Banesa e djegur dje në Tiranë i përket efektivit të policisë së RENEA-s që ndodhet në aksion për arrestimin e autorit të vrasjes së dy vëllezërve në Shkodër.
Policia ka humbur gjurmët me 30 vjeçarit që ekzekutoi dy vëllezërit Skënder dhe Abdullah Shkami.
Ndërkohë, zjarri ra mbrëmjen e shkuar në banesën e efektivit të RENEA-s në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet.
“Shtëpia është shkrumbuar totalisht, nusja ime ka mbetur në rrugë jemi traumatizuar, ka qënë vetëm me foshnjën në banesë dhe janë tmerruar s’dimë gjë se si ndodhi“, thotë e ëma e efektivit të RENEA-s.
Nga ky zjarr fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz por dëmet janë masive pavarësisht faktit se zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje. /Dita/
