Nga Shaban Murati
Botuar në DITA
Veprimi i njëanshëm i Rusisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me NATO-n, të cilin e shpalli ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov në 18 tetor, nuk është vetëm një akt armiqësor ndaj Aleancës Atllantike si organizatë. Ai duhet konsideruar një akt armiqësor ndaj të gjithë shteteve anëtare të NATO-s të marrë veç e veç.
Këtë përmbajtje të veprimit rus e qartësoi kryetari i komisionit të Këshillit të Federatës Ruse për politikën informative, Aleksej Pushkov, i cili në 18 tetor i deklaroi gazetës “Vzgljad” se “mungesa e dialogut me Rusinë është minus i madh për NATO-n dhe anëtarët e saj nga pikëpamja e arkitekturës së sigurisë europiane”.
Kemi një kërcënim të kodifikuar rus për secilin shtet anëtar të NATO-s në fushën e sigurisë. Kjo do të thotë që Rusia e konsideron veprimin e saj të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me NATO-n si një formë e ndërprerjes së komunikimit atlantik me secilin shtet anëtar të NATO-s, por edhe si një fazë e re për të ndërmarrë akte dhe lëvizje kundër sigurisë të çdo shteti europian anëtar të NATO-s.
Në këtë kuadër për qeveritë dhe për diplomacitë e shteteve anëtare të NATO-s, përfshirë dhe ato të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë, është e nevojshme që të mos e trajtojnë ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike Rusi-NATO si çështje vetëm midis Rusisë dhe NATO-s si organizatë.
Veprimi rus ka dhe do të ketë efektet e veta në raportet dhe në sjelljen e Moskës me secilin shtet anëtar të NATO-s, që nga Balltiku e deri në Adriatik. Ndaj duhet reflektuar mbi efektet dhe pasojat, që pritet të ketë ky veprim antiatlantik i Rusisë në planin e strategjisë dhe synimeve të Moskës për secilin shtet anëtar të NATO-s dhe ndaj rajonit, ku ndodhen ato.
Në këto rrethana të reja merr rëndësi të hulumtohen efektet, që pritet të kenë, dhe sinjalizimet strategjike, që jep për rajonin e Ballkanit ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike të Rusisë me NATO.
Efekti i parë është se Rusia pritet t’i kushtojë një angazhim dhe forca më të mëdha synimeve dhe ndërhyrjes së saj në rajonin e Ballkanit. Strategjia ruse është që të dobësojë dhe të asfiksojë veç e veç shtetet anëtare të NATO-s me qëllim që të neutralizojë kështu vetë Aleancën Atlantike.
Ndaj duhet pritur një shkallëzim i tensioneve politike dhe ushtarake të provokuara nga Moska në rajonin tonë. Kjo vjen për dy arsye.
Së pari, sepse Ballkani është hallka më dobët e sigurisë së Europës, ku ka dy vatra konflikti të ngrirë, të cilat janë marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën dhe marrëdhëniet e të ashtuquajturës “serpska republika” me shtetin e Bosnje-Hercegovinës.
Nuk ishte e rastit që Rusia, menjëherë pas aneksimit me dhunë të Krimesë dhe ndezjes së konfliktit separatist prorus në Ukrainën Lindore në 2014, e zgjodhi Ballkanin si qendër të përplasjes së saj gjeopolitike me NATO-n dhe me BE.
Së dyti, Ballkani është e vetmja zonë e Europës, ku Rusia ka dy karta të forta në dorën e saj për të bazuar lëvizjet dhe ndërhyrjen e saj në rajon, që janë dy satelitët e saj: Serbia dhe “serpska republika”. Serbia, një shtet zyrtarisht kundër NATO-s, i cili celebron çdo vit edhe një “Ditë AntiNATO”, u shndërrua pas agresionit rus në Ukrainë në gjeneratorin kryesor të ndërhyrjes së Rusisë në punët e brendshme të shteteve ballkanike.
E tillë ishte organizimi i përbashkët serbo-rus i përpjekjes për grusht shteti në tetor 2016 në Mal të Zi, i përpjekjes serbo-ruse për grusht shteti në Maqedoninë e Veriut në prill 2017. Të dyja komplotet e mësipërme serbo-ruse me objektivin e pengimit të anëtarësimit të këtyre dy shteteve në NATO.
Vjeshta e vitit 2021 shënoi një formë dhe shkallë të re më direkte të agresivitetit dhe ndërhyrjes ruse në Ballkan si parapërgatitje e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike të Rusisë me NATO-s. Në harkun e pak ditëve, nga 20 shtatori në 14 tetor 2021, Serbia dhe presidenti i saj dy herë me radhë mobilizuan forcat e armatosura për luftë në kufirin me Kosovën.
Moska dërgoi ambasadorin e saj në Beograd dhe gjeneralët rusë te forcat e mobilizuara serbe në kufirin me Kosovën për të shprehur përkrahjen dhe nxitjen ruse për konflikt. Implikimi rus e trimëroi presidentin e shtetit të vogël dhe të varfër serb sa që në 26 shtator Vuçiçi i dërgoi ultimatum 24 orësh Aleancës Atlantike.
Megjithë teatralitetin e veprimeve të Serbisë fakti është se pas ngrefosjes ushtarake të Serbise qendron Rusia, ndaj Serbia po turbullon ujërat ballkanike në Kosovë dhe në Bosnje për ta drejtuar zhvillimin e ngjarjeve drejt një konflikti.
Metoda bizantine e Rusisë në rastin ballkanik është se ajo nuk bëhet vetë aktore e konfliktit, siç bëri me agresionet ruse në Ukrainë në 2014 apo në Gjeorgji në 2008. Rusia në Ballkan përdor shtetin e tretë Serbinë për të provokuar tensione dhe konflikte politike dhe ushtarake në oborrin europian dhe atlantik me emrin Ballkan. Pra Serbia është bërë detonatori i një shpërthimi të mundshëm ballkanik, të cilin Rusia po planifikon që ta ndezë.
Në këtë skenar bën pjesë edhe nxitja flagrante, që Rusia po i bën veglës së saj “serpska republikës” në Bosnje-Hercegovinë, ku udhëheqësi fashist i separatistëve serbë M.Dodik shpalli se do të krijojë ushtrinë e pavarur serbe në Bosnjë, akt që është një ftesë për të ndezur një konflikt direkt me forcat e armatosura të shtetit të Bosnje-Hercegovinës.
Mbështetja ruse është kaq direkte sa që edhe një politikan fshati si Dodik, duke imituar presidentin serb Vuçiç, i dha edhe ai një kërcënim ultimativ NATO-s në 14 tetor, duke deklaruar: “Nëse NATO ndërhyn në territorin e “serpska republikës” ne do të thërrasim miqtë tanë të na mbrojnë ne”. Të vetmit miq, që ka fashisti Dodik, janë në Rusi.
Efekti tjetër është projekti rus për të krijuar një ruajtje të përbashkët të hapësirave ajrore serbe me sistemet ruse të mbrojtjes raketore. Në funksion të realizimit të këtij projekti ushtarak rus u zhvilluan brenda javës së dytë të tetorit në Serbi dy palë manovrash ushtarako-ajrore të përbashkëta ruso-serbe, me pjesëmarrjen e komplekseve të sistemeve raketore të mbrojtjes kundër ajrore ruse “Pancir C” dhe “S-400”, bateritë e të cilave erdhën posaçërisht nga Rusia.
Koloneli rus Sergej Hatilev, komandant i njësisë së raketave të Komandës së Posaçme të mbrojtjes antiraketë të Moskës, i cili mori pjesë në manovrat ushtarake ruso-serbe të mbrojtjes antiraketë, u shpreh në një intervistë me “Mk.ru” në 16 tetor se “Një bashkëpunim i tillë i frutshëm dhe dezhurnimi apo ruajtja së bashku me sistemet tona antiraketë nuk u pëlqen shumëve në Europë.
Por kjo mund të bëhet përgjigja jonë adeguate për afrimin e forcave të NATO-s në kufijtë tanë”. Koloneli rus thekson se Rusia dhe Serbia për shkak të distancës gjeografike nuk mund të kenë sistem të unifikuar të mbrojtjes antiraketë, siç ka Rusia me Bjellorusinë, por ai sinjalizon për projektin e “dezhurnit të përbashkët të hapësirave ajrore serbe me komplekset ruse antiraketë”, të cilat natyrisht do të duhet që të vendosen në territorin serb për ta realizuar këtë detyrë.
Del kështu në skenë një projekt i vjetër ushtarak rus, me të cilin Moska kishte kërcënuar Perëndimin për vendosjen e sistemeve ruse antiraketë në Serbi si kundërpërgjigje e vendosjes së sistemeve antiraketë të NATO-s në Bullgari dhe në Rumani. Tani Rusia ndërmerr me manovrat e fundit në Serbi përgatitjet konkrete për zbatimin e këtij plani, për të cilin solli edhe bateritë rus të “S-400” në Serbi. Koloneli rus zbulon se midis Rusisë dhe Serbisë në parim është rënë dakord që ajo të blejë kompleksin e raketave ruse “S-400”.
Mbrojtja e përbashkët ajrore ruso-serbe me sistemin rus antiraketë do të ishte një hap jashtëzakonisht i rrezikshëm nga Rusia dhe Serbia kundër të gjithë shteteve të Ballkanit anëtare të NATO-s. Zbatimi i një plani të tillë do të sanksiononte Serbinë si pjesë e strukturave dhe doktrinave ushtarake të Rusisë, e cila është një kërcënim për të gjithë shtetet anëtare të NATO-s.
Jemi para një plani dhe hapi të madh dhe të rrezikshëm të Rusisë në Ballkan, ku Rusia dhe Serbia planifikojnë të organizojnë mbrojtjen e përbashkët e hapësirave ajrore serbe me komplekset ruse antiraketë. Me një fjalë Rusia dhe Serbia pritet të bëhen një bllok ushtarak i përbashkët. Kjo nuk është për t’u habitur shumë për ata që nuk e kanë harruar se në 22 prill të vitit 1999 parlamenti i Serbisë ka votuar për bashkimin e Serbisë me Rusinë. Disa ditë më vonë e miratoi edhe Duma Ruse rezolutën e bashkimit të dy shteteve.
E bukura është se rezoluta e bashkimit të Serbisë me Rusinë nuk është abroguar ende nga parlamenti i Serbisë, megjithë ardhjen në pushtet të qeverive “demokratike” serbe që nga viti 2000.
Kjo do të thotë që rezoluta e bashkimit të Serbisë me Rusinë është në frigoriferin diplomatik të të dy shteteve, është në fuqi dhe mund të zbatohet kur të dy qeveritë do të bien dakord. Nuk kemi informacion nëse në zyrat diplomatike të BE kanë dijeni për rezolutën e bashkimit të Serbisë me Rusinë, meqë Serbia është shtet kandidat, që ka hapur edhe bisedimet e pranimit në BE.
Në intervistën e tij në “mk.ru” koloneli rus i forcave antiraketë jep edhe një detaj tjetër interesant se “Nëse transferojmë forcat dhe mjetet tona për t’i ndihmuar serbët dhe ndoshta krijojmë një bazë të përbashkët ushtarake atje, ne do të jemi në gjendje të kryejmë misione të përbashkëta luftarake me të. Sigurisht shumëve në Europë nuk do ta pëlqejnë një ndërveprim kaq të ngushtë dhe detyra të përbashkëta të mbrojtjes ajrore”.
Projekti i bazës së përbashkët raketore ruso-serbe dhe i detyrave të përbashkëta ruso-serbe të mbrojtjes ajrore janë sinjale të planeve shumë të rrezikshme ruse dhe serbe në dëm të sigurisë së vendeve të Ballkanit, dhe shprehin armiqësinë e pakorrigjueshme antiatlantike të Rusisë dhe të Serbisë ndaj Aleancës Atlantike dhe ndaj çdo shteti anëtar të NATO-s në Ballkan.
Pikërisht një ditë pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike nga Rusia me NATO-n ambasadori rus në Bosnje-Hercegovinë, Igor Kalabukov, bën hapur një kërcënim ndaj shteteve ballkanike në një intervistë të tij me gazetën ruse “Izvestia” në 19 tetor, ku shprehet: ”Në disa shtete ballkanike anëtarësimi në NATO shihet si garanci e përcaktuar e stabilitetit të brendshëm. Nga pikëpamja ruse një stabilitet i tillë as mund të mendohet”.
Është një paralajmërim i qartë se pritet të kemi një ndërhyrje më të madhe ruse në punët e brendshme të shteteve ballkanike për të shkaktuar destabilitet dhe kriza të brendshme politike dhe tensione.
Çdo shtet anëtar i NATO-s nuk mund dhe nuk duhet t’ia lerë vetëm NATO-s si organizatë reagimin dhe kompleksin e kundërmasave ndaj veprimtarisë agresive dhe kërcënuese ruse në Ballkan. Çdo shtet anëtar i NATO-s në Ballkan dhe në rastin konkret Shqipëria, meqë janë në frontin e parë përballë rrezikut rus dhe serb, duhet të ndërmarrin masat dhe hapat konkrete taktike dhe strategjike për të përballuar dhe neutralizuar çdo lloj ndërhyrje ruse dhe serbe në punët e brendshme të vendit tonë.

Redaksia e nderuar keto analiza te mirefillta te situates ne rajon, duhet ti perkthej dhe ti shperndaj edhe ne gjuhe te huaja, pervecse duhet me gjet menyrat ti lexojne masivisht njerezit me zemer shqiptare ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni
sarkazem e forte kjo….
I nderuar Z,Shaban edhe te shkruani 100 vjet Shqipetaret nuk e kuptojne ose nuk duan ta kuptojne,Pse ?Shqipetaret qe prej shpalljes se pavaresise ne 1912 nuk kan punuar per forcimin e shtetit por vetem si ta vjedhim popullin dhe ta pasurojne veten,dhe populli e humbi durimin dhe besen tek qeveritaret dhe largohen nga vendi qysh mendoni ju si mundet Shqiperija ta mbron vendin gje e pa mundur,e dyta esht qe taktika Ruse dhe e perendimit kan dallim te madh Ruset nuk flasin shum ata ja fillojn punes,kurse perendimit i nevoiten dekada komferenc per te zbatuar dicka,Shiqoni Turqine edhe Turqija u kthye tek Putini dhe tek Serbet ku ne Kosove nderton Xhamija kurse Serbise i jep Drone luftarake ,pra neve jemi jetimat e Evropes dhe nuk dote zgjase shum qe nji dite nuk dote ekzistojme dhe gjysma jone dote flasin Greqishten dhe gjysma tjeter Serbishten pra kujt ti falenderojme qeveritareve Shqipetare qe nuk menduan per vendin dhe popullin.
Krahu vllaho-grek i Ramovicit ,po con Shqiperine nepermjet Beogradit drejt realizimit te endres orthokomuniste “Moska atdheu i orthokomunisteve” Ne rinine time , komunistet me krenari deklaronin, atheu i komunisteve eshte Moska.Desha te pyes bashkemoshataret e mij te lindur reth viteve dyzet-pesedhjet ,eshte genjeshter e imja apo
realiteti i atyre viteve.Historia perseritet, sot eshte me aktuale parulla nacionaliste” E TRADHETAREVE” (Shqiperi e shqiptareve vdekie tradhetareve) “OPEN BALLKAN” eshte sllavizimi i Ballkanit
I nderuar ambasador, këto probleme që ngrini ju për rajonin e Ballkanit dhe Shqipërin janë vogëlsira të pa përfillshme për shokun Rama që është lider që meret me probleme madhore të permasave globale, sidomos tani që do të ul prapanicën e tij diplomatike në poltronin e Këshillit e sigurimit të OKB bashkanjgjitur me ministren dekorative, diplomaten me shumë përvojë Xhaçka dhe gjithë bota do të drejtoj sytë nga lideri ynë global dhe
këto probleme që ngrini ju për rrezikun serbo rus në Ballkan edhe më gjerë, janë në kundërshtim me Open Ballkan të paqes serbo shqipëtare dhe na shpjen tek koha e shkuar, kur, sikurse ka deklaruar disa herë shoku Rama,
serbët dhe shqipëtarët qëndronin në dritare me dyfek në dorë për të vrar njeri tjetrin.
