Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Egjipt, arrestohet pëllumbi-spiun
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Egjipt, arrestohet pëllumbi-spiun
Bote

Egjipt, arrestohet pëllumbi-spiun

anazapta
Published January 17, 2013
Share
SHARE

Në pjesën veriore të Kajros është arrestuar një pëllumb, i cili “akuzohet” për spiunazh! Në momentin e kapjes, shpendi kishte të lidhur në këmbët e tij një mesazh misterioz dhe një mikrofilm. Pas kësaj në internet dhe në media shpërthen ironia

 

Ka përfunduar në kafaz dhe mbi të rëndon akuza e spiunazhit. Nuk bëhet fjalë për një terrorist të rrezikshëm islamik, por për një pëllumb që policia lokale e ka mbyllur në një kafaz në verilindje të kryeqytetit. Është e njohur frika e vendeve të Lindjes së Mesme ndaj agjentëve realë të tipit “007”, por prej kohësh nuk ishte dëgjuar një episod i kësaj natyre.

Autoritetet egjiptiane kanë zbuluar një mesazh të lidhur pas këmbës së zogut, në të cilin ishte shkruar “Egjipt Islam”, dhe një mikrofilm i dyshimtë. Pëllumbi është transferuar menjëherë në departamentin e hetimeve kriminale të policisë, ndërsa mikrofilmi u dërgua në zyrat e radio-televizionit egjiptian për t’u ekzaminuar.

Reagimi i rrjeteve sociale në internet dhe i mediave vendase dhe ndërkombëtare nuk vonoi. Aktivistja Samira Ibrahim ironizonte në blogun e saj: “Lajm i orës së fundit: pëllumbi spiun mbahet në paraburgim në rrethin e Shubras”. “Ndalojeni pëllumbin!” ishte një nga titujt kryesorë të edicionit të lajmeve në televizionin “Al Arabiya”. Ndërsa në “Tëitter” shumë kënaqeshin me batuta, si: “Emri im është Bond, Pëllumbi Bond”. Të tjerë bënin shaka mbi arrestimin e shpendit duke e përshkruar si një nga episodet e reja të serialit “Policia Kriminale e Egjiptit” (duke bërë një paralelizëm me serialin investigativ që transmetohet në SHBA me titullin “Policia Kriminale e Nju Jorkut”).

Deri në këtë moment, komentet që vërshonin në rrjetet sociale egjiptiane, ishin të lidhura me procesin e ish-presidentit të vendit, Hosni Mubarak, por ato ndryshuan menjëherë orientim pas kapjes së ‘pëllumbit spiun’, që u bë edhe lajmi më i ndjekur dhe i komentuar brenda pak minutave.

Dikush gjeti rastin për të kujtuar frazën më të përdorur të presidentit Morsi, i cili e krahason planin e rritjes ekonomike me një zog që fluturon mbi të gjitha pengesat.

“Egjipti është toka e absurdit, i mbushur me teori konspirative dhe i gjori pëllumb është viktima më e fundit e tyre”, komentoi Erin Kuningham, gazetare në “Global Post”, e cila kujtoi se në vitin 2010 për sulmet e shtuara të peshkaqenëve në Detin e Kuq që lag brigjet e Egjiptit, u fajësuan shërbimet sekrete izraelite të Mosadit.

 

Somario: “Ndalojeni pëllumbin!” ishte një nga titujt kryesorë të edicionit të lajmeve në televizionin “Al Arabiya”. Ndërsa në “Tëitter” shumë kënaqeshin me batuta, si: “Emri im është Bond, Pëllumbi Bond”.

anazapta January 17, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?