Efektet e TTIP në ekonominë globale

redaktor

Ne kohe te pasigurta ekonomike, TTIP do te thote lidhje me te forta midis perendimit—dhe me pjesen tjeter te ekonomise globale.

Marreveshja e propozuar per te perfunduar deri ne fund te vitit 2014 — mbi nje marreveshje transatlantike per tregtine dhe investimet, e cila do te sherbente dy tregjet me te medha boterore – Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes — ka si qellim te thelloje marredhenien transatlantike, te mbaje lidershipin e politikave tregtare boterore dhe te avancoje nje sistem te bazuar ne rregulla te qarta per qeverisjen globale.

Ne terma praktike kjo marreveshje pritet qe te rrise prodhimin e brendshem bruto te kombinuar –ne SHBA dhe BE– me rreth 1 perqind ne periudhen afatshkurter,  te shtoje 2 milione vende pune te reja dhe te ofroje me shume zgjedhje dhe cmime me te uleta per konsumatoret.

Megjithe avantazhet qe pritet te sjelle, marreveshja e propozuar transatlantike e tregtise dhe e investimeve ka hasur edhe opozite nga pale te tjera ne ekonomine, te cilet rendisin nje sere pengesash per suksesin e kesaj marreveshjeje.

Efekte tek marreveshje te tjera tregtare?

Nje nga pikat kryesore te kritikes eshte se kjo marreveshje tregtie do te vendoste ne disavantazh vendet e treta — si pershembull Kanada, Meksika apo Turqia, te cilat kane marreveshje bilaterale tregtie me SHBA ose BE. Pra a do te ule TTIP vleren e ketyre marreveshjeve?

Nje tjeter kritike eshte se nje marreshje perfundimtare do te rrezikonte funksionimin e Organizates Boterore te Tregtise (OBT-se). A mundet qe kjo marreveshje te pengoje perfundimin e marreveshjeve multilateral (si pershembull raundin e Dohas)?

Te tjere oponente permendin historine e debatueshme midis BE dhe SHBA ne lidhje me politikat gloable per sa i perket bujqesise, pronesise intelektuale dhe teknologjise se informacionit.

Statistikisht , kerkimet empirike moderne sugjerojne se nenshkrimi i marreveshjeve bilaterale ne fakt mund te rrise incentivat e paleve te treta per te arritur liberalizim me te madh ne nivelin multilateral.

Kjo eshte pozitive edhe per palet e tjera ne ekonomine boterore, duke pasur parasysh rrjetet e integruara te furnizimit ne tregun global. Pra cdokush mund te perfitonte nga kjo marreveshje.

Nevoja per integrim

Politikeberesit kane nxjerre mesime nga kriza e fundit ekonomike. Keto mesime reflektojne nje paradigme te re zhvillimi dhe zbulojne se bashkepunimi dhe integrimi ekonomik nderkombetar jane bere imperative per te adresuar natyren e sfidave te reja globale.

Kjo zhvendosje drejt marreveshjeve me te gjera i pergjigjet me shume realiteteve te sotme ekonomike, ne te cilat tregtia dhe investimet nderkombetare jane gjithnje e me shume te nderlidhura. Objektivi kryesor eshte konsolidimi dhe harmonizimi i rregullave te investimeve mbareboterore, duke krijuar nje fushe loje te niveluar per konkurencen.

Marreveshje te tjera te cilat jane duke u negociuar nderkohe jane marreveshja e Partneritetit Transpaqesor (TPP) — qe lidh Ameriken e Veriut dhe te Jugut me tregjet dinamike te Azise se  Paqesorit – si edhe marreveshjet BE-Japoni dhe BE-Kanada, te cilat jane duke levizur shpejt drejt finalizimit.

A mundet qe marreveshjet rajonale si ajo midis SHBA-se dhe BE-se te ulin gjasat e reformave te suksesshme te regjimit te tregtise multilateral nen udheheqjen e OBT-se?

Bllok ndertues apo pengese?

Eshte demonstruar se sforcot e integrimit rajonal nuk jane as blloqe ndertuese e as penguese per progresin e liberalizimit multilateral. Nga njera ane, keto marreveshje ulin incentivat e vendeve pjesemarrese qe te bejne leshime ne nivelet multilateral. Nga ana tjeter, ato rrisin benefitet nga negociata te suksesshme multilaterale per vende te paperfshira me pare. Ne vecanti, ne keto raste mund te binden ne tavolinat e negociatave disa vende te medha ne zhvillim qe te bejne leshime.

Lidhur me kundershtimin se nje marreveshje e perfunduar  TTIP do te ulte vleren e marreveshjeve bilaterale me vendet e treta, studiuesit sugjerojne per vendet te cilat jane te lidhura ne nje marreveshje me BE-ne ose SHBA-ne, kane incentive me te medha per te krijuar nje partneritet me te thelle me partnerin tjeter me te cilin nuk kane ende nje marreveshje.

Kjo do te lejonte faktikisht qe nje marreveshje tregtie SHBA-BE perfundimisht do te krijonte nje platforme per perfshirjen e rajoneve te tjera, me te cilat palet kane paraprakisht negociata apo marreveshje. Ky eshte edhe themeli i argumentit te “bllokut ndertues” te TTIP.

Nje marreveshje bilaterale me e thelle midis SHBA-se dhe BE-se nuk perben rrezik per sistemin e tregtise multilateral. Ne te vertete, ajo e ndihmon kete sistem per to zhvilluar me shume ne nje forme te strukturuar.

Nje hap historik

Rendi ekonomik transatlantik, i bazuar ne nje system rregullash eshte unik. Ne dekadat e fundit, ka nxitur rritjen ekonomike globale per shume aktore, duke perfshire ketu edhe Kinen.  Ky rend ka potencialin qe te integroje fuqite ne zhvillim ne kete sistem. Por forcimi i ketij sistemi eshte parakusht.

TTIP eshte nje partneritet politik, ekonomik dhe kulturor dhe ne kohen e duhur — i cili po te negociohet mire — do te nxise zhvillimin ekonomik boteror, forcoje partenitetin natyral te perendimit dhe krijoje nje fushe loje te barabarte per konkurence te ndershme.

Kjo marreveshje mundet gjithashtu te forcoje lidhjet midis vendeve te Bashkimit Europian. Pra eshte nje hap historik, i cila do ti sillte benefite te jashtezakonshme te dyja aneve te Atlantikut.

*Marrë nga  “The Globalist” – Dr. Valbona Zeneli eshte profesore e studimeve te sigurise ne George C. Marshall Qendra Europiane e Studimeve te Sigurise

Share This Article
1 Comment
  • Nje Shpjegim te shpejte per akronimin (sic) TTIP, qe ne Angl., eshte:

    Transatlantic Trade and Investment Partnership (TTIP)
    Partneriteti TransAtlantik ne Tregeti dhe Investime (PTTI)

    Kjo sigurisht shpjegohet fund-e-fillim, ne artikull,

    TTIP, njihet dhe si: Transatlantic Free Trade Area, shkurtuar si TAFTA.
    Zona TransAtlantike e Tregetise se Lire (ZTTL) ose dhe zona-e-lire-e-tregtise

    TAFTA eshte gati pasqyrim i NAFTA – North American Free Trade Agreement.
    Marreveshja e Tregetise se Lire te Amerikes Veriore (MTLAV)

    ***

    NAFTA u arrit 20 vjet me pare dhe ishte me rendesi strategike per vende me afersi gjeografike; SHBA-te, Kanadaja e Meksika. Me krijimin e blloqeve globale e levizjeve tregtare dhe nga konjukturat politike, kjo u be domosdoshmeri. Ka tentativa nga shume Fuqi Rajonale (Kina, India, Brazili, Irani, Rusia etj) per te bere by-pass, ose spostuar SHBA-te dhe Europen, disa te tilla kane shkuar nga marreveshje bi/tri-laterale deri ne “monedhe konvertuese”. “Dollari duket sikur i shtrengon.”

    Histori Monetare
    _____________

    Pse “keto vende” e shohin Ameriken/Perendimin si shtrengim? Kudo “ndiq Parane” Deri vone dhe sic kemi mesuar ne shkolla, Paraja bazohej ne Floririn (Au) e cdo banke perkatese. Banka printon Para te reja, pasi hiqte te vjetrat nga qarkullimi gjithmone bazuar ne Depoziten e Arit qe kishte ne kasafortat e saj. Me nje rezultante 0-0 ose 1000-1000 ne barazpeshe. Kjo eshte teoria. Ne praktike per shekuj me rradhe s’ka qene keshtu, nje nga dis-balancat me te medha ne jeten e cdo shteti jane Lufterat. Keto thellojne diferencen ne menyre drastike. 1) monedha juaj e brendshme humb besueshmerine, a) per qytetaret tuaj b) partneret e huaj 2) ne kohe krize vetem Floriri shkon. Dhe si rezultante, ne Lufte “cdo gje shkrihet, e kush mendon per neser”!

    Shteti detyrohet te nderhyje tek thesari. Pas L2B vetem Amerika doli pa humbje te medha; te gjithe te tjeret ne Euro-Azi ishin shkaterruar. Reservat ne Ar u shterruan. Shume nga keto fuqi nga te dyja anet, ishin ne borxh ose kredi tek SHBA-te. (BS/UK/Fr etj) Gjithe ky Flori i dhene (per armatime, mallra, ri-ndertime) perfundoi tek “Reserva Federale” ne Amerike. Krijohet nje akumulim global floriri ne perqendrime te tilla (kudo ne bote, ne ate kohe) qe bente te duken minimmale reservat e Arit ne pjesen e mbetur te botes. Dicka shume e rralle ne histori.

    Fuqia e Amerikes tashme kaloi ne tresh, nga Ushtarake dhe Politike u shtua ajo Ekonomike. Jo se nuk e kishte me pare, tani ishte No1 ne formen me absolute te mundur. Si ne jete e organizim shteteror eshte mire te jesh No1. kudo, vec jo gjithmone. Amerikes i interesonte supremacia por ne nje bote te shkaterruar e ne varferi nuk ti blen kush armet, mallrat e sherbimet. Si rezultat kemi “ndihmen e Amerikes” ne Europe, ri-ngritjen e Japonise etj, te cilat asnje nga ne nuk eshte naiv te besoje se u bene “per te miren e zemres”.

    Pra ne 1944, kur eksperience e pas-L1B ishte akoma e fresket (papunesia esktreme ne Europe/ depresioni ne SHBA) u vendos te vihej nje “rregull i ri per ekonomine globale” Per te parandaluar krizat masive e kthesat e forta, 44 shtete mblidhen ne SHBA-ra e krijojne ate qe njohim si “Bretton Woods Agrement” (marreveshja e…) duke i “ngjitur” Parate e botes tek – $. Dollari u be “floriri i ri i botes”
    [pasketaj boten e mori dreqi, thone disa ;)]

    SHBA-shume Flori. Bota pa Flori. Pervoja – Monedha bazohet ne Flori –>
    Zgjidhja – cdo Monedhe te bazohet ne Dollar.

    (Nenkupto-flori, te cilin e garantonte SHBA-ja, thjeshtezim per ato qe ekonomia nuk u thote gje)

    Kjo marreveshje krijoi Fondin Monetar Nderkombetar (FMN) e me pas Banken Boterore (BB) Por doli nje problem tjeter, SHBA-te kishin “Floririn e Botes” tashme, jo “Dollare per Boten” Atehere behet Plani Marshall, printohen kartmonedha te tjera e historia vazhdon.

    Si NAFTA dhe TAFTA sot kane nje rol dual, 1) direkt, ko-operim i perbashket me perfitim te dyanshem 2) kunderbalance ndaj fuqive/blloqeve te tjera tregtare.

    —–

    Artikull shume i qarte, si rralle te tille shihen ne shtypin Shqip.

    Ka nje dyzim ne “person/lexues” pasi nuk besoj tek BE (per arsye qe s’nuk jane per kete teme) e cila mund te duket se e hedh premisen poshte; por s’eshte keshtu.
    Nuk mohohet gjeresia e thellesia ne njohuri, qualiteti dhe klariteti ne kete artikull; dhe nese nuk beson tek “nje ide” argumenti ka respekt maksimal nga cilado ane qe vjen.

    Shpresojme te shohim artikuj te tjere nga kjo zonje; qofte dhe direkt per Dita “shqip-shqip” qe do i lexonim me kenaqesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *