Eibar poshtëron Realin e Madridit

Ornela

Modestët e Eibar kanë poshtëruar Realin e Madridit në ndeshjen e vlefshme për javën e 13 të La Ligës.

Skuadra e vogël baske fitoi 3 me 0 në shtëpi ndaj gjiganteve kryeqytetas të cilët në këtë sezon kanë luhatje të mëdha në lojë dhe rezultate.

Golin e parë të zotët e shtëpisë e shënuan që në minutën e 16 me anë të Gonzalo Eskalante, një aksion që pati nevojw edhe për sistemin VAR pasi pati dyshime për një pozicion jashtë loje të lojtarëve të Eibar, por video asistentet konfirmuan se gjithçka ishte e rregullt.

Starti i pjesës së dytë ishte i furishëm për Eibar, i cili shënoi dy gola të tjerë shumë shpejt.

Fillimisht realizoi Serxhi Enrik në minutën e 52 ndërsa 5 minuta më vonë, Kike mposhti edhe një herë Kurtua duke i çuar shifrat në 3 me 0.

Skuadra e Solarit mbetet në kuotën e 20 pikëve në vendin e 6 dhe rrezikon të distancohet edhe më shumë nga ekipet kryesuese si Barcelona e Atletico Madrid që sonte përballen ndaj njëra-tjetrës.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *