Marrja nën kontroll e Lazaratit nga Policia e Shtetit dhe shkatërrimi i një sasie të madhe lënde narkotike është reflektuar menjëherë në tregun e vendit fqinj, Greqi. Sipas seksionit të antidrogës në policinë greke, është vënë re një rritje të çmimit të kanabisit në tregun vendas. Kjo rritje vjen si pasojë e operacionit të policisë shqiptare në Lazarat dhe pasigurisë që tashmë kanë trafikantët për ta kaluar drogën në kufirin greko-shqiptar, për shkak të masave të rrepta për ruajtjen e kufirit prej policisë së dy vendeve. Burimet sqaruan se ka sinjale të qarta të mungesës së drogës në treg, si dhe rritje të çmimit të saj me kalimin e ditëve, edhe pse në depot e trafikantëve mbahen ende sasi të importuar përpara fillimit të operacionit në Lazarat. Ndërkohë, një sasi prej 348 kilogramësh lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa, është sekuestruar prej rojës bregdetare të Patras, gjatë një operacioni të zhvilluar në portin e këtij qyteti. Sipas autoriteteve greke, sasia e lëndës narkotike ndodhej në një kamion të ngarkuar me shalqinj, që kishte për destinacion Gjermaninë. Në pranga është vënë shoferi i kamionit, një shtetas grek 50 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur një shtetas shqiptar, i implikuar në këtë trafik. Pas ngjarjeve të ndodhura në Lazarat, edhe Drejtoria e Policisë së Epirit deklaroi se ka vënë në gatishmëri efektiva të rojës kufitare dhe anti-drogës, në zonën e Janinës, për kapjen dhe arrestimin e personave, që mund të tentojnë t’i shpëtojnë policisë shqiptare, gjatë operacionit që po zhvillohet në Lazarat. Sipas burimeve nga kjo drejtori janë dyfishuar kontrollet në kufirin jeshil, kurse dhjetëra policë monitorojnë me kamera termike lëvizjen në këtë zonë kufitare. / TCh

“Fati” i prodhuesve te kanabisit nga Turqia dhe Libani,por sidomos atyre nga Kreta qe shteti
i Greqistanit i jep prioritet duke mbyllur njerin sy prej kohesh.Tek e fundit lufta per tregje,nuk eshte diçka e re.
Nje Bravo te madhe per Ministrine e Rendit, Drejtorin e Pergjthesm te Policise dhe Policine tone .
me duket se ia hoqem vetes kot gjysmen e GDP tone tani do e fitoje Greqia keto leke: http://goo.gl/jPuI55