Edukatorja e arrestuar/ Zbulohet tjetër rast dhune, çfarë i ndodhi një 4 vjeçari në janar

Ornela

Arrestimi i edukatores 30-vjeçare, Denida Rexhepi, per dhunë ndaj fëmijëve në kopshtin ‘4 Stinët’ në Tiranë ka zbuluar një tjetër rast dhune ndodhur në janar.

Sipas Balkanweb, behet fjale per rastin të një nëne tjetër që në pamundësi për të gjetur prova ka vendosur t’i heqë fëmijët nga kopshti.

Burimet policore konfirmojnë se po verifikohet të gjitha rastet kur prindërit kanë hequr fëmijët nga ky institucion, pasi kanë dyshime se ka pasur raste të tjera dhune, edhe pse prindërit nuk kanë bërë denoncime në polici.

Gjatë verifikimeve, hetuesit kanë kontaktuar me nënën e një fëmije 4 vjeç, e cila ka pohuar se fëmija i ka treguar për dhunën e edukatores kur nuk sillej mirë.

Ndërsa nuk bëhet fjalë për edukatoren e shoqëruar sot, policia thotë se rasti ka ndodhur në janar të këtij viti.

Pas kësaj, nëna ka kërkuar kamerat, por stafi i ka thënë se i ka parë por nuk ka konstatuar dhunë. Nëna e ka hequr fëmijën nga kopshti, por nuk e ka denoncuar rastin.

Share This Article
1 Comment
  • pershendetje Dita ,

    te falenderoj per vemendjen qe terhiqni me ane te artikullit ne fjale , qe perpiqet te zbuloj dhe te perndjeke sa me teper te jete e mundur nje fenomen qe eshte jo vetem i shemtuar por qe na prek te gjitheve .
    Dhuna ndaj nje te mituri ( qofte ky fizik ose psikologjik ) eshte nje fenomen qe duhet te terheqi jo vetem vemendjen e prinderve te prekur por te gjithe komunitetit ,duke perfshire sidomos autoritetet qe mund te ndikojne ne uljen e ketij fenomeni duke nisur nga ministria e arsimit qe duhet te monitoroj ne menyre te vazhdueshme infrastukturat ne fjale qofshin publike ose private ne bashkpunim me te gjithe prinderit deri tek autoritetet e policise dhe te prokurorise qe nuk dueht te tolerojne ne meyren me absolute ne rastet flagrante . Perendia i ruajt femijet dhe ne te gjitheve nga te ligjte .
    nje dite te mbare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *