Ka lindur në Vlorë. Ka studiuar në Fakultetin e Filozofisë, Shkencave Politike, dhe Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Aktualisht ndjek studimet Master në të Drejtën Kushtetuese dhe Administrative. Eksperiencë e gjatë në mësimdhënie, në gazetari dhe në fushën e jurisprudencës. Një nga nismëtarët për krijimin e Frymës së Re Demokratike si dhe anëtare e Kryesisë së FRD. Aktualisht, kandidate për deputete në qarkun e Fierit.
Filozofia, a ndihmon në sistemimin e mendimeve, te një grua?
– Po, patjetër që po. Është i dallueshëm dikush që ka studiuar si fillim filozofi dhe pastaj është thelluar në drejtime të tjera akademike apo profesionale. Është shumë më i qartë mbi atë që do.
Përse të mos mbarosh fillimisht një fakultet tjetër dhe mandej të studiosh filozofi?
– Nuk do të kishte asnjë vlerë, sepse ngjan sikur të kesh ndërtuar godinën, brenda dhe jashtë, dhe në fund thjesht ndryshon ngjyrat. Ndërkohë, filozofia të mëson që në fillim si ta ndërtosh godinën, çfarë hapësire duhet të kenë dhomat që të jenë të bollshme dhe plot gjallëri. Fasadat e lyera të rrugëve kryesore të Tiranës janë shembulli më i mirë, pasi për ata që jetojnë brenda tyre, nuk ndryshoi asgjë.
Filozofia a merret me zakonet njerëzore?
– Merret me mënyrën e të kuptuarit dhe zhvillon gjykimin, arsyetimin për të arritur një përfundim të vlefshëm. Prandaj filozofët, janë një hap përpara njerëzimit. Ata krijojnë ide, dhe ia vënë në shërbim njerëzimit që t’i zbatojë këto ide. Asnjë shoqëri nuk mund të zhvillohet, nëse ka defiçit filozofësh. Tranzicioni i tejzgjatur shqiptar, pikërisht këtu e ka arsyen.
Marksi ishte filozof?
– Po, ai ishte filozof, politolog, por edhe një gjeni në ekonomi. Ai e skanoi më së miri sistemin kapitalist që në fillesat e tij, dhe na paralajmëroi për dëmet që ka ky system, kur nuk kuptohet mirë. Kriza e thellë financiare, me të cilën përballet bota sot, do të thotë se nuk është kuptuar aq sa duhet.
Sot në fakt, një nga librat më të shitur në fushën ekonomike, është “Kapitali” i tij. Ju, para viteve ‘90 a betoheshit mbi “Kapitalin”?
– Unë nga viti ‘84 deri ‘88 kam studiuar rrjesht për rrjesht Marksin, por edhe Platonin dhe Aristotelin. Sot, ato gjenden rëndom gjithandej, por më vjen keq që shoqëria jonë i ka sulmuar ideologjikisht dhe nuk ka marrë humusin e mendimin te tyre gjenial. Nëse shoqëria jonë, i zëvendëson këta libra me disa të tjerë, që kurrsesi nuk krahasohen me to, kjo është fatkeqësi për një komb, sepse tregon që shoqëria po përpiqet të ngrihet mbi rërë, dhe jo mbi mendim. Si tranzicioni, edhe rrëmuja që ne kemi, është dëshmi e kësaj që po them.
Marksi çfarë mendonte për fetë?
– Bota është e përbërë nga dy grupe njerëzish: ateistet dhe besimtarët. Brenda tyre, çdo ateist, duke pranuar se çdo ligj ka përjashtime, beson te fati apo rastësitë, dhe kjo nënkupton që beson sado pak. Ndërkohë, në ditët e sotme, çdo ditë e më shumë, teologët janë edhe shkencëtarë, sepse po tentojnë t’u japin arsye gjërave që po na ndodhin. Marksi duke qenë ekonomist dhe merrej me shifra konkrete, besonte pak te Zoti. Kjo nuk do të thotë që të anatemohet, pasi shumë prej shkencëtarëve të asaj kohe ishin ateistë. Aq më shumë, bota e jonë është e mbushur me plot të tillë.
Po të djathtët, a kanë filluar të kuptojnë, të pranojnë, idetë e Marksit sot?
– Sot në kushtet që ndodhemi, asnjë teori nuk është plotësisht e implementueshme. Çdo teori, duhet të përshtatet me kohën ku jemi. Edhe mendimi më gjenial, ka nevojë të përkthehet në kushtet konkrete, sepse larg kohezionit mjedisor, çdo ide ose do të mbetej shterpë, ose do të keq interpretohej Dhe përpara një ideje që implimentohet keq, apo që nuk praktikohet fare, unë do të preferoja të parën, pasi e dyta është e rrezikshme.
Në cilin institucion, do të kishit dashur, që filozofia të mbizotëronte?
– Te vetja ime, dhe çdo kush është mirë të thellohet brenda saj.
Cilat shtete, nuk e nxorrën kurrë nga përdorimi, mendimin filozofik të Marksit?
– Mendoj së pari Gjermania. Teoritë e tij i gjen të implementuara aty dhe sot është shteti më i fuqishëm ekonomikisht në Evropë. Por edhe shtete të tjera, nuk kanë hequr dorën së studiuari jo vetëm Marksin, por edhe filozofë të tjerë, që janë marrë me ekonominë. Kaluan dy luftëra botërore dhe sot ata diktojnë akoma si në ekonomi dhe në politikën botërore.
Ju keni punuar në Gjykatën Kushtetuese. Aty, a kishte një mjedis mendimi?
– Unë punova me gjyqtarë, që kishin një përvojë të gjatë profesionale dhe jetësore. Emëruesi i përbashkët ishte se të gjithë ata e kishin dijen të ndërtuar mbi themele të forta. Duke qenë të tillë, gjithçka kisha mësuar për filozofinë, mori një kuptim akoma më të gjerë, pasi Gjykata Kushtetuese është akademike dhe jo faktike si gjykata të tjera.
Çdo të thotë kushtetuese, një gjykatë që të vë kushte?
– Ështe një gjykatë që vepron, sipas ligjeve themelore të Kushtetutës së Republikës. Sigurisht që ligjet janë ato që vendosin kushte, pasi ligjet kanë edhe sanksionet kur shkelen. Sa më të drejta, sa më të gjëra, sa më njerëzore të jenë ligjet, aq më e mirë është Kushtetuta.
Pse duken shumë hijerëndë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese apo të Gjykatës së Lartë? A kanë sens humori ata?
– Në çastin që mbarojnë punë, jashtë zyre secili prej tyre është po aq njerëzor, po aq i praptë, po kaq i qeshur, sa jemi dhe ne në jetën e përditshme.
Si ka mundësi, që disa gra, që në mëngjes në orën 8.00, vijnë në punë me flokë të rregulluara, madje si të ngrira. Kur i rregullojnë ato, pasi mua më duken sikur nuk kanë fjetur fare?
– Kjo është një aftësi femërore, që sado të përpiqem, nuk e shpjegoj aq sa duhet. Puna është, a i shkojnë ato flokë, ato pantallona, apo ato funde, por edhe kjo është personale.
Çfarë mendoni për gratë në Fier?
– Për mua gratë, veç atyre që jetojnë në Tiranë, e vuajnë motivimin, sepse nuk përkrahen aq sa e meritojnë, qoftë nga familjet e tyre, qoftë edhe shoqëria. Ne erdhëm nga një sistem që e maksimizoi rolin e gruas dhe tani jemi në një situatë përsëri ekstreme, sepse kemi frikë se do të na gjykojnë për të djeshmen dhe çdo ditë e më shumë, po tërhiqemi në pjesën më të parëndësishme të saj.

Gra si te tilla si Edlira pse jo dhe burra,meritojne voten per te na perfaqesuar ne parlament,i vleresueshem mendimi i saj,mendimit njerezor merri ate cfar i sherben kohes,merri humusin,te tjerat mos i perfill lerja te kaluares..
“”””Morali : po nuk behet politike me xhada more njerez !”””
Po ja pra, ky eshte problemi me i madh…..Meshkujt ( jo te gjithe shyqyr zotit) kane gjithmone ate friken primordiale se “Obobo na moren pushtetin keto”
Personalisht punoj ne nje kompani te madhe ku 90% e drejtuesve jane femra dhe ju siguroj qe eshte eksperianca profesionale me e mire qe me kam patur ndonjehere.
Sa per Edlira Abazin, mbaj mend qe pervec backgroundit qe ka, ka guxuar te dale kundra meshkujve edhe kur ka qene ne poste zyrtare. Kane qene pikersisht ata, meshkujt, qe pa pike argumenti nuk diten ti kunderviheshin asaj por thjesht te tregonin thjesht anen e tyre primitive “Muskujt” dhe kaq.
Nuk kam gje me komentuesin me siper por thjesht do e keshilloja qe para se te shajme e te etiketojme nje femer, te shohim njehere ne shtepine tone, dhe te mendohemi….nena ime…sa eshte lodhur sot ne pune…e megjithate vjen ne shtepi me vrap te kujdeset edhe per ne te tjeret…nuk rresht se beri kete gje asnjehere……
A duhet te flas me shume…..?????
kjo pervec produktit personal nuk ka asnje kontribut per tu cilesuar ne lidhje me shoqerine ,kush ka interes qe i reklamon kto persona ska asnje kuptim,mbase si performance si femer dhe ja vlen per autorin
C’ti thuash saliqenefit! I ka thene vet qe ne emrin qe ka zgjedhur. Femra ka veriu more qenef, me Xhozin ne krye.