“Eja të kaloni një moment magjie në GKA”

Leda Hysa

 

“Edi Hila–Piktori i Transformimit”, kështu titullohet ekspozita që do të çel sezonin e ri artistik në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Ekspozita e parë retrospektive e piktorit Edi Hila do të çelet sot në Galerinë Kombëtare të Arteve .

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjesi ndjekësit në facebok me ftesën për të ndjekur pikturat e jashtëzakonshme të Edi Hilës.

MIRËMËNGJES, dhe me këtë ftesë për të kaluar një moment magjie artistike në Galerinë Kombëtare të Arteve, ku ekspozohen nga sot pikturat e jashtëzakonshme të Edi Hilës, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Edi Hila ka lindur në Shkodër në vitin 1944. Ai jeton dhe punon në Tiranë.

Realizmi i pikturës së Hilës është i veçantë, i bazuar në vrojtimin e vëmendshëm të detajeve, të cilin ai e shfrytëzon për të përçuar të vërtetën psikologjike të fenomenit të vëzhguar, shkruan atsh. Ky reduktim thelbësor vjen nga prirja e Hilës ndaj klasicizmit si dhe magjepsja me burimet e pikturës rilindase.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Dikush me shume seriozitet duhet t’i thote ketij nga afer:
    -Kjo nuk eshte absolutisht pune KRYE-MINISTRI.
    -Kjo eshte vetem pune KRYE-TELLALLI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *