Një gjykatë në Egjipt ka konfirmuar këtë të martë dënimin me vdekje për ish-presidentin Mohammed Morsi. Vendimi, i marë fillimisht në muajin maj, është konfirmuar pas opinionit të dhënë nga figura më e lartë fetare e vendit, Myftiu i Madh.
Dënimi me vdekje ish-liderit iu dha në lidhje me arratisjen masive të të dënuarve nga burgu në vitin 2011.
Më herët gjatë ditës, Morsi u dënua me burgim të përjetshëm për një tjetër akuzë. Ai akuzohej për spiunazh në favor të grupit islamik palestinez të Hamasit, atij libanez të Hezbollahut dhe Iranit.
Mohammed Morsi u rrëzua nga pushteti në korrik të vitit 2013, pas protestave masive në rrugët e qyteteve të Egjiptit kundër pushtetit të tij.
Aktualisht, ai po shlyen një dënim me 20 vjet burg për urdhërimin e arrestimit dhe torturimit të protestuesve gjatë kohës që ishte në pushtet.
Në seancën e së martës gjyqtari deklaroi se, Vllazëria Myslimane e drejtuar nga Morsi bashkëpunoi me lëvizjen palestineze të Hamas që militantët e saj të futeshin në kufijtë lindorë të Egjiptit dhe të sulmonin burgjet.
Mbështetësit e ish-presidentit i quajtën këto akuza një farsë.

Mursi ra viktime e amerikanizimit e idese se futjes se luftes civile e jo kto qe thuhet!
Po Sali qelbesira yne kur do denohet?
Ka bere shume me teper se kaq.
Te dhjefsha rilindjen.
Qe i ben makiazh nje trupi te semure
Sa per dijeni Morsi eshte me origjine SHqiptare, dhe flete pak shqip.
ALLAHU EKBER.
MIK I SHQIPETAREVE,
FITUESI I TE VETMEVE ZGJEDHJE TE LIRA TE BERA NE EGJYPT.
RREZIMI I KETIJ NGA PUSHTETI DHE DENIMI ME VDEKJE ESHTE ATENTAT NDAJ POPULLIT TE EGJYPTIT.
SHQIPETARET E NDERSHEM DUHET TE PROTESTOJNE PERPARA AMBASADES SE KRIMINELEVE TE EGJYPTIT NE TIRANE.
ZOTI I DENOFTE.