Egjipt, mbi 1500 persona në “listën e terrorizmit”

Dita
muslim militants

Në “listën e terrorizmit”  të Egjiptit janë futur për të tretën herë 1.529 persona, më mesin e të cilëve ndodhet edhe ish-futbollisti i kombëtares Aboutarika.

Personat e futur në listën e terroristëve akuzohen për “ndryshim të regjimit duke përdorur forcë dhe duke sulmuar forcat e armatosura, policinë dhe institucionet gjyqësore”.

Sipas ligjit të ri, i cili konfiskon mallrat e terroristëve dhe organizatave terroriste, personat në fjalë, mund ta ankimojnë vendimin jo në Gjykatën e Apelit, por në Gjykatën e Emergjencave.

Kreu i Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Badie

Edhe në muajin janar e qershor të vitit të kaluar, këta persona ishin futur në listë po nga Gjykata e Emergjencave, duke përfshirë dhe liderët e Vëllazërisë Myslimane, mirëpo vendimi ishte anuluar nga Gjykata e Apelit.

Sipas ligjeve të Egjiptit, personave të cilët futen në listën e terroristëve u ndalohet hyrja apo dalja nga shteti.

Tre vite më parë, futbollistit Muhammed Aboutarika iu konfiskua prona, me pretendimin se ai “ka financuar disa akte terroriste”.

Ligji për konfiskimin e mallrave të terroristëve dhe organizatave terroriste në Egjipt ka hyrë në fuqi më 22 prill, duke u publikuar në Gazetën Zyrtare.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *