“Eduard Selami më futi në rrugën e politikës”

Dita

Paskal Milo në një intervistë për “Pasdite në Top Channel” ka folur rreth jetës së tij personale, e kryesisht asaj profesionale.

Ai është shprehur se emërimi si gazetar në “Zërin e Popullit” ishte arsyeja se përse u distancua nga pasioni i tij më i madh i rinisë, futbolli.

“Pasioni im mori fund, pasi punoja deri në 2 të natës. Më është dashur të varja këpucët në gozhdë.”

I pyetur rreth punës së tij në gazetë, ai është shprehur se ishte pikërisht njolla në biografi që e kishte larguar nga vendi i punës, por që për të gjithsesi ngelet një shkollë e vërtetë.

“Gazetaria ishte një tip tjetër. Por gjithsecili shfaqte personalitetin e vetë mes shkrimeve. Por kishe një kornizë dhe nëse dilje jashtë saj, as që mund të botohej,” është shprehur ai rreth pyetjes sesi ishte të bëje gazetari në kohën e tij.

Edhe për faktin sesi u gjend si pjesë e politikës, ai u përgjigj se Eduard Selami kishte qenë ai që i kishte kërkuar të bëhej pjesë e PD-së.

Ndarjen me Skënder Gjinushin, ai e komentoi kështu:

“Me Skënderin kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë ndër vite. Por unë kuptoj që pushteti të miklon dhe një politikan duhet të ruhet. Partia erdhi duke u rrudhur, pasi humbi demokracia e brendshme, e cila është kaq e rëndësishme për mbarëvajtjen e partisë. Duke qenë intelektualë, vendosëm që të ndaheshim në kuptimin organizativ. Tashmë jemi kolegë, takohemi, bisedojmë dhe ndajmë edhe mendime me njëri-tjetrin.”

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • I ra “keq” ketij bytheci qe Selami e futi ne politike per te shkuar tek PD por ky dredharak kaloj ne Parti te majte.
    Tete vjet Minister post politik, pare po, femra po, deri te dekane te vendosur ne Fakultetin e Histori Letersi, ku kete korcaken e ka hedhur deputete nga krahu i Shqu-pisave etj etj.
    Pas-kari eshte prototipi i lengara-qit dhe bythe-q****

  • Gjithe jeten nje mashtrues e rrenacak. Kerkon te perdore Ed Selamin per tu fshehur pas tij. Eshte Nexhmije Hoxha qe e ka futur kete ligavec ne politike, pikerisht qe duke u hequr si historian te bente bredhjen neper studio TV duke u mburrur se kishte letren e lamtumires se Mehmet Shehut. Kjo ka qene detyra e tij, perpjekja deri ne qesharake per te bindur te tjeret se Mehmet Shehu vrau vehten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *