Selami: Rama, qëndrim të padenjë pas protestës

Bledar Lumani

Deputeti demokrat, Eduard Selami, thotë se qëndrimi i Edi Ramës pas protestës para Kryeministrisë, nuk ishte aspak ajo që priste opozita.

Ai i vlerësoi rreshtat e shkruara nga kryeministri Rama në Facebook si fjalë të pa denja të një kryeministri, të një vendi anëtar të NATO-s apo një vendi aspirant për në BE.

“Këto janë përtej turpërueses për një kryeministër anëtar të NATO-s dhe që dëshiron të shkojë në BE.

Nuk është ky reflektimi. Në çdo vend bashkëkohor, perëndimor, kryeministri në raste të tilla del jep shpjegimet e tij, kërkon ndjesë dhe i jep mundësise për të ndrequr këto gjëra.

Sesi ka mundësi të mendosh se ke sukses kur ke mijëra njerëz në shesh”, tha ai për Ora Neës

Zgjedhjen e Ramës për të hapur bunkerin e diktatorit në ditën kur qytetarët protestonin para zyrave të tij në Kryeministri, Selami e cilëson vlerësimin direkt për Enver Hoxhën:

“Qëndrimi i rikthimit dhe i rivlerësimit indirekt që iu bë, për mua ka qenë një zhgënjim i madh. Këtu kam parasysh Gjermaninë, shikoni qëndrimin ndaj Hitlerit. Këtu kam parasysh edhe Stalinin. Nuk e njeh njeri Stalinin si komandant dhe çlirimtar, e njohin si diktator, shkatërroi vlerat dhe jetën e million rusëve.”

Po ajo që është më shqetësuese për Selamin është vetë tendenca diktatoriale e shfaqur nga Rama, në një kohë kur ai ka vetëm rolin e kryeministrit.

“Ai mund të dalë dhe të hiqet modern dhe si antikomunist, por në mentalitetin fatkeqësisht kryeministri ynë nuk është shumë larg.

Raporti që ka kryeministri me ligjin që e quan gati gati si një rekomandim për mua është shqetësuese dhe është shenja më tipike kur i kam thënë se ka një përqasje diktatoriale dhe ka tendenca policore.

Po ta shikojmë me kujdes kushtetutën ai është vetëm kryeministër i vendit.”

Në një analizë të përgjithshme për punën e qeverisë Eduart Selami tha se Rama po bën vetëm shtet policor të panevojshëm.

Share This Article
7 Comments
  • O Eduard, pordha e Saliut. Edi Rames nuk i afroheni as tek gishti i vogel i kembes. Rama – lider me vizion bashkekohor, kurse ju o Eduard, se bashku me Bashen, Berishen etj., keni mbetur ne epoken e gurit; akoma jetoni me fantazine e shpellave. Keni kurajen e perkrahni ata qe nuk paguajne energjine elektrike, taksta e detyrimet ndaj shtetit!!! keni kurajon e perkrahni informalitetit!!! Si s’keni turp, Jazek u qofte!!! E ndate shoqerine ne te ndershem e te pandershem.

  • Eduart, u mashtruam ne vitin 90-93, kur dole ne skene si demokrat, por shpejt te ra kallaji.
    Deshtove ne USA, Deshtove perseri, si berishian.
    Ndoshta ti prisje qe snajperat, te ishin gati.
    Eduart o i dhjerre, kur u ktheve, prisja tjeter autoritet nga ty, por u bere njeri i zhburreruar, sic erdhe nga SHBA.

  • Ed Selami do te bente mire te lexonte e kuptonte me pare Shinasi Ramen e Grid Rrojin, te cilet i kishte ne USA, e pastaj te mendonte ne se duhej te merrej perseri me politike ose jo.

  • Kur gomarit i bien dhèmballèt i thonè gèrdallè ,kurse burrave po u ranè flokèt nuk bène as mish pèr sallam(d.m.th.) qeros pa vlerè. Selam sallami mor i mjerè nuk ka ngelè gjè pèr ty sepse ta ka pirè lèngun sala me kohè, kthesa jote nè tavolinèn e be lulit eshtè si njè tas bosh qe skanè ç tè hane. Mos u mundo tè dalèsh mè europian se Rama se ti ke qene ne halet eamerikès.U shkunde mirè per 15 vjet me llamarina dhe tani do bèsh politikè me dallavere hajdutèsh e kriminelèsh.Ç fare kockash tè kanè dhène pèr tè lèpire.?Tregoi po qe burrè por nuk e bène dot.

  • -..ndoshta duke qene me Arvizune ,mendoj se nuk lejoi ndonje krim te ndodhte ne shesh {qe t’ja postonin Ati-i}…etj,etj keshtu qe mua mu duk shume i zgjuar si rrjedhim ne kete konteks..duke i mbrojtur te gjithe,nga te paimagjinueshmet e protestave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *