Efektivi i Policisë plagoset me thikë në mbyllje të procesit të votimit

Edlira Shehu

Është regjistruar një incident në momentin e mbylljes së kutive të votimit në Fushë-Arrëz.

Punonjësi i Policisë me iniciale G.O. është plagosur me thikë dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Pukës.

Më datë 25.04.2021, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.

“Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë  dhe po punohet për kapjen e tij,” – thuhet në informacionin paraprak të Policisë.

Ndërkohë bëhet me dije se grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *