Egje, shpëtohen rreth 340 emigrantë në brigjet e Kretës

Elton Tafaruci

Forcat e Marinës detare greke kanë bërë të ditur se kanë shpëtuar të paktën 340 emigrantë, pas fundosjes së një barke me qindra persona, 75 km në Jug të zonës detare të Kretës.

Gjithashtu, ekipet e shpëtimit kanë njoftuar se kanë rikuperuar edhe trupat e pajetë të 9 emigrantëve të tjerë.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin, vlerësohet se në barkën prej druri 25 metra të gjatë, që besohet se mund të jetë nisur nga brigjet e Aleksandrisë së Egjiptit drejt Italisë, ndodheshin rreth 700 vetë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *