SMS në DITA
Në 0689073730
Sihariq dha Palikari
Janullatosi i Pari
Mblidhuni të gjithë këtu
Të gëzojmë o Skipëtarë
300 vjet mbushi ai
që punoi natë e ditë
200 shkolla greke hapi
që t’ju sillte pakëz dritë
Në parajsë të shkoftë shpirti
o i madhi Shën Kozma
Shqipërisë një tjetër thikë
i ngulëm në Kolkonda
Jam i lumtur e krenar
Që ndoqa rrugën e tij
Kisha mbolla anë e mbanë
Bëra lëmsh një Shqipëri
Hallakatur trur’ i kombit
Bën sehir në letargji
Turpi të mbuloftë përjetë
E dhjera Akademi
S`di në do të flasë dovleti
A do heshtë si gjithnjë
Një qime t’i prekësh grekut
Bota mbarë ndez qiri
Papa Kristo, Petro Nini
Luftuan një jetë të tër’
Të përhapin shkronjat tona
I shkoi greku në satër
Çirrem, digjem i vrerosur
Buçet Noli kryqëzuar
Nga këlyshët e Fanarit.
Tradhëti qofsh e mallkuar
Sytë ngre me besë e shpresë
Si gjithmonë nga perëndia
Efialtër e Pilatër
Është e jona Shqipëria!
Nga Radika
