Masakrohet studenti italian që kritikoi Sisin

Saimir Lleshi

Një student italian u gjet i masakruar në Kajro të Egjiptit. Historia trajtohet nga mediat italiane, pasi u zhduk për disa ditë në kryeqytetin egjiptian studentit 28 vjeçar Giulio Regeni.

I riu u gjet i masakruar me thikë në një gropë dhe gjysmë i zhveshur.

Kjo përjashton mundësinë për ngjarje aksidentale. Ministria e Jashtme italiane ka kërkuar hetim dypalësh për rastin.

Por, vrasja duket se nuk është e paqëllimshme. I riu kishte publikuar pak ditë më parë një artikull në mediat italiane ku kritikonte qeverinë egjiptiane të drejtuar nga Al-Sisi. Artikulli është publikuar në “Il Manifesto”.

Teksti i studentit:

Al-Sisi, ka marrë kontrollin e Parlamentit me numrin më të madh të policëve dhe ushtarëve në historinë e vendit, ndërkohë që Egjipti është në fund të të gjitha renditjeve botërore për respektimin e lirive të shtypit.

E megjithatë sindikatat e pavarura nuk dorëzohen. Sapo ka përfunduar një takim vibrues pranë Qendrës së Shërbimeve për Punëtorët dhe Sindikatat (Ctuës), që është mes pikave të referimit të sindikalizmit të pavarur egjiptian.

Edhe pse salla më e madhe e Qendrës ka rreth 100 vende për t’u ulur, natën e takimit nuk arrinte t’i mbante të gjitha aktivistet dhe aktivistët sindikalë të ardhur nga i gjithë Egjipti për një asamble që është e jashtëzakonshme në kontekstin aktual të vendit./Dita/

studenti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *