Dymijë e kusur vjet më parë, një pasdite pranvere, një centurion romak vështronte vdekjen e ngadalshme dhe agonike të tre burrave . Veçanërisht, ai ushtari vërente njërin prej tyre: Jezu Krishtin. Kur vdiq, toka u trondit me forcë, e ushtari bërtiti : “Me të vërtetë ky njeri ishte biri i Perëndisë”, sepse, siç na mëson Bibla, qielli i mesditës u nxi, kur vdiq ai dhe toka u trondit me forcë. Po përse kishte lejuar që i biri të vdiste ? Sepse ky ishte mjeti që Perëndia kishte zgjedhur për të shpëtuar nga mëkati dhe vdekja.
Titulli i këtij shkrimi mund të lejohet të quhet nga lexuesit e shumtë të “Dita”, mbase një e vërtetë e hidhur, por argumentet e tregojnë këtë katërcipërisht, e bile pompoziteti se rinia shqiptare ka përqafuar fenë, asesi nuk qëndron. Po këto argumenta, mund të pyes ndonjëri ndodhin kudo në botën e qytetëruar, ne i kundërpërgjigjemi sigurisht negativisht, se mbase duhet marrë parasysh specifika e shoqërisë shqiptare në këto dy dekada denokraci dhe rininë e lindur pas viteve nëntëdhjetë, edukata qytetare dhe familjare e saj në veçanti.
Mbaj mend se në fëmijërinë time të hershme, kur jetonte im atë, ndjesë pastë, ndonëse feja ishte e ndaluar, ai kishte dy betime që i mbante: “pasha kishë e xhami” dhe “pasha kishën e Deçanit”, kurse të tretën “pasha bukën që na mban gjallë”, e përdorte në disa raste specifike, në takime odash apo mbledhje të ndryshme. E ditën e verës, betohej se për 365 ditë asnjë prej familjes së tij nuk do prekte pasurinë e tjetrit, me dhjetra e dhjetra here më shkonte lëng për goje kur piqej rrushi i kushëririt tim të parë në oborrin tim të kullës, e ne nuk kishim tagër ta kërkjonim qoftë edhe një kokërr. Ky ishte betimi dhe besa e mbajtur.
Jo pa qëllim, ceka këta dy shembuj të ndryshëmpor me një përmbajtje, e pikërisht për të dalë tek tema që ka edhe si titull ky shkrim. Betohemi çdo orë dhe ditë në Zot, Krisht, Allah, kishë e xhami, e nuk themi të vërtetën, trumbetojmë me të madhe vajtjen në kishë e xhami, themi uratë, falemi , përulemi para hyit, e kur kthejnë shpinën objektit të kishës apo xhamisë, harrojmë se ç’kemi thënë pak më parë; rrëfehemi në kishë para priftit, përfaqësues i gjithpushtetshëm e Zotit në tokë, e nuk mbajmë asnjë premtim. betohemi që nuk do gënjejmë, nuk do prekim mallin e huaj, nuk pajtohem me të keqen, por ndodhin vrasje, vjedhje e krime të tjera të patolerueshme.
Opinion i nënshkruar: Gjon Neçaj

e sakte.