Efektivi i RENEA-s: Ishte një pritë. Na qëlluan nga disa drejtime njëherazi

Bledar Lumani

Jetmir Isaj, efektivi i RENEA-s që mbeti i plagosur gjatë sulmit në Lazarat, ka rrëfyer atë që ndodhi dy ditë më parë.

Ai thotë se ata kanë rënë në pritë.

Unë kam qenë në pjesën e pasme të makinës,se po të isha para, nuk do isha këtu tani. Ibrahimi ka qenë i ulur para dhe ne të tjerët ishim pas në momentin që u qëlluam. Mendoj se për shkak të relievit, personat që na qëllonin na kishin në kontroll dhe për këtë i shikonin makinat dhe lëvizjet tona.

Ne nuk kishim zbritur akoma nga makina. Kishim shkuar të merrnim një të ri që ishte kapur me armë. Jemi qëlluar brenda makinës, Ibrahimi u qëllua në ballë, edhe pse kaskën e ka pasur. Ndërsa unë dhe Perlati kemi shpëtuar vetëm nga kaska, pasi nuk lejoi që plumbi të na prekte”, vijon Isaj rrëfimin e tij.

Nuk di të them me saktësi distancën, por di të them se na qëllonin edhe nga distancë që na dukej se ishte shumë pranë nesh, edhe nga distancë e largët. Nuk arrinim t’i shikonim personat që na qëllonin, ndërsa ata na shikonin neve”, shprehet Isaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *