– Përshtypje nga një bisedë mbi erosin, në Opinion-in e TV Klanit-
Ndodhi para ca ditësh… Drejtuesi i emisionit, i cili në rubrikën e tij paguan njerëz të mblidhen ta dëgjojnë dhe jo t’i dëgjojë, që pasi pyet dhe ndërkohë që tjetri përgjigjet ai mendon vetëm për pyetjen e radhës dhe për numrin e filmimit, që i kërkon regjisë të hedhë mbi ekran, mblodhi ca zotërinj e zonja dhe u ofroi temën e shumë tabuve që pengonin emancipimin e shqiptarëve në shekuj.
Tema e erosit ishte e zgjedhur mirë, por përgatitja ishte e lodhur dhe, me dy-tri përjashtime, përzgjedhja e pjesëmarrësve ishte për të qarë hallin. Mbi të gjitha nuk pat marrë mundimin të thërriste një aktor të lëçiste a recitonte ato vargje të anonimëve, apo të poetëve të vdekur që patën shkruar për dashurinë, por edhe ato mori përsipër t’i recitonte vetë, duke mos u tutur hiç që nuk e qëlloi asnjëherë theksin logjik dhe që në çdo dy fjalë, bënte mesatarisht tri gabime!
Mbi të gjitha për shkak të shijes së tij ordinere dhe për mungesën e përgatitjes së pjesëmarrësve, në më të shumtën e kohës, aty nuk u pa gjëkundi përqasja delikate ndaj kësaj teme. U nëpërdhëmbën vargje të shëmtuar të përsëritur disa herë gjatë bisedës si “sisët i kullonin djersë” apo u suall portreti i një gruaje të trembur që kish pozuar dhe shfaqur gjoksin e hapur ngaqë, me gjasa, i patën vënë para syve tytën e kobures…
Sinqerisht, nuk mund të kuptoj dhe të mrekullohem përpara “sisëve që kullojnë djersë” dhe përpara mungesës së feminilitetit në një tablo ku feminile janë vetëm dy thithkat e gjinjëve.
Nuk pashë t’u lihet vend dy vajzave të reja të ftuara aty, që u përmbytën nga tablo të përzgjedhura keq dhe nga vargje banalë të K.Th. Spirit, Pano Taçit dhe të asaj poetes që ka marrë monopolin e emancipimit të shqiptarëve, për të cilën do të flas, në mbyllje të këtyre shënimeve.
Ndihej një thatësirë figurshmërie, që erotika më shumë se çdo temë tjetër ka nevojë për të. Shikuesit sot kanë më shumë nevojë për figurshmërinë se sa për puthjen, lakuriqësinë, mishrat e kapërthyer dhe skenat pornografike, që janë fundi i pusit të fshehtësive. Nuk janë kërkesa namuzqarësh dhe konservatorësh parapëlqimet e gjysmëlakuriqësive që janë në shumicën predominuese të rasteve më të bukura se vetë lakuriqësitë. Përtej lakuriqësisë ka shkretëtirë, asgjë të re nuk pret të shfaqet më, kurse milionat e syve të drejtuar mbi ato gjysmë të fshehta, ushqejnë fantazitë që janë edhe ato miliona të ndryshme, të mjafta, të pasura edhe më të pasura.
Shumë vite më parë artisti Aleksandër Lalo, vinte nga malësitë e Kukësit ku punoi disa vjet dhe më tregonte tekste këngësh që pat mbledhur nëpër ato vise. Më ka mbetur në mend një tablo popullore që krijonin ca vargje të mahnitshëm të një kënge. Përpiqem t’i kujtoj:
“Tak tak tak po troket dera/ Çile nuse derën/ S’mun ta çil, o babë un derën/ Ma ka zanun trimin gjumi/ m’i ka zanë flokët përfundi …. Tak tak tak po troket dera/ Çile nuse derën/ S’mun ta çil, o nanë un derën/ ma ka zanun trimin gjumi,/ ma ka zanë krahin përfundi/ Tak tak tak po troket dera/ Çile nuse derën/ S’mun ta çil, o motër derën/ ma ka zanun trimin gjumi/ ma ka zanë kambën përfundi… “
Isha dakord me Lalon që kishim përpara një finesë të jashtëzakonshme të përshkrimit të një tabloje shtrati, pas natës së parë të stuhisë martesore, që gjenia popullore ka ditur ta endë dhe të na e lerë trashëgim. E të na e paraqesë kundër asaj tabloje banale “me prehërin e nënesë,/ ku sisët kullojnë djersë!”
Vargjeve të Poradecit mund t’u shtoheshin një sërë krijimesh të Nexhat Hakiut, të Kadaresë të viteve të tij rinore, kur ai “ishte këmbanë, që tingëllonte në çdo vështrim vajze,” apo të Petrit Rukës që, ndonëse pa ndjekur rregullisht gjithë krijimtarinë e trojeve tona, mund të them se Ruka i ka të shumta poezitë erotike, ndofta më të bukurat shkruar ndonjëherë nga një penë shqiptare, dhe që aq vëmendshëm ishin paraqitur në një bisedë shumë më të fisme se kjo, drejtuar nga Aulona Minga në “Kafenë e së Djelës” në TV Publik.
Vetëm dy strofa për ilustrim…
…………………………………………………………
O moj çmendje e bekuar, thikë e ëmbël, pa harrim,
Nëpër borën dy pëllëmbë…në një natë të Jugut tim,
Qysh i mbushe trupat tanë plot e plot me ura zjarri
Dhe na shtrive lakuriq mbi çarçafët prej acari.
…………………………………………………………
Shkriu bora me rënkime gjersa doli toka poshtë ,
Përmbi kryq të trupit tënd unë, Krishti, pa një gozhdë,
Krisht i moshës njëzet vjeç, me një Bibël kuturu,
Ngjisja malet e Sinait, – ata ishin gjinjtë e tu…..
Gjinjtë e tu!… Ca gjinj që nuk kullojnë asnjë pikë djersë!… E pranoj kundërvënien me arsyetimin që shijet janë krejt subjektive dhe personale, ashtu si edhe përzgjedhjet, por kam mendimin se krijimtarisë së pasur të këtij poeti të rrallë, e sidomos, qasjes së tij ndaj kësaj teme preferenciale të poezisë, kritika dhe vëmendja insitucionale të humbura në xhunglën e tranzicionit, nuk po i kushtojnë vëmendje. Por ama nuk është se neve nuk na janë dhënë modele të reja, nuk është se nuk janë shënuar kampionë të novacionit dhe të guximit poetik, edhepse vendi për guxim poetik tashmë nuk ekziston, po qe se nuk ngatërrohet guximi me paturpësinë.
Nuk mund të mendohej që të mos ishte e ftuar në këtë bisedë të TV Klanit, zonja Rita Petro, e cila na solli një faqe nga libri i saj “Vrima” duke na thënë gojëplot, se nga ky, libri më i shquar i vitit, ajo ishte faqja më e shquar e saj.
Të më ndjejë zonja poete nëse nuk e kam memorizuar si duhet recitimin e saj.
“Eja i dashur,/ Po të pres sy hapur/ Po të pres gojë hapur/ Po të pres krahë hapur/Po të pres këmbë hapur/ Futu në tunelin/ Ec në tërë gjatësinë e tij/ ku dalje në fund nuk ka/ shijoje zhurmën e ujërave/ dhe stërkalat e bardha…”
Kam patur rast të dëgjoj edhe të lexoj nga libri i saj edhe vargje të tjerë më skandalozë – jo për shqiptimet tabu, por për varfërinë artistike, – që më ka krijuar bindjen se ai vëllim do të ishte më përshtatshmërisht të quhej manual për masturbatorët dhe praktikantët e onanizmit, se sa një vëllim poetik.
Dhe ky vëllim cilësohet si libri vitit!
Dhe ky vlerësim i shpallet asaj dhe publikut, estetëve dhe poetëve, në prani të Ministres së Kulturës dhe të vetë Kryeministrit!
Ne tani jemi të lirë. Diktatura, dhe njëri nga nënkomponentët e saj, çensura, nuk ekzistojnë më. E askush nuk po na i flak turinjve dhe nuk na i kundërshton krijimet tona banale. Zonja Petro si të gjithë ne e gëzon këtë liri dhe mund ta botojë librin e saj dhe mund ta shesë lirisht, po qe se ia blejnë. Bile mund të ketë edhe shitje rekord, se, siç thamë, masturbatorët nuk janë të paktë në numër në këto viset tona.
Por për këtë liri nuk janë kryeministrat tanë që e kanë meritën. Dihet që ata bëjnë mjaft kujdes që ministrat e tyre, si cilësi të parë të kenë qëndrimin gatitu dhe mos kundërshtimin. Ca më tepër, në rastin në fjalë… Është zoti Rama dhe jo ministrja e tij, e cila për shkak të staturës dhe autoritetit të saj të mangët në fushat e kulturës, nuk ma ha mendja ta bënte dot atë thagmë. Pra është kryeministri që u kujdes që të na e jepte këtë libër si model të arritjeve në rafshin e letërsisë. Ky përbën një imponim të mjeruar, të dhunshëm, me domethënie shumë të trishtë.
Dhe ja një nga konformizmat pasdiktatorialë: ai njeriu që u sjell shqiptarëve Opinionin e madh, ai gazetari që flet se të tërë të ftuarit sëbashku, dhe që i mbledh ata që ta dëgjojnë, fton në krye të vendit kampionen e emëruar të emancipimit poetik të shqiptarëve, e cila ligjëron:
Eja, o i dashur, po të pres me këmbët hapur…
******
Pëllumb Kulla – Facebook 3 prill 2016 – DITA e boton me lejen e autorit
Nderime zoti Pellumb
jemi kthyer ne nje vend bordello me shale hapur sa nuk ngeli SULLTAN pa na hipur…
Degradimi i nje vendi vjen kur vet-perdhoset elita intelektuale ( po te bej nje favor qe po te fus te kjo liste tranvestitesh.
Po pse a eshte koha qe te merremi ne EROSIN & QEROSIN E SALES ?? e kam fjalen per monstren blend toptani me kater mbiemra te dokumentur.
PARA PAK DITESH KAM LEXUAR LAJMIN ME TE NDYRE PER TE GJITHA KOHRAT DHE PIKERISHT NGA CNN ME TITULL:
CNN: Shqipëria, një vend mysliman që e do Amerikën..Nga Frida Ghitis/CNN
prita mos dilte ndonje ismail kardareja nga franca apo ndonje pellumb kulla qe ti kundervihej kesaj te ULTRA SERBE TE NACERTANIES DHE TE MEGALIDHESE SE GREKEVE…POR.
NDOQA KOMENTET TE CNN PER KETE ARTIKULL DHE SHUME JO SHQIPFOLES E KUNDERSHTUN ASHPER KETE ZONJE DHE CNN PER KETE POSHTRIM
TE GAZETA DITA BERI NJ E COMENT DHE E KAM CUAR NE ANGLISHT NE VENDIN PERKATES
TURP PER CNN E LESHIT
ate qe nuk e beri serbi me grekun per qindra vjet per te na etiketuar VEND MYSLYMAN
PO E BEN CNN NGA AMERIKA
HAJDE ALEATE LESHI HAJDE..
KUR NE AMERIKE ISHIN ZOTER INDOGJENET PARA SHEKULLIT 15-te..NE SHQIPERI ISHTE NE FUQI KRISTIANIZMI
kete gafe kriminale beri dhe xhorxh bush kur vizitoi ne shqiperi,,QE THA SE VIZITOVA NJE VEND MYSLYMAN
pse po na I beni enver hoxhen perendine e shqiptareve ??
“Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”, ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen e majtë britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker. Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.
Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.
Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
“Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”.
LE TE VIJE NJE SEKRETAR SHTETI NGA AMERIKA SOT A DO PRITET SI YJET STAR TE MUZIKES ??
BOLL ME MASHTRIME
BOLL ME HIPOKRIZI
TOLERIMI QE PO I BEN USA SALI & LUL KRIMINELIT CON UJE NE MULLIRIN E ENVER HOXHES..KA FILLUAR SHENJTERIMI I TIJ
———————-
PJESA E DYTE , ME prijesi yne Rexhep Taip Erdogan
Por meqë jo gjithcka është në dorë tonë, së paku ndaj tyre të mbahet qëndrim.
Kjo poezi është e mjaftueshme për të kuptuar se është e tepërt të bëjmë dhurata të tilla në raste vizitash.
Vjersha është qartëisht nxitje e urrjetjes fetare dhe dikush duhet të përgjigjet kur shkelet Kushtetuta.
Lexojeni:
Ej krenaria e botes islame, presidenti yne , prijesi yne Rexhep Taip Erdogan.
“Minaret tona mos i ler pa ezan o Allah
Ose thirrni ketu ata qe bejne mjalte
Ose mos na ler pa zgjojte e bleteve
Ketu jane pa ze minaret
Vendin qe eshte bere mysliman, mos e ler pa mysliman o allah
Ketu trupi eshte pa dashuri o Allah
Na jep fuqi, mos e ler pa luftetar sheshin e xhihadit o allah
Vitet qe presin heronjte, mos i ler pa heroj o allahu im
Te dime te dalim kunder armiqeve
Neve mos na ler pa shpirt o allahu in
Ose ndaje vendin e mbetur pa kerrkend, ose mos na ler pa coban o allahu im
Ti mos na ler neve pa ty, pa uje e pa ajer o ISMAIL KADAREJA im
Vendin qe eshte pjekur me myslimane, mos e ler pa myslimane o PELLUMB KULLA im”
Kulla ben pwrpjekje te sillet terw kortezi me kwtw piramide amorale, qe as do t’ja dije per te dhe as per kerrkend tjeter qe i kujton nga dallon njeriu nga jo-njerezit, perse i vlejne njeriut rrobat apo fjalet dhe cfare eshte tek e fundja bukuria, perkorja, delikatesa, ndjeshmeria, feminiliteti, etj sinonime qe te permendurve prej Pellumb Kulles u dalin teper, te vjeteruara, patriarkale, demode…
Ishte po ky kryeminister qe pak dite me pare, citoi ne Kongresin e Partise qe Moderon po kete autor qe qenka cituar prej doctor Fejziut, K.Th. Spirin!
Kam droje se Ble eshte me i falshem, se Roma, se tek e fundit, Opinion ishte, por ky tjwtri qe pyet edhe se ku i ngjyejne letrat opozitaret para se tja gjuajne atij, nuk e ka per gje te sjelle Kthspiren ne Kongres, mbase nga qe rreket t’i fyej deri ne fund ata qe keto kongrese i kane pasur te shenjta…!
I dashur Pellumb
Shkrimi yt eshte nje muzike per veshet tane te dhunuar dhe nje qetesim per syte tane te lodhur nga bordellot e mediokritetit ku Blendi eshte thjesht lolua i veshur bukur qe i prezanton kurtizanet publikut.
Kurveria e madhe e lolove dhe putanave nuk eshte tek kjo budallaqja e Vrimes por tek berishet, ramet, ambasadorucet etj, ushtare te bindur te pushtetit te dollarit dhe euros, te vetmet perendi te koheve te sotme.
Fsleminderit Pellumb, faleminderit Dita qe boton Pellumbin
Si mund t shash gazetarin e madh Fevzo ti mor zotni??? Po a e din ti qe po nuk shkoi te Fevzua nje jave po nje jave jo, krieministrin tone e zen kapslliku? Nuk e din ti qe sqarimi i Fevzos dhe nipit te Hysniut eshte prioritet mbi prioritetet per qeveriun e rilindjes se frangajve me shoke?
Turp t kesh o shoku autor qe nuk ibie edhe ti me dore…
E the o z.Kulla e the po kujt ia the.
Per nivelin e fshatit ku esht katandis sot Shqiperia, emisioni Opinion dhe ata qe dalin aty jane ajka e kombit
Hahahaaaa 🙂
I madh Pellumb Kulla!!!
Ato qe thuhen ne kete artikull jane ato qe publiku qytetar shqiptar i ndien por nuk i artikulon dot sepse tallavaja e mendimit politik ne shoqerine shqiptare ne kete fare derexheje eshte katandisur.
Zgjidhja, zgjidhja pertej konstatimit kush eshte???
Nuk ka zgjidhje.
O Pellumb ky eshte niveli i sotem ne Shqiperi. Opoziten e bejne Flamur Noka dhe Mhill Fufi, gazetarin e bejne Cim Peka dhe Fevzua, shoqerine civile e ben Sazan rakia. Po kerkon qiqrra n hell o mik. Pershendete
Gjigand Pellumb Kulla, me gjigand Arben Duka me vargjet e pavdekshme:
Rri Fevzi ne Opinion
Se aty e pate fatin
Se Enveri o Fevzi
Sa cje ti kishte hallatin
“Eja o i dashur po t pres me shalet hapur” eshte thirrja edhe e fevzinjve per politikanet hajdute e vrases te shqiperise.
Kjo thirrje tipizon degjenerimin e Shqiperise se sotme n planin moral e shpirteror, aspektin e mardhenies secsemure mes pushteteve politike dhe medias
Plaset nga zilia e suksesit te Opinionit ju te Dites.
Sado te mundoheni suksesin e Fevziut nuk e arrini dot as ju as Tema as ai palla i Top Kanalit
Eshte e vertete qe ky Fevziu ka patur dijeni per vrasjen e Skerdilajd Konomit disa dite para ngjarjes?
Eshte e vertete qe dega e tij e familjes eshte pala kryesore ne gjyqin qe i mori jeten Konomit?
Te lumt o Pllumd Kulla ke shkruar si komunist i vertet.
Pellumb Kulla,i nderuar per vlerat si artist! shkrimit nuk i hiqet asnje presje
Po si mund te bente rilindja pa “Ciljeten” e saj!!!
Pellumb Kulla…..ne te dy sistemet ke perfituar aq shume sa nuk le shtrese te shoqerise shqiptare, shoqerise qe terhiqej zvarre nga diktatura, pa u tallur mme ate dhe vetem per te kenaqur vrasesit e kuqe…..ju lepive demokracise e cila, pa asnje vlere intelektuale te dha detyra te tilla qe edhe sote po ja u sheh mire hairin……e megjithse ti po jeton ne Amerike, ti prap bishte qeni se bishte qeni ke ngelur……nje llapazan i propagandes komuniste, skllaveruese ke ngelur……kujt duhet, sipas teje ti kendojne poetet, arave, bagetive, pushkes dhe kazmes….jo o fshtara i lindur, shyqyr qe ata qe ti ju kendove duke u lepire, nuk jane me ketu, tani do ti kendojne jetes, gezimin, dashurise qe pa sekse nuk ka vlere…..
kosta keni shum te drejte -ne qeverine e ppsh kulla e kish llapen e gjate ,lepinte nga te mundete u be drejtor me ca shakara te pa para ube i njohur, te gjithe kishin nevoje te qeshnim te hiqenim shtresin ishte aposishte per te qeshur skeci problemi ishte sa te fillonim pastaj qeshmin per inerci kur mendoja ne qetesi cfar ndodhi cfarktshte interesante qe qeshnim me skecin e malos te cilin e degjova para 4 ditesh si ka mundesi kulla ka qene nje nga te paret qe iku ne amerike ,i pari qe i la vendin fevzove sandrave etjer rane malet u ngriten alet-vendin e mori nje njeri i lindur kriminel i ritur ziliqar i pa ngopur e futi vendin ne nje grope te zeze qe duhet kohe te mbyllet-u prishen fabrika -kombinate ,u shkaterua bujqesia,kuadrot u zevendesuan me militant pa shkolle vendin e mori lumi.ZGJOHUNI NGA GJUMI/ DIT PER DITE PO DEGJOJME SA SHUME KA PUNUAR PD E SALA PER POPULLIN /QEVERIA RAMA ESHTE DERI TANI ME E MIRA/