Sulm me armë e bomba, 155 të vdekur në Egjipt

Leda Hysa

Një sulm me armë zjarri e bomba ka shkaktuar 155 të vdekur në një xhami të provincës Sinai në Egjipt. Episodi i dhunës ka ndodhur në kohën e lutjeve.

Sipas policisë, persona që lëviznin me 4 automjete hapën zjarr mbi besimtarët, e pastaj përdorën edhe eksploziv.

Nuk dihet ende se kush qëndron pas ngjarjes së rëndë, por këto vitet e fundit, militantët xhihadistë janë rebeluar ndaj pushtetit, që prej përmbysjes së presidentit islamik Mohammed Morsi nga ushtria, korrikun e vitit 2013.

Me qindra policë, ushtarë e civilë janë vrarë që prej atëherë, shumica prej goditjeve të ndërmarra nga grupi “Provinca Sinai”, i cili është i lidhur me Shtetin Islamik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *