Jetë Zhitia
“Nuk po më duket fare sikur po eci në Tiranë”, thotë. Rrugët janë thuajse bosh, nuk ke nevojë t’ju shmangesh të tjerëve në trotuar, dielli i pasdites bie në gjethet e skuqura dhe mbi krahët e tij; ia ngjyros fleshkat e duarve në ngjyrë ari; të miat bakër.
Dy lëkura në të njëjtën ngjyrë. Dy trupa mes gjithë atyre që kanë dalë në rrugë për një ecje diellore nëpër qytet.
Është qetë këtu sot, makinat nuk i bërtasin njëra tjetrës. Qetë, njerëzit, qetë; një çift ka gjetur një hije në periferinë e sheshit Skenderbej në dy karrike. Flokët e zeza, të gjata deri te beli i levizin vajzës si flamur i mbeshtjellë nga një puhizë pa zë. Këmbet i ka shtrirë dhe kurrizin e ka thyer, kokën e lë të varur mbi mbështetësen dhe ato flokë levizin ngadalë.
E kalojmë sheshin, bota nuk merr fund këtu edhe pse për një moment qëndroj e heshtur duke parë flamurin e kuq, flamurin e madh, të ndezur mbi ngjyrën e butë të qiellit. Valëvitet në vijimësi mbi të njëjtin vënd, mbi qendrën e kryeqytetit të një shteti që unë e quaj timin. Por një gjë s’me lëshon, një pyetje më pushton, një ndjenjë më ndan, më bën të ndjehem larg dhe jo pjesë e së njëjtës zemër.
A nuk është një mendje e lirë kusht për dashuri?
J.S. Mill thotë në shkrimin e tij “Për lirinë” që edhe një opinion i gabuar është i rëndësishem për njeriun, për një popull sepse dëshmon se mund ta ushtrojë formulimin e opinioneve lirshem. Unë e vazhdoj mendimin dhe them që duhet të ushtrohemi në të dëgjuarin e vetes; në dallimin e zërit tonë prej të tjerëve.
Sa bukur është ta ndjesh një pëllembë të ngrohtë mbi tënden. A nuk është njëjtë i rëndësishëm ta ndjesh një mendim të ngjashëm “mbi tëndin” – një pasqyrë mendore? Të flasesh, të mendosh, të thuash “më shumë qejf i kam kafshët së njerëzit se nuk të gënjejnë” – dhe të kuptosh që ai tjetri ndihet njëjtë.
Sapo kaluam piramiden me xhama të thyer. Më qeshet kur vështroj si i bëhet fytyra maskë e sjellshme, por indiferente, kur takon maska të tjera, që bluajnë gjithnjë të njëjtën bisedë.
A nuk është një bisedë pa pikë loti të zemrës edhe më e rrezikshme se genjeshtrat? Gënjeshtrat mund të hetohen. Po heshtja, si hetohet? Për më tepër kur është ushtruar pa ndërprerë me gjenerata të tëra deri në këtë çast kur nisim të ngatërrojmë një heshtje fshehëse me qetësinë e një të diele verore?
Qetësi të cilën ndonjëherë nuk ia vlen ta mbash, sepse është më keq sa një telajo pa ngjyra.
E çfarë dashurie është ajo kur askush nuk ka nevojë t’i thotë tjetrit: “Kom nevojë me m’bo me besu që ki me kon me mu. A je me mu?”, ose thjeshtë: “Këto ditë jam ndjerë shumë e trishtuar se kam përshtypjen që askush nuk më kupton”.
Djali përballë meje thotë: “Kjo përshtypje thjeshtë të krijohet ngase nuk i ndan shqetësimet e tua me askënd. Duhet të fillosh t’i tregosh dhe do e shohesh që të kuptojnë.”
-“Kam përshtypjen që bashkëmoshataret e mi në Shqipëri nuk munden të më japin këshilla”.
Ai shikon poshtë në tavolinë. Nganjëherë më duket sikur e lëndoj – edhe ai është një bashkëmoshatar. Por unë gjithmonë mendoj që fakti që e ndaj me të një problem të tillë është mjaftueshëm dëshmi që e perjashtoj nga ai pohim.
Po edhe ai nganjëherë ikën larg me mendje dhe në atë moment, ja ku kam përballë një maskë.
Unë vazhdoj: “Kam përshtypjen që një brez i edukuar nga prindër që kanë jetuar para ’90 dhe janë zhgënjyer edhe më pas, nuk janë në gjëndje të bëjnë këshilluesin e mirë: nuk janë në gjendje të kritikojnë pa humbur besimin. Pra nuk munden të të japin ndjesinë që ti ke brenda vetes një fuqi e cila do të ndihmojë ta gjesh rrugën e duhur dhe kështu ti vetë fillon ta besosh”.
Ai thjesht perserit: “Duhet të fillosh ti tregosh problemet dhe do e shohesh që të kuptojmë.”
Këtë herë nuk i ik shikimit tim.
Sytë e tij e kanë ngjyren e gjetheve fund-verore të drunjvë të Tiranës. Gjelbert të çelur me pak kafe, me një shkëlqim. Nganjëherë më duket që ai shkelqim vjen nga ajo pëlhura ngufatëse e “kohës së Enverit” që është trashëguar përmes sjelljes në familje.
Pyes veten, si është të mbrohesh nga një pjesë e mendjes tënde sepse mund të jetë arsyje për burgosje. Si është të kesh ndjesinë se armiku jeton në kokën tënde; në nënvetëdije të mendosh që askujt nuk mund t’i besosh, as pasqyres tënde. A i ka sakatuar historia shqiptare e dekadave të fundit përjetësisht me MOSBESIMIN?
Drunjtë jo vetëm që e ulin vapën por edhe e bëjnë këtë lagje si një kuti me tavan përshperitës.
Ah, sa e dua këtë qytet. Këtë qytet e kam zgjedhur për të jetuar. Këta njerëz i kam zgjedhur si bashkënjerëzit e mi. Të jetosh do të thotë të dashurosh, apo jo? Po unë prapë pyes, si ta dallosh dikë, si ta gjesh një shok ose shoqe, kur babin dhe mamin, gjyshin dhe gjyshen e tij e priste dikur Spaçi e sot auto-Spaçi në rast se janë të sinqertë?
Po ku ta di unë? Unë jam një shqiptare e huaj e rritur larg prej këtu dhe në një kohë tjetër. Nuk kam parë sa mirë apo sa keq ishte kur fëmijet luanin të lumtur në parqe sepse Enveri i bukur u “kishte krijuar siguri”.
Unë sot mundohem të bashkëjetoj me fëmijët e atyre fëmijëve.
Kam ardhur nga jashtë të luaj me ta. Dhe veç mund ta bëj pyetjen: Eh, o shoku Enver, ku mi ke lanë?
****
Jetë Zhitia është një shkrimtare e re shqiptaro-gjermane

Fëmijët nuk duhet të bëjnë gabimet e prindërve, por ata guxojnë të bëjnë gabimet e veta.Përndryshe stagnon zhvillimi dhe emancipimi i shoqërisë.
Të lumtë bija ime. Ke pikasur një damkë të shoqërisë sonë, por njëkohësishtë pyetja/titulli është udhërrëfyes për krasitje dhe krijim hapësire për pipat e shëndoshë.
Rrugët janë thuajse bosh, nuk ke nevojë t’ju shmangesh të tjerëve në trotuar,
Sa perfundon qe rruget jane bosh ato mbushen sa cile e mbylle syte.
Dy trupa mes gjithë atyre që kanë dalë në rrugë për një ecje diellore nëpër qytet.
“Këto ditë jam ndjerë shumë e trishtuar se kam përshtypjen që askush nuk më kupton”.
Vallahi,bilahi,si te kuptojme kur nuk po din dhe cfare shkruen.
Megjithse kaq te uroj te bahesh shkrimtare me emen.
Nje vajze qe e mban veten si Gjermane.them e mban se eshte shume larg te qenit e tille,por as nuk ka lidhje dhe me rrenjet e saj Shqiptare,shkurt njeri pa indenititet.Kur njerez te tille shkojne ne Shqiperi duan te pakten nje jave te kuptojne se nga vijne se ku jane dhe se ku do shkojne.
Vajze e talentuar i uroj te arrij majat e larta si shkrimtare
KJo vajza bukur ka shkruar, ka shpirt poetik, por gabon qe flet ndonje fjale per ate qe nuk e ka jetuar, por ja kane thene, megjithese me delikatese; dhe nje gje: Ne Shqiperi dikur kishim arixhijte qe bridhnin anes lumenjev, u beri Enveri edhe shtepi, pallate si ne Levan te Fierit, por ata benin zakonin. Por arixhinje kishte dhe ka ne te gjithe Europen dhe bote, fatkeqesisht sot jane shqiptaret te kthyer ne arixhinje ashtu si dhe popullsi te tjera dhe nuk ka me toke meme as atdhé. Me mire apo me keq?! Gjejeni vete dhe mendimet do jene te kunderta se varen nga interesi dhe jo nga ideali, patriotizmi, nderi dhe respekti.
Te krijosh eshte gjeja me e bukur ,jane momente qe ti si krijues jep dhe merr njikohesishte kenaqsi …
Krijimtaria kjo Magji e Heshtur shpirtrash …
Ka krijues qe flasin me shume me ndjejen e shpirtin e tyre , e ndodhur nen ate trysi emocionale , padashur krijon edhe perde ne te shprehurit e tyre qe ngajiher veshtiresojne shikim ke lexuesi ,
ndyshe nga syt e kalter i kthjellet si Deti Jon , qe lejojne te shikosh qarte ne thellesi te shpirtit .
Na ndodh te gjitheve ,qe mos te japim ndonjiher mesazhin e duhur me fjalet tona ,ate qe deshirojme dhe kjo na ben qe te mendohemi ,te bejme me shume perpjekje per t’u ber me te qarte ,me te kuptueshem per lexuesin ,qe mesazhi jon te mos te pengohet ga asnji mjergull …
Me pelqejne tematika te tilla qe i flasin shoqerise tone dhe jan kritike ndaj saj . Rrespekt syri i kalter