbullt e këtij populli pa krenari e dinjitet.Në një vënd tjetër arroganca e një krimineli skizofren si berisha do kishte bërë që vëndi të vlonte nga protestat.Mirë i bëhet këtij populli që vetëm di të llomotisë kafeneve.

  • Ore Dita, vertet jeni naive apo beni sikur, kur thoni se pse nuk e denon apo e mbron Edi Rama Berishen. Me cilen prokurori? Me cilat gjykata? Po te ekzistonte kjo mundesi do te thote se prokuroria dhe gjykatat jane okej. Per rrjedhoje edhe reforma ne drejtesi nuk do te ishte nje nevoje uleritese.

    • Dita keni te drejte
      Pse nuk e denon Edi Rama Berishen?
      Se nuk e le Amerika
      Po te doje Amerika mjafton nje prokuror dhe nje gjykates per ta denuar Saliun
      Nuk duhet gjithe “sistemi”

  • Nga njera ana zgerdheshje te shemtuara bufonesh,injorante dhe kriminele,myk gjenetik, toksik azie orientale,perballe pafundesisht frikacake dhe interesaxhinj te vegjel egoist uliur mbi uturak.

  • Dekriminalizimi eshte nje DIRTY JOB (PUNE E FELLQUR) e qarqeve antishqiptare ne perendim absolutisht si nje skenar perfekt per te prure ne pushtet ne 2017 Lul kryendyresiren ne pushtet si pjese e dinastise kriminale berishiane.

    Ka nje simetri perfekte me teorine famekeqe te “dekomunistifikimit” NE KOHEN E RAJERSONIT KUR KY I FUNDIT ‘puthte” berishen dhe e pruri ne pushtet nga Beogradi ashtu sic “puth” sot zonjeza NULAND fytyren e gjakosur te lul kriminelit

    Pra le ta themi me ULURIMA…..qe ky lloj reforme eshte poshtrimi me I madh qe I behet popullit shqiptar qe nga 1912 eshte me keq se cdo lloj pushtimi

    lufta me mullinjte e eres gjasme me komunzmin I dola boja ..dhe paska qene loja e rajersoneve,elezbibereve e deri te arvizute dhe lute

    Ka ardhur koha te pyesim

    A eshte me gjithemend politika amerikane kjo e perkedheljes se SUPER KRIMINELIT BERISHE per cerek shekulli..apo mos po e ben TRIBUJA ELEZ BIBERAJ ME MAKARTISTIN WISNER me koken e tyre

    SEPSE VETEM CFARE THOTE IZET HAXHIA NGA TURQIA ,KONGRESI AMERIKAN DUHET TE FORMONTE NJE KOMISJON PER CESHTJEN

    ……………….SALIGATE……
    per krime,kanibalizem,genocide,tradheti dhe vjedhje miljardash ne bashkpunim me mafjen me kollare qe do rezultonte fatale per disa kokrra atje si ne

    WATERGATE APO IRANGATE…

    sepse behet fjale per mbi 20 biljon dollare te armatimit shqiptar qe kane kaluar ne dore te SHKELZENEVE ,QENEVE DHE DEVIROLEVE..miljardat e rruges kombit apo OFF SHORET E naftes.( mund te happen letrat e floririt Londres qe “menaxhoi” ilegalisht Rajersoni me Berishin ne 93 ‘)

    PIKERISHT KY ESHTE MISJONI I VENCIAS,…te mbulohen miljardat te dhena nga berisha te lobet “ kopetente” podesta & wisner..dhe pot e happen letrat SAKTE si thote komiku LU atehere nje CUNAM do ndodhe ne brigjet e atllatikut nga termeti adriatikut.

    VENECIA & DEKRIMINALIZIMIN ME KRIMINEL LULZIMIN ESHTE NDYRESIA E RRADHES OSE ME SAKTE LHL RADHES.

    KUR ISHTE KRIZA E LHL NE 15 NENDOR 2015..CUDITERISHT FORCA “TE PANJOHURA’ rrethuan kryministrine te udhehequra nga lul basha..qe I shkeli vijen e kuqe arvizuse

    sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.
    KETO PERRALLAT E” VENE CIA S ” JANE NJE SKENAR IDEAL PER TA FUNDOSUR ATE VEND PERGJITHMONE
    Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL. dhe ROMANA VLAHUTIN
    Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar….por dicka si BLACK HOLE..
    Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS ku nuk ka ngel diplomat,ambasdor,zyrtar,kongresmen,titullar sherbimesh,analiste nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.

    Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
    CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
    1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.

    2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj

    3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin

    4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.

    5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar

    6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”

    7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.

    8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha

    9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes

    10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.

    11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa

    12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI

    13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje

    14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor

    15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
    Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.

    KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
    FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
    Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.

    Me sakte:
    Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.
    E thene ndryshe
    Komiku Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate) duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DEBERISHIZIMIT….
    ne te kundert ENVER HOXHA NUK KA NEVOJE PER TI RINGRTUR LAPIDARIN
    ATE JA KANE BERE AQ TE MADH SA PER 25 VJET (QE NGA RAJERSONI DERI TE DONALD LUJA APO TELEFONI I NULANDES PER NEVERLANDIN) .QE AKOMA MBAJNE NE KEMBE PERVERSIN ME TE MADH QE KA NXJERRE NJERZIMI…GHOST OF VIQIDOL
    Shqiperia ka qene pushtuar ne kohe te ndryshme nga shume armiq por asnje prej tyre nuk arriti ta poshtroje kq hapur fare kombin tone keshtu si sot..aq me teper nga ata qe ne I konsiderojme miqte tane….pra ngelemi te pyesim cfare lesh miqsh jane keto me lul bashe si gisht pas bythe..dhe me nje edirame te tredhur dhe te kthyer ne hetero-seksual

  • Dita, lutem me me ditur , ky eshte blog mendimesh e jo artikujsh , dhjetra pika si li li Dudumit dikur…

  • Dhe tallja vazhdon me ket popull te zgjuar.
    Me publicitet per drejtesi te kulluar.
    E mbarsen ket popull shum e shum vjet.
    Kur te jemi ne NATO do jemi ne xhehnet.
    Me pas e fryne me ate kandidat ne BE.
    Asocim stabilizim si prerje e re.
    Populli i ngrate pret e duron.
    Vetem reforma askund nuk shikon.
    Tani po i thone reform ne drejtesi.
    Duan ta genjejne si te jet femi.
    Ta mbarsin me mendje te anetar i BE.
    Ti kalitin durimin gjith jeten te prese.
    Se po besoi ky popull keshtu pergjithmon.
    Samarin mbi shpin politika i shalon
    Duan ta bejne ket popull sylesh.
    Ta ngopin me rrena te bera pershesh.
    Popull i vuajtur nga shume padrejtesi.
    Me ket pleh politike nuk ke prokopi.
    Tregoi vendin, veten te shpetosh.
    Mos prit me kot se rende do gabosh.

  • Me kete pseudo-reforme ne (pa)drejtesi, po sanksionohet pa-pergjegjshmeria dhe pa-ndeshkueshmeria per nomenklaturen e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *