Egjipti hap kufirin me Gazën për të kthyer trupin e palestinezit të vrarë

Saimir Lleshi

Egjipti ka hapur sot vendkalimin kufitar Rafah për të lejuar kalimin e trupit të pajetë të palestinezit të vrarë nga ushtria egjiptiane, bëri të ditur një burim doganor palestinez.

Televizioni Al-Jazeera të premten transmetoi një video e cila tregonte një njeri krejtësisht të zhveshur palestinez duke u qëlluar disa herë për vdekje nga ana e ushtrisë egjiptiane, teksa ai tentonte të kalojë nga Gaza në Egjipt përmes kufirit detar Rafah, trasnmeton AA.

Videoja gjithashtu tregoi një personel palestinez të sigurisë duke u kërkuar forcave egjiptiane të mos qëllojnë dhe duke i sinjalizuar se njeriu në fjalë vuan nga një sëmundje mendore.

Viktima është identifikuar si Ishak Hassan, 28 vjeç.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *