Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“Mirënjohja, jo vetëm është virtyti më i madh por edhe prindi i të gjitha virtyteve të tjera” – Ciceroni
Vizita e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri para pak ditëve dhe inaugurimi në Laç i një kompleksi banimi prej 522 apartamentesh, të financuara nga shteti turk, ngjalli disa debate të panevojshme në median dhe politikën tonë.
Në vend të një falënderimi ndaj financuesve të banesave të reja për familjet e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019, jo pak prej nesh filluan interpretimet dhe, madje, mallkimet, pse ky veprim “po na kthente pas tek pushtuesi ynë 450 vjeçar”.
Pretekstet e qëndrimeve të tilla ishin dy: Pse duhet të presim me ceremoni të tilla përfaqsuesin e një vendi që na ka mbajtur të pushtuar katër shekuj e gjysëm dhe, pse qeveria shqiptare po mësyn nga Lindja kur duhet të shkojë drejt Perëndimit?! Muhabet i vjetër, qysh para se të fitonim pavarësinë.
Në pamje të parë, këto hilera prestigjatorësh politiko-mediatikë ngjajnë bindëse dhe joshëse për cilindo kokëbosh apo kokënxehtë që i dëgjon. E vërteta është shumë më ndryshe.
Shteti i sotëm turk është pasardhësi historik i Perandorisë Osmane, por ka fare pak gjëra të përbashkëta me strukturën, parimet dhe format e funksionimit të të parës. I sotmi është një shtet laik (qysh në 1923), me sistem politik pluralist, anëtar i thuajse të gjithë organizmave dhe organizatave politike ndërkombëtare, duke përfshirë edhe NATO-n.
Bindjet e mia më shtyjnë gjithnjë drejt një ndjenje mosrespekti dhe, madje, neverie kundrejt perandorive, të vjetra apo të reja qofshin. Historia e tyre, pavarësisht glorifikimeve të panumërta që iu bëhen ende sot nga politikanë, ideologë, historianë, shkrimtarë apo kineastë, është histori e dhunës, shtypjes, krimit të grabitjes e vrasjes, madje edhe zhdukjes së popullsive vendase dhe të huaja.
E tillë ka qenë edhe Perandoria Osmane, por neveria ndaj saj na shtohet më tepër kur kemi parasysh faktin e pushtimit të trojeve të banuara nga shqiptarët në shekullin e 15-të dhe mbajtjen nën një sundim regresiv deri në vitin 1912.
Mbas vitit 1990, në Shqipëri një numër mjerisht jo i vogël individësh të dijes filluan të keqinterpretojnë krejt historinë dhe veçanërisht historinë e pushtimeve të vendit tonë nga fuqi të huaja, duke i shpallur ata jopushtues por “administratorë, kalimtarë, civilizues, bashkëqeverisës” etj, etj..
Lidhur me Turqinë, e vërteta është se Perandoria Osmane ka qenë një fuqi pushtuese dhe si e tillë vrasëse, grabitëse, dhunuese dhe një nga shkaqet kryesore të prapambetjes tonë shekullore. Pushtimi osman, ashtu si për jo pak popuj të tjerë, ka qenë shkaku kryesor i ndarjes dhe mosunifikimit të popullit shqiptar në një territor dhe shtet të përbashkët.
Mirëpo, në këtë botë ka dhe një duzinë popujsh apo vendesh të tjera që na kanë pushtuar, vrarë e grabitur, ndonëse për periudha më të shkurtëra kohe dhe me shumicën e tyre sot mbajmë marrëdhënie krejt normale diplomatike, politike dhe ekonomike.
Brezat e sotëm të popullit turk dhe qeveritë e tyre nuk mund të mbahen përgjegjëse për çfarë iu kanë bërë popujve të tjerë stërgjyshërit e tyre. Marrëdhëniet me këtë popull dhe me qeveritë e tij duhen ndërtuar mbi bazën e të Drejtës së sotme Ndërkombëtare dhe bazuar në qëndrimet e tyre aktuale kundrejt nesh.
Ndarja e popujve dhe shteteve apriori në “të mirë” dhe “të këqinj” dhe mosrespektimi i njërit për hatër të tjetrit janë veprime mendjelehta dhe të dëmshme për të sotmen dhe të ardhmen tonë.
Disa njerëz pohojnë se, me veprime të tilla ndihmuese, Turqia po përpiqet të shtrijë dhe forcojë ndikimin e saj në Ballkan. Kjo nuk ka kurrfarë dyshimi. Bota sot “ndahet” në shtete që përpiqen të mbijetojnë, në shtete që duan të jetojnë mirë e të vetëzhvillohen dhe në shtete që jetojnë shumë mirë, por kërkojnë të jetojnë akoma më mirë, qoftë edhe nëpërmjet sundimit të pjesës tjetër të botës.
Në këto shtete që kërkojnë të sigurojnë qënien superfuqi (të paktën) rajonale është edhe Turqia. Edhe veprimet e saj diplomatike, politike por edhe bamirëse (si rasti ynë në fjalë) përmbajnë edhe një synim të tillë.
Po pse, SHBA-ja, Rusia, Kina, Anglia, Franca etj. nuk i kanë këto qëllime dhe objektiva?! A thua, gjithë angazhimet e tyre diplomatike, ekonomike, politike, ushtarake dhe “bamirëse” janë thjesht për arsye humanitare?! Kurrësesi jo!
Ne nuk kemi kurrfarë mundësishë t’i pengojmë ato në ambiciet e tyre, por zotësia jonë dhe e qeverive tona është të ndërtojmë me to marrëdhënie dinjitoze të ndërsjellta dhe të mos lejojmë cënimin e interesave tona kombëtare si rezultat i “lojërave të shahut politik” të tyre.
Akordimi nga shteti turk i një ndihme të tillë si ndërtimi i 522 apartamenteve në Laç dhe i një spitali në Myzeqe nuk i sjellin asnjë të keqe popullit dhe vendit tonë. A ndikojnë ato shpirtërisht dhe moralisht tek një pjesë e popullit tonë? Padyshim që po, por kjo nuk rrezikon cenimin e integritetit territorial apo sovranitetit kombëtar të vendit tonë.
Disa gardianë të rremë të moralit dhe bartës të paqenë të parimeve politike na predikojnë se, duke vepruar kështu, ne po largohemi nga “parimet demokratike” të Perëndimit dhe po biem nën ndikimin e Lindjes.
Cilat parime të organizimit politik perëndimor na kanë kërkuar vende si Turqia që t’i braktisim për hatrin e tyre dhe tani po na joshin nëpërmjet ndihmave që ta bëjmë këtë vullnetarisht? A janë vërtetë vendet perëndimore kaq parimore sa na propagandohet prej tridhjetë vjetësh? Dhe, çfarë është më e rëndësishme, a jemi ne kaq parimorë dhe atdhedashës saqë të refuzojmë apo mos vlerësojmë ndihmat konkrete që dikush, nga Lindja apo Perëndimi, na jep në raste fatkeqësishë?
A jemi ne ata që, tash tridhjetë vjet, s’kemi lënë gjë pa i bërë vendit tonë dhe s’kemi lënë parim demokratik pa shkelur për hir të interesave tona vetjake politike dhe ekonomike?
A thua vallë Turqia na ka detyruar të manipulojmë e dhunojmë procese zgjedhore; të rrahim, burgosim e vrasim gazetarë e kundërshtarë politikë; të sulmojmë, djegim e shkatërrojmë institucionet shtetërore dhe të zaptojmë pronat e njëri-tjetrit dhe të vjedhim paratë e buxhetit të shtetit?
Kush na pengon ne të falemi në “kishat” e Perëndimit dhe të psonisim në tregun e gjithë botës? A nuk jemi ne ata që i puthëm edhe makinën Xhejms Bejkërit në qershor 1991 kur, nën rimën e vargjeve “ne jemi me ju, ju jeni me ne” dhe thirrjen tonë të turpshme: “hudhe, hudhe qesen!”,deklaroi se na dhuronte gjashtë milion dollarë ndihmë (dy dollarë për frymë)?!
Ne, vërtetë duhet t’i ndjekim “liturgjitë politike” të Perëndimit për “pasurim shpirtëror” por, si t’ia bëjmë mirëqënies tonë materiale dhe mbijetesës ekonomike pa të cilat “feja” e tyre mbetet pa besimtarë?
Është e vërtetë se vendet perëndimore kanë akorduar edhe ndihma financiare gjatë këtyre tri dekadave, por është po kaq e vërtetë se shumica e tyre ose janë kthyer mbrapa në formë pagash në xhepat e “instruktorëve” të tyre që na kanë mësuar si të “përdorim plehun kimik apo si të zëmë djathin”, ose kanë përfunduar nëpër xhepat e gjithfarë hajnash shqiptarë të punësuar në politikë apo fondacione të panumërt që na mësojnë “parimet dhe zhvillimin demokratik”.
Ata që janë pa punë, pa shtëpi dhe pa siguri jetese nuk kanë kohë të lexojnë manualet politike të Perëndimit dhe as të presin zbatimin e tyre konkret në jetë. Janë fare të pakta objektet jetike ekonomike, arësimore, shëndetësore apo infrastrukturore të ndërtuara këtu nga vendet perëndimore në këto tridhjetë vjet.
Parimi i artikuluar nga ish-Sekretari i Shtetit i SHBA-së, z. Bejkër se “Ne nuk i japim kujt peshk, por i mësojmë të tjerët të gjuajnë peshk” mund të tingëllojë joshës dhe fisnik por a mund të presin brezat e shqiptarëve mësimin e “gjuetisë së peshkut” aq gjatë sa iu është dashur perëndimorëve ta mësojnë e zbatojnë? Dhe, në fund të fundit, a mund të mësohet “gjuetia e peshkut” vetëm me leksione teorike pa pasur bazën e nevojshme materiale të zbatimit konkret?
“Dashuria” e pakufishme që shpallin gjithfarë hipokritësh politikë dhe mashtruesish mediatikë kundrejt vendeve perëndimore dhe parimeve të organizimit të tyre politik është thjesht e rreme dhe e paskrupullt. Dashnorët e vërtetë i përqafojnë të dashurat (parimet) e tyre pa imponime dhe iu shërbejnë atyre, ndërsa dashnorët e rremë përbetohen për dashuri (dhe parime) dhe në jetë i tradhëtojnë ato sa herë iu jepet rasti apo ua kërkojnë ineteresat e veta.
Këta tre dhjetëvjeçarë kanë qenë të mjaftueshëm për të na bindur se shumica e “elitës” politike dhe e skotës mediatike shqiptare e kanë paraqitur servilizmin e tyre kundrejt të mëdhenjve dhe të fortëve të Perëndimit si dashuri dhe përkushtim për demokracinë dhe progresin.
Në anën tjetër, në sjelljen e përditëshme kanë dëshmuar se për hir të marrjes apo mbajtjes së pushtetit apo sigurimit të përfitimeve financiare i kanë shkelur këto parime dhe janë bërë avokatë të paligjshmërisë dhe padrejtësisë.
Për servilizëm kanë bërë çmos të tjetërsojnë historinë dhe të krijojnë mite të rremë për shtete e figura politike perëndimore, duke i paraqitur si shpëtimtarë të kombit apo pavarësisë tonë, apo iu kanë ngritur përmendore politikanëve të huaj të cilët Amnesty International i ka paditur penalisht si “kriminelë lufte” dhe në vendin e tyre nuk gëzojnë respektin e as 20 për qind të popullsisë.
Ka ardhur koha të hiqet dorë nga hipokrizia dhe, nëse nuk hiqet, të diskreditohet kjo lloj sjelljeje publike. Ata që kanë shkatërruar thuajse çdo gjë të ndërtuar nga populli shqiptar gjatë shekullit të 20-të dhe që kanë nëpërkëmbur me vepra parimet e propaganduar me fjalë duhet të heshtin ose të marrin mbi vete neverinë popullore.
Një popull që i zapton sivëllaut të vet pronën, tokën, shtëpinë etj., që prishë marrëdhëniet familjare apo fqinjësore për një gardh apo një metër tokë, duhet t’ia vërë gishtin kokës dhe duhet të tregohet mirënjohës ndaj çfarëdo ndihme që i jep dikush.
Të të dhurojë dikush një lagje banimi me shtëpi të reja dhe një spital dhe ta përgojosh apo denigrosh nuk është as fisnike, as e moralshme dhe as e dobishme. Prandaj, arsyeja e shëndoshë na detyron të themi vetëm:
Ejvallah Sulltan! Faleminderit z. Erdogan!

VIKTORI DUHET TE JETE PINJOLL I LARGET I NDONJE MAHMUTI APO IBRAHIMI
O Shkodran po cfar prob ka emri mahmut apo ibrahim o injorant,po prandaj s behet ky vend se ka majmun si puna jote. Rroft Erdogan kingu qe na ndihmon! Rroft Turqia!
nuk ka nevojë ta ketë trashëgim!!
e fiton dhe nga jeta!!
turqit vetë janë mahmutë dhe ibrahimër,por janë kundër kësaj këmës islamiste që ky e quan sulltan!!
paraja,o gomarllëku të bën më islamist se erdoqëni!!
Shkodran, edhe mund te jete keshtu, pak rendesi ka!
E keqja e madhe eshte niveli mizerabel i ketij artikullshkruesit, qe ja kalon edhe Mero Bozes per sumelepirje! Duhet ti vije turp ne radhe te pare se ato brockulla qe shkruan me larte, i hedh poshte ne fund kur uron ‘ejvallah sulltan’, pra bie ne kundershtim me vetveten! E dime mire te gjithe se Erdoga eshte vazhdimi i sulltaneve osmanllinj edhe pse sot nuk na vjen me shpate, ka rrugen tjeter te poshter ate te trushpelarjes me xhami e imane, pushtimin kulturor dhe ekonomik qe ne fakt per turpin tone, i ka arritur te dyja!
Per cfare “Pavaresie” flisni o Idiote.
1100 vjet Perandori Greke e Bizantit.
500 vjet Osmanllek.
Istitucionet ishin Greke dhe Turke deri ne kohen qe u krijua Gluha (Glosa) Shqipe me Alfabet Latin.
Historia eshte e shkruar dhe e pranuar qe deri sa u hap Shkolla (open school) Shqipe kishte 2800 Skolio.
1400 Greke d.m.th Ilyre,Epirote, Maqedhonase,Ionia ku eshte sot Tur-qia dhe rreth 1200 Turke.
Kjo pranohet edhe nga Akademia Shqiptare qe eshte pro Islamisti.
Ju nuk njifni Vorio Epirin dhe ngga Ana tjeter Heroin “tuaj” Jeorgios Kastriotis ishte Epirote!
Cameve te Thesprotise us ndryshoi Kombesine Epirote pushtimi turk.
Ju nuk kini as Bese,as History,as Dinjitet (dignity),as Politizmo (Culture “shqip”).
Ju jini te mbaruar.
Nuk kishte se si te mungonte edhe Pellazgos trapi, me te njejtat psikopati si perhere. Nje zot e di se nga c’fare spitali psikiatrik shkruan. Njelloj me Arben osmanlliun edhe ky shikon enderra me site hapur, te dy vine nga pole ekstreme. Varu kkkk, pune debilash!
Per fatin e keq te shqiptareve , shkodranet si perpara edhe pas viteve `90 kane qene e mbeten te fundit ne ndjenjen e atdhedashurise , per te mos thene me shume !
Shkodran vetem shkodran nuk je. Mbase je nga ata te malsise se Shkodres. Qe tradhtuan shqiptaret dhe iu bashkuan trupave serbo-malazeze sebashku me ata shqiptar tradhtar te Malit te zi.Kur Serbia dhe Mali zi doni te merrnin Shkodren. Nderkohe qe trupat osmano-shqiptare e mbronin qytetin nga ana tjeter. Me Mahmutet dhe Ibrahimet qe ti permend.Por e rendesishme eshte qe nuk je shqiptar.Je thjesht trashigimtare i stergjyshit tend tradhetar.
Mos harro qe te permendesh edhe faktin qe ne vitin 1911, atehere kur Ded Gjo’ Luli ne kryengritjen e Malesise se Madhe ngriti flamurin shqiptar, shume te rinj shkodrane, te ndikuar nga feja u bene me turkun per te luftuar kryengritesit shqiptar.
Kompanitë e telekomunikacionit në Shqipëri, me çmimet më të larta në botë që bëhen relativisht më larta me pagat më të ulta në botë të fukarenjëve shqipëtar, çmime që nuk janë biznes normal por çmime të nivelit të kusarisë së hapur agresive për fatkeqët e pa mbrojtur shqipëtar
u sigurojnë atyre të ardhura parajse neto 400 miljon euro në vit sipas të dhënave statistikore të shtetit tonë të kthyer në hale korrupsioni, krimi dhe hajdutërie.
Disa nga këto kompani janë pronë private të kusarëve që na kanë qeverisur në momentin që ato janë krijuar ndërsa është një, Albtelekom apo Eagle Mobile që i është falur familjes Erdogan për mbështetjen e hapur të Tahip beut efëndëm, jo shqipëtarve, por ndonjë kusari për të mbajtur ose për të shtën në dorë kusarqevrisjen e vëndit sikurse u mbështetet vllau strategjik Edi kur u ndërtua spitali i Fjerit patjetër para 25 prillit dhe sikurse u ndërtuan shtëpit e banimit për të rrënuarit nga tërmeti.
Matematikë e thjeshtë ……..
…. në qoftë se janë katër kompani telekomunikacioni, i takon që secila prej tyre ti grabisë shqipëtarëve 100 miljonë euro në vit dhe mos vallë 55 miljonët, dhuruar për ndërtimin e 550 banesave nga vllau strategjik jo i shqiptareve por i Edi beut, janë miljonat grabitur nga xhepat e shqipëtarëve nga kompanitë e Tahip beut dhe Berat Albajrakut, dhëndrrit të tij shqipëtarëve, që të çimentohet, jo aleanca strategjike midis Turqisë dhe Shqipërisë, por halenca strategjike midis Tahip beut efëndëm dhe jeniçerit të tij qeverisës në roje të kompanive të familjes Erdogan në Shqipëri? Mos vall familja Erdogan ka kompani të tjera në parajsën e kusarisë shqipëtare?
Tahip beu glorifikoj 600 vjetë bashkim vllazërimin midis dy popujve turqë dhe shqipëtar. dhe nga këto dihet mirë që 500 vjetë të zinjë sterr kanë qën pushtim gjaksor i sulltanëve të madhërishëm, sikurse quhen kryekusarët e vëndeve dhe popujve në turqisht, atëhere del thjesht që si këto 500 vjetë që janë pjesë e 600 vjetëve të përmëndur nga Tahip beu në kuvënd mos vall edhe
këto vite të haleancës së neosulltanit Tahip me sundimtarët vasal në Shqipërinë, parajs kusarie e kompanive të tij që grabisin shqipëtarët më keq se në kohën e 500 vjetëve pushtim,
janë një pushtim më barbar nga përmasat e grabitjes se sa 500 viteve “bashkim vllazërim” para 1912, kur kjo haleanc strategjike vllazërore midis dy kusarve popujsh, shitet me djallëzi gebelsiane në shoun mediatik politik e diplomatik, si gjoja mardhënie vllazërore midis popujve që ata të dy vjedhin në bashkpunim të ngusht me njeri tjetrin?
Mos vall kusaria është bër profesion me permasa ndërkombëtare e mender presidentëve, kryeministrave të vëndeve të botës, e drejtorëve të bankave ndërkombëtare, të biznesmenëve të fuqishëm të megakompanive të botës që naftën, gazin , grurin …….çdo gjë që duhet të ishte mirqënie e njerzimit,
me çmime të rritura deri në çmënduri prej tyre me marrveshje satanike kthehen në fatkeqsi për njerzimin dhe Rama dhe Erdogani janë pjes integrale e ndërgjegjëshme e kësaj hordhie satanike kusarësh bashkpunues në rang ndërkombëtar?
Mire e ke ti me lart me nick name : “!!??”, Turqia Osmane ne na grabiti pará, mirpo kur u largua, troje nga tonat nuk na grabiti asnje pellembe! Ajo nuk mund ti merrte keto troje ne kurriz e t’i conte ne Stamboll.Trojet tona, mbasi u larguan turqit, i grabiten fqinjet tane “te dashur”!
Tani beje vete llogarine, me mire te te vjedhin can pará, apo te presin nje kembe e nje dore?
Po jo haxhiqamilist kavoje, kur turko-otomanet humbisnin luftera me Ruset, ishin tokat e Shqipetareve qe faleshin, pikerisht ato qe zoteron Mali i Zi sot. Prape trushpelaret shqipfoles per turkun luftonin derisa iku i semuri i Bosforit dhe te tjeret bene c’deshen me ato troje!
Te lumte ‘!!?’, per komentin qe ke bere edhe pse ke harruar industrine minerare qe turqit kane akses gati kudo, apo ate Kurumin e famshm ardhur ne kohen e Sali qoftelargut, vazhdoi me kete kermen e sotme deri ne anullimin qe i bene kontrates te koncensionarit te kontainereve, c’ka solli edhe padine ne gjykaten e arbitrazhit ku Shqiperise do ti fluturojne 100 milion euro te tjere, apo ate skandalin me aeroportin e Vlores. Te gjithe e dine se kush fshihej mbrapa saj sic dime edhe per Air Albania, prandaj kete ‘ejvallahun’ le ta fusin ne sume keta puthadoret e satrapit turk!
Xhamijat mbeten po osmane dhe arabe qofte sulltani atje me tyrbe apo me kostum.
Gjeta po edhe kishat nga lindja mesme e kane origjinen. Sipas teje njerzit duhet te jetojne pa fe?Apo ke shpik ti ndonje fe dhe kerkon te te vijne njerzit nga mbrapa
Viktor, think twice ! Organizata FETO solli ne Shqiperi misjonare gjoja te devotshem myslimane te specializuara nga agjensite e fsheta te Londres dhe Telavivit me baze ne kolonite e tyre Egjypt, Saudi Arab dhe United Emirats për perçarje dhe nxitur luftra fetare.
Shqiptare, vigjilence, perçarja sponsorizohet nga ustallare te fuqishem,na duhet te mbijetojme me çdo kusht.
Erdogan eshte pro ballkanit pa konflikte, edhe Greket po e kuptojne pak nga pak kete te vertete.
Kush te thote faleminderit o Viktor? Raca e mutit Saliu kriminel nga malet? Apo Likja hajdut 24 karatsh?
Apo analfabetet qe i ndjekin pas?
jo mor jo!!
ja tha faeminderit ai ndyrësira që ti nuk i përmënd emrin!!
ja tha ai në një mënyrë aq të turpëshme!?
sa dhe turpi do turpërohej!
shiko dhe njëherë atë bashkim duarsh me përulje prej skllavi që i falin jetën e mutit që bën,kur i “dhuroi” “veprën e artit”!
palsi sytë dhe mendo se çfar ndyrësire kemi vënë në krye të vëndit!!
dhe pastaj komento për diarrenë e VariKart malaj!!!
Nje shkrim i drejte dhe realist i pare ne kontekstin kohore.Turqia vetem mund te na ndihmoj,pa mar paresysh per cka e bene,per te na pushtuar ,nuