Eficenca e energjisë, Gjiknuri: Program konkret për uljen e konsumit

redaktor

Energjia kryetema e qeverisë në nisjen e sezonit të ri të punës, ishe dhe qendra e fundjavës për ministrinë e kësj linje. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri u shpreh dje se qeveria në të cilën bën pjesë ka një program konkret për uljen e konsumit të energjisë elektrike.

“Nuk ka dyshim se eficienca e energjisë është një prioritet i rëndësishëm si politik ashtu edhe ekonomik. Eficenca sot konsiderohet si një nga ato burime, akoma të pashfrytëzuara mirë, vërtet një burim alternativ energjie, në mënyrë indirekte. Kursimi i energjisë, do të thotë një përdorim më efikas, më eficient i energjisë, në mënyrë që për të njëjtin input, të keni më tepër output”, cilësoi ai. Sipas tij qeveria është e vendosur që paralelisht me luftën pa kompromis ndaj fenomenit të vjedhjes së energjisë, të ndërgjegjësojë opinionin publik për vlerën, avantazhet që sjell eficienca energjetike por dhe të promovojë politikat dhe investimet që shkojnë në këtë drejtim.

“Sot, ne përballemi me një nivel të lartë të humbjeve të energjisë, që janë humbje teknike ose jo teknike të cilat kryesisht vijnë nga abuzimi”, u shpreh ministri i Energjisë. “Në Shqipëri konsumojmë energji më tepër se ç’duhet. Nga viti në vit rritet kërkesa dhe përdorimi i energjisë, ndonjëherë në situate që nuk shkojnë në proporcion me rritje ekonomike”. Çrregullimi i tregut nga çmime të cilat nuk reflektojnë koston reale, i bën konsumatorët jo të interesuar drejt investimeve për një përdorim eficient të energjisë.

Ministri Gjiknuri këto deklaratë i bëri në konferencën me temë “Politikat e eficiencës së energjisë në Ballkan: Mundësi bashkëpunimi rajonal”. Konferenca u organizua nga Ministria e Energjisё dhe Industrisё sё Shqipёrisё dhe “Balkan Forum”, me mbёshtetje tё Rockefeller Brothers Fund.

Programi i qeverisë për kursimin e energjisë

.Përmirësim i mbledhjes së të dhënave të konsumit të energjisë nga të gjitha agjencitë e specializuara dhe të ngarkuara me ligj për këtë aktivitet.

.Do të miratohet një Plan-Veprim i qëndrueshëm në përputhje me direktivën e BE dhe udhëzimet e Komunitetit të Energjisë.

.Do të implementohen direktivat e BE për eficencën nëpërmjet transpozimit të normave dhe rregullave të BE në legjislacionin shqiptar.

.Nxitja e sektorit publik, që të marrë rolin e liderit në zbatimin e projekteve për eficiencën e energjisë, duke filluar që nga ministritë, spitalet, shkollat, institucionet e tjera publike.

.Aplikim i teknologjive të reja për përdorimin me eficencë të energjisë.

.Do të miratohet dhe forcohet kodi i ndërtimit si dhe aplikimi i standardeve të reja për efiçencën për pajisjet dhe aparaturat e tjera elektroshtëpiake.

Share This Article
2 Comments
  • te siguroj qe me rritjen e cmimit ,politika e kursimit te energjise do funksionoje
    do kthehen te gjithe te pishtaret , kandelat dhe qirinjte .

    Rrilindje donit ?? e kto ka rilindja
    demagogji dhe asgje tjeter .
    Gjiknuri ,ti ngele kot aty ,te ka cuar per inat Bojaxhiu 🙂

    • eshte e thjeshte, shtoni amerazhin dhe bie konsumi i energjise..
      keni ulur aperazhin qe matesi te xhiroje me shume per te arritur ate amperazh qe kerkon llampa apo pajisja elektrike ..
      ne jemi vjedhur dhe vidhemi sistematikisht, do vazhdojm te vidhemi.
      si eshte emundur qe nje familje ne itali apo greqi kosumin mujor e ka 70-100 euro ne muaj . e kan provuar te gjith ata qe kan patur rastin te gatuajne kur kan jetuar jasht,
      shembull.. per te gatuar 1 pako spageti nuk te duhen me shm kohe sa thote manuali (5 min) te jeni te sigurte qe ajo do ju kerkoje max 5 min per te kryer procesin, ndersa tek ne duhet te kaloje dy fishi i kohes .
      shikoni ndricimin e llampave apo te gjithe pajisjeve elektrike ne shtepit tuaja sa te sforcuara punojne,shkak thone eshte mbi ngarkesa.
      valle ne jemi me te pasur se fqinjet tane ?mendoni se kemi me shm pajisje shtepiake se ata ?pra me pak fjale kta vazhdojn te vjedhin – ku shkojn parate e vjedhura ? dihet tashme ne xhepat e pasardhesve qe jan ne pushtet..
      kemi cfar ti bejm ktyre monstrave ?lodhemi kot sepse kushdo qe vjen do bej te njejtin veprim (copi paste)
      prandaj ulni koken dhe thjesht soditeni fenomenin si na vjedhin sepse nuk eshte aspak ineteresant kur vjen fatura e energjise.
      ps prisni se do te kete tender te ri per ndrimin e matesave te energjise.

      :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *