Teatri i Operas dhe Baletit do të krijojë korin për fëmijë, zërat më të mirë të dalë nga konkursi EJA KËNDO ME NE. Dirigjentët punuan 4 muaj, zgjodhën 10 shkollat me koret më të mira, fituesit do të jenë pjesë e aktiviteteve të rëndësishme të Teatrit të Operas dhe Baletit.
Fituesit do të trjanohen nga TOB me dirigjent për 4 muaj më rradhë për të arritur deri në konkursin final në prani të profesionalistevë, mësuesve të shkollave dhe prindërve.
50 fëmijët që do të zgjidhen për aftësitë e tyre vokale, TOB ka menduar ti bëj pjesë të korit të fëmijëve pranë këtij insitucioni për të nisur një rrugëtim të ri për ta.