Jo, shoku Rama nuk do që shqipëtarët të qëndrojnë gati me dyfek në dorë në dritare kundër serbëve të vllaut të tij shumë të dashur Vuçiç, sikurse aludoni ju në këtë shkrim dhe
shoku Rama nuk pranon thashethemet e kazanit mediatik që ushtria serbe është rreshtuar në “dritaret”, jo me dyfek në dorë, por me tanke e avjon e me kollonën e pestë të arkanëve të Vulinit në Mitrovicë, gati për luftë, me në krye ambasadorin rus dhe atasheun ushtarak Arkan Bumiç Kallashnikovin, mbas ultimatumit të Vuçiçit drejtuar NATO përpiluar nga gospodin Lavrovi në Moskë.
Për sa i përket NATO, ajo nuk e ka problem kërcënimin rus se ka në pararoj ushtrin e fuqishme turke të vllaut tjetër të Ramës, Erdogan beut, që po bëhet më e fuqishme duke marë teknikën e fundit ushtarake nga Rusia, e gatëshme të përleshet me Rusinë mbasi të mposht në një konfrontim ushtarak Greqinë dhe Francën bashkë.
Përsa i përket sensibilizimit të BE për rrezikun rus, ata janë të garantuar nga kandidatja për të hyr në BE, Serbia , që e rreshtuar politikisht me BE do të rreshtohet vetëkuptohet edhe ushtarakisht po me BE,vetëm
të armatoset si duhet nga Rusia dhe të shtyp rebelimin e provincës Kosovë Metohi që guxon të qëlloj reciprokisht në lule të ballit popullin serb me plumbin e targave, duke shqetësuar edhe zotin Borel të BE me këtë agresion shqipëtar të paturpshëm dhe të rrezikshëm kundër Serbisë,
Jooo……, vetëm serbëve u lejohet të qëllojnë në lule të ballit shqipëtarët thon zyrtarët e BE pastaj
ç’ mund të presësh nga diplomacia e BE kur dërgon si kryediplomat të saj n individë si zoti Soreka që e tund diplomacinë e BE plot talent në vallen e napolonit me shokun Rama me subvencinet qindra miljonësh të BE , 60 miljon vetëm për bujqësinë ku asnjë bujk i mirfillt që gdhihet e ngryset në ara, asnjë fare, nuk ka mar qoftë edhe një euro nga kjo shumë kolosale.
Je i nderuar zoti ambasador, por bota sot po mbarset me armë që ja kalojnë disa herë efektit të makabritetit të vrasjes në fushën e luftimit, për të kthyer nejrzit e gjallë në kërma, në krahasim me pancerat dhe junkersat e të marrosurit Hitler në luftën e dytë botërore dhe Hitlerët e sotëm që janë jo një por disa, po i vringëllijnë këto armë mbi popujt e botës për supermacinë e rracave të tyre, sllave, kineze, anglosaksone, dhe
mjafton një serb i çmëndur që të shkrep koburen, si dikur në Sarajevë kundër Arqidukës Franc Ferdinand, që të filloj lufta e fundit botërore e njerzimit dhe
Serbia ka plot nga këta të çmëndur, ndoshta i gjith ky komb është i marrosur me urrejtjen patologjike kundër shqipëtarëve dhe këtë Hitleri dhe Ribentropi i Rusisë e dinë mirë sikurse
dinë mirë që NATO po shkërmoqet nga Edi Ramët që qeverisin vëndet anëtare dhe me përbuzje, mospërfillje dhe provokuse
heqin edhe ambasadorin që është shpallje diplomatike e konfrontimit të ardhëm, vetkuptohet, ushtarak, për të cilin po pregatiten në mënyrë të ethëshme.
!!?, po ti prape me Ramen , po c’hyn Rama dhe qeveria e tij , more hajvan , ne mardheniet diplomatike NATO-Rusi ? Ti je i semure mendor , ti je psikopat , qe rron me obsesionin anti Rame , ne ato tru sa te nje harabeli qe ke ne koke . Je nje skizofren i pa kurueshem .
Lexo shkrimin te kuptosh cfare lidhje ka Shqiperia.
Sufllqen ke.partia e hengre per sot?
He tu befte helm ne bark, parazit plehre
Deklarata e ambasadorit rus në Bosnje-Hercegovinë , eshte nje kercenim I hapur I Rusise per te gjithe Ballkanin , ky kercenim nuk do te ishte real nese ne Serbi nuk do te ishte klasa politike e sotme ultrancionaliste, qe e ka shndruar ate ne nje placdarm te interesave Ruse ne rajon
Me ne fund perendimi duhet ta kuptoje se Serbia me klasen aktuale politike eshte nje aleat I Rusise ne qellimin e saj per destabilizimin e rajonit , prandaj boll me karoten , tani I duhet treguar kerbaci qe me ne fund popullsia Serbe te detyrohet te zgjedhe perendimin pra mireqenjen ,integrimin ne BE, por njekohesisht kompromisin qe kerkohet per Kosoven , ose Rusine = varferi, bllokim I levizjes se lire., ngrirjes se afrimit me BE , por njekohesisht I duhet dhene dicka qe te mos e vendosesh ne qoshe te ringut , pa I dhene nje rrugedalje “me nder” , mbase me ne fund I duhet dhene Serpska republika megjithese kjo do te hape oreksin e shteteve etnikisht te pastra , por eshte nje rrezik qe duhet marre ne funksion te paqetimit te rajonit dhe largimit perfundimisht te rrezikut Rus , pra Serbise I duhet bere e qarte qe boll me zgjedhjen e 2 karrikeve . karriken e perendimit per mireqenjen dhe karriken e Rusise per te kenaqur orekset nacionaliste dhe anti NATO
Vetem se problemi eshte me 2 shtetet kryesore te BE , pasi Franca akoma deri diku ndjek lidhjet e vjetra Ruso – Serbe , pa u shkeputur plotesisht nga aleancat e se kaluares , ndersa Gjermania gjithjne e me shume po varet nga gazi Rus
Ti shqiptari i Italisë që nuk rri në Itali por je një patronazhist (më shqip spiun provokator) i mjer që rri posht tavolinës së gostisë kusarqevrisëse të Edi Ramës dhe kur të hedh ai ndonjë kockë, vërsulesh për të lehur në këtë faqe të Ditas duke zbraur fekalet e fyerjeve që prodhon haleja jote mendore e marrosur deri në humbjen e llogjikës
kur ty të shajnë horrin, antishqiptarin më të madh në historin tonë, Edi Ramën, që
po realizon ëndrrën e Millosheviçve sërbë dhe Zervave të Greqisë,
pastrimin e poshtër etnik të trojeve shqiptare, vetëm 500 000 shqipëtar kanë braktisur vëndin për 8 vjetë të makabriteteve të kusarqeverisjes së tij dhe
mos e mbro o i mjer por distancohu nga ai në qoftë se je shqiptar me mënd dhe i ndershëm sa nuk është von dhe bashkohu me 95% të shqipëtarëve që urrejnë horrin që ti guxon ta mbrosh me fekalet e komenteve të tua mjerane inatçore deri në marrosje…
mjaft lehe o i mjer si Bubi i fqinjit tim që kuis me lemeri dhe egërsi kur i këpusin një shqelm bythëve kur u ze rrugën njerëzve që kalojnë në rrugicën pran shtëpisë së tij dhe
në qoftë se ke alergji dhe egërsohesh kur të shajnë të dashurin tënd Edi, pse i lexon komentet e mija?
Zoti komentues @!?? , , edhe pse shkruan shume kunder Edi Rames , nuk kam nder mend te te kundervihem , por me ben pershtypje qe , nuk ke thene asnje here , e vazhdon te mos thuash asnje fjale te vetme per bajraktarin serb te Vicidolit . Ti e di shume mire qe Edi Ramen , pjesa me e madhe e voton pa deshire , por vetem nga frika se mos rikthehet ne pushtet vandali i Vicidolit , kurse ti je rreshtuar e lufton ne te njejten llogore e me gjithe fuqine e shpirtit Sali Karaxhicit ! Pra , sa dhe si te te besojme ne keto qe thua ? !
Vendimi i njeanshem i Rusise per te nderprere mardheniet diplomatike me NATO, eshte nje akt Amiqesor – thote SH.M.
Mos valle eshte akt Miqesor qe para c’do zgjedhje ne Rusi vendet e NATO bejne thirrje hapur per te votuar opoziten anti-Putin, nderkohe qe asnjehere nga Kremlini nuk eshte bere dicka e ngjashme kur ne vendet e NATO behen zgjedhjet?
“Planifikimi per mbrojtje te perbashket me sistemet antiraket ruse eshte kercenim per NATON” – thote SH. M. Dhe kete e perserit disa here ne kete analize Kete nuk e kuptoj. Qe mbrojtja te per beje kercenim per dike tjeter me duket teori absurde. Sh. M duhet te jete me i kthjellet ne analizat e veta.
Kjo qe ka ndodhur ka shume interpretime, qe mund te jene kontradiktore me njera tjetren.
Pse e moren kete vendim?
Koha do ta tregoje.
Beni gati dyfeqet shqipo kudo jeni,sllavet do bejne intervenim ne Kosove.
O Kar fol Shqip. Nderhyrje o debil dhe jo intervenim
“strategjia Ruse eshte qe te dobesoje dhe asfikesoje vec e vec shtetet antare te NATO-s, me qellim qe te neutralizoje keshtu vete Aleancen Atlantike”!
Po mire o Shabe , a nuk ishte Turqia, shteti i pare brenda kesaj aleance qe bleu sistemin antirakete Rus S-400? C’ti themi ne kesaj?!
Kuptohet qe ju si nje filoturk, nuk j’ua ben zemra ta permendeni por, ja qe realiteti eshte ky.
Kjo mund te ndodhi neqoftse forca gravitacionale e BE-se dhe Natos qe i bashkon do jete me e vogel se forcat shtytese te antareve te BE-se per te patur “Sovranitet Kombetar”
Koha do ta tregoje.
Republika Serbe e Federatës ruse dhe “republika” Srpska e Federatës ruse, tanimë nuk kanë lënë shteg për “keqkuptim” nga vllaznit e tyne shqiptarë.
Ato dy republika të Federatës ruse, i mbështet fuqimisht Tirana zyrtare, duke u bërë altoparlant i tyre për “ballkanin e hapur”, duke u futur në rresht, e nën komandën e Beogradit.
Deri këtu, “në rregull”, që NUK ËSHTË NË RREGULL.
Por, edhe Europa, përditë i jep të drejtë Beogradit, për çdo kolonë të politikës së tij. Tani, se çfarë “europe” është kjo, hajde ta gjejmë.
Ambasadori ynë i shquar, në fund të shkrimit drejton thirrjen:
-“Çdo shtet anëtar i NATO-s në Ballkan dhe në rastin konkret Shqipëria, meqë janë në frontin e parë përballë rrezikut rus dhe serb, duhet të ndërmarrin masat dhe hapat konkrete taktike dhe strategjike për të përballuar dhe neutralizuar çdo lloj ndërhyrje ruse dhe serbe në punët e brendshme të vendit tonë”.
Çfarë t`i thuash këtij njeriu? Ai kryen detyrën e tij ndaj kombit si intelektual patriot, dhe mirë bën.
Tirana, dora-dorës, ka edhe ca armatime në Pazar për të shitur nga ato që i la ai “diktatori i poshtër”. Dhe urojmë që t`i shkojë mbarë pazari, se “o bo keq puna për lek xhepi”.
Ushtrinë e kanë katandisur në ditët më të zeza të saj, që nga viti 1912.
E kanë shkatërruar dhe demotivuar tërësisht, me gradat që i shesin me para në dorë(e jo nën dorë). As në Afganistan nuk ndodh kjo.
E kanë shkatërruar dhe demotivuar me sulmet që iu bëhen atyre oficerëve madhorë, të cilët guxojnë të mos firmosin pazaret e Oltës për pronat e ushtrisë. Rasti i goditjes dhe kryqëzimit të Artur Meçollarit, flet qartë për këto pazare të pista. Shqipëria pëlqen të gradojë gjeneralë njerëz pa identitet, njerëz të gatshëm për të firmosur vjedhjet e eprorëve të tyre. Artur Meçollari nuk firmosi t`i merrte “kastrati” Bazat e Forcës Luftarake Detare, dhe mirë ia bënë.
Prandaj edhe ndodhen në këtë katandisje, “forcat e armatosura”.
Por Olta, ka shkuar tanimë, të “hujdisë” edhe stanin e ministrisë së jashtme. Kushedi se ku do ketë ndonjë pronë, edhe ajo ministri, se…i duhet Oltës.
Pra, nuk kanë ç`na bëjnë serbo-rusët, se ia kemi bërë vetes më zi, sesa do të na e bënte pushtuesi më i zi!
z.V.Malaj! Ndofta rralle ju kam komentuar, pasi ne 100 shkrime tuajat, ai mbi natyren e Kapitalizmit i tha te tera. Thuhet,(por kohet e fundit “thone”se nuk eshte e vertete), qe kur mbreteresha e Frances, Mari Antoniette pyeti per rebelimin qe pasoi Revolucionin Francez i thane qe po populli s’ka buke te haje, ajo u shpreh qe mund te hanin biskota. Si mbreti dhe ajo shkoi ne gijotine per nje arsye tjeter, por thelbi ishte qe Revolucioni atehere donte koka ne sater, qevte thyhej frika. Ashtu ishin kohet. Sot ka fejsbuk dhe “Miremengjes” perdite nga kryeministri qejfli i videove qe fillojne me fjaline rutine “…dhe me keto drita te bukura me ngjyra te kalase/sheshit/shetitores/banjos publike/stadiumit apo bregut pas qafes se malit, etj, ju urojme nje te diele te qete”. Populli ka halle te medha, ku me i madhi eshte emigrimi, kryeministri ofron “biskota” propagandistike. Emigrimi eshte nje problem biblik per nje popull te vogel si yni. Jane brezat e rinj qe ikin e nuk kthehen me. Nuk eshte thjesht ceshtje taksash dhe shperndarjeje territoriale, eshte ceshtje mbijetese per nje komb. Kam njerez te mi qe i vleresojne pozitivisht keto qurravitje te shpifura edramiste, qe u dashka shume pune per ti bere (po e leme debatin per fondet), a thua se keto biskota/karamele Jane ngarkesa kryesore e nje qeverie. Njerezit e mi socialiste( askush ne pune shteti e pa kurrfare perfitimi) justifikojne keto emulacione fejsbuku te Rames duke me thene se ky dicka po ben ama, se ne krahasim me te tjeret si Nano qe krejt fondet i humbnin rruges apo Berishes qe nuk mbaronte kurre ate qe fillonte, ky pra, do mbeshtetur e s’do lene qe te ike, kur s’è di as ky kur do ike. Keshtu edhe ai Haliti juaj, qe sidoqofte, edhe pse hallin e kaloi, perseri i la leket mjekut. E di pse? Ka menduar per heren tjeter… Ky eshte nje sistem qensh, se demokracia eshte tjetergje. Demokracia shqiptare u nis si esperiment amerikan dhe ashtu po vazhdon. Eshte eksperiment ne natyre dhe BE e NATO, me the-te thashe, jane si vaji dhe piperi ne gjelle dhe ne jemi ne rresht qe ta hame. Gradualisht elitat e Parase, qofshin Luigjer te 25-e apo 30-te kane zene vendin komod atje tek rubineti dhe here e hapin, here e mbyllin sipas programit eksperimental. Bejne bisedime pompoze ku njeri apo dy jane vendimarres e te tjeret shkojne tu mbajne cadren apo tu tregojne barcaleta. Ky i joni vec ketyre aftesive shton fotot e kravatave me hieroglife egjiptiane apo sumere(apo edhe Surrele)dhe me kaq mbaron muzika e internacionalizmit demokratik. Firmoset aty nga fundi ndonje akord per refugjatet, siriane apo afgane qofshin, sikur me qene ne pazarin e bagetive. Pak ndryshojne gjerat nga Perandoria romake, po te heqesh fejsbukun, televizorin dhe hipokrizine euroatlantike. Ne Rome jepesh taksa e vasalitetit, kryesisht ne drithe. Tani shkembehet ne sovranitetin e kufizuar. Eh, dhe mos harroni qe Berisha ishte nje arrivist qe shfrytezoi teseren e komunistit per karriere. Rama ishte nje arrivist qe s’è pati problem te hynte e dilte me PD, pastaj radikal e se fundi socialist. Etj, etj. Keta njerez arriviste pa ideale perputhen me fjalet e Skenderbeut ne Kruje, shpikur nga gjigandi i oratorise qe ishte Noli. Por thene kryekeput ndryshe ” Mizerjen dhe maskaraden nuk una sollem ne te botes se Kapitalit, por beme qe ta zgjidhnit ju, ne mesin tuaj”.