Egjipt, Qeveria bllokon shërbimin e internetit falas për Facebook

redaktor
A man poses with a magnifier in front of a Facebook logo on display in this illustration taken in Sarajevo, Bosnia and Herzegovina, in this December 16, 2015, file photo. REUTERS/Dado Ruvic/Files

Egjipti ka bllokuar shërbimin e internetit bazik falas  për Facebook pasi kompania amerikane refuzoi ti jepte qeverisë egjiptiane akses për të përgjuar përdoruesit e këtij rrjeti social.

Facebook Zero, i cili hyri në përdorim në Egjipt, në tetor të vitit të kaluar u mundësonte njerëzve me pak të ardhura të kishin aksese në Facebook, duke krijuar një llogari dhe duke e hapur adresën nga telefona dhe kompjutera të lirë, pa paguar për shërbim internet.

Qeveria egjiptiane e bllokoi këtë shërbim në 30 dhjetor, duke u shprehur se kompania kishte leje ta ofronte shërbimin vetëm për dy muaj.

Dy burime pranë Facebbok dhe qeverisë egjiptianë u shprehën se shërbimi ishte bllokuar pasi kompania nuk e lëjoi qeverinë të kishte nën mbikkqyrje përdoruesit e saj.

Një zëdhendës i Ministrisë së Komunikimit në Egjipt, refuzoi të jepte një deklaratë në lidhje me akuzat ndaj qeverisë por citoi disa nga arsyet sepse  shërbimi i interneti falas  për Facebook, u bllokua.

“Shërbimi u ofrua falas për konsumatorët dhe rregullatori ndërkombëtar i telekomunikacionit e ka konsideruar si të dëmshëm këtë shërbim për kompanitët e tjera konkurruese,”- u shpreh zëdhendësi.

Facebook deklaroi se përpara bllokimit të këtij shërbimi rreth 3 milionë egjiptianë e përdorinin Facebook Zero dhe 1 milion prej tyre, kurrë nuk kishin pasur më parë akses në internet.

Aksesi falas në disa faqe kryesore është shpërndarë në 37 vende që kanë popullatë të madhe dhe mundësi të pakta për të pasur një linjë interneti. Konflikti midis qeverisë dhe kompanisë Facebook është nga të rrallat e këtij lloji kur një rrjet social merr kërkesë nga qeveria për të spiunuar konsumatorët dhe pasi kompania e refuzon këtë kërkesë, shërbimi bllokohet nga autoritet qeveritare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *