SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje DITA! Nuk e di se si kaq lehtë mund të futen në thes drejtorët e rinj. Pas shkarkimit të Drejtores së Përgjithshme të Metrologjisë, Tiranë, u emërua drejtori i ri, me vizion të ri dhe plot energji. Sinqerisht i uroj punë të mbarë në punën që ka marrë. Por duhet që ta dijë se me ata që ka në vartësi në qendër dhe në bazë, kurrë nuk do t’i thotë njeri puna e mbarë. Unë po i jap një lajm drejtorit të ri, z.Petrit Rama: Ditën e dytë që je emëruar Drejtor i Përgjithshëm, kanë shpërthyer telefonatat brenda dhe jashtë atdheut nëpër shokët dhe miqtë e tu për të mos i larguar nga puna. Ja njëra nga telefonatat me një nga pronarët e karburanteve me një nga mvarësit e z.Drejtor të Metrologjisë:
“1: Hë more ku je ti? 2: Jam në Itali, pse? 1: A e more vesh kë kanë emëruar Drejtor të Përgjithshëm timin? 2: Jo. Pse? Kush është? 1: P.Rama, a e ke shok? Se mos më heqë nga puna ore, se e njoh unë, është çakall i keq ai. 2: Eeeeec mor burrë mos e çaj by….ën se atë e kam unë në thes. 1: Ore foli shpejt, të thashë, është çakall i keq ai, nuk ke besë në të. 2: Ec ec, mos e rruaj fare për atë punë.”
O DITA, a ka mundësi që brenda 24 orëve të emërimit, punonjësit e vetë me bishat e karburantëve ta fusin në thesin e korrupsionit drejtorin e porsa emëruar të metrologjisë?! Nëse zoti drejtor ka ndonjë dyshim për këtë, ja jap ta dëgjojë te incizuar këtë bisedë. Sinqerisht. Mbajeni në memorie numrin tim nga po ju vjen ky mesazh dhe rilidhemi. Poooor vetëm kur ta shoh çfarë do të bëjë me thesin e korrupsionit. Do ta fusin shokët e tij në atë thes të ndyrë, duke mos e lënë të largojë nga puna të gjithë ata njerëz që e kanë qelbur atë institucion?
