Egjipt, ish-presidenti hiqet nga lista e terroristëve

Dita

Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi është hequr nga lista zyrtare e terrorizmit në vend.

Gjykata më e lartë e apelit në Egjipt ka hequr mbi 1500 persona nga kjo listë, duke përfshirë këtu edhe ish-presidentin.

Apeli i Morsit dhe i të akuzuarve të tjerë, duket se është pranuar nga gjykata e Kasacionit.

Ky lajm është bërë i ditur nga një burim i kësaj gjykate, raporton Anadolu Agency.

Në mesin e atyre që akuzoheshin si terroristë, ndodhej edhe ish-futbollisti i njohur egjiptian, Mohamed Abu Treika.

Përfshirja e 1500 personave në këtë listë ka ardhur pasi autoritetet egjiptiane i akuzonin ato për lidhje me Vëllazërinë Myslimane, e cila u shpall në vitin 2013 si organizatë terroriste.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Terroristet me mbeshtetjen angli-france.

    Shpallin terrorist te vetmin kryeminister te ardhur

    Ne PUSHTET nga zgjidhje te lira ne Egjypt, qysh

    Pas monarkise 1955.

    Haka e krimineleve eshte litari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *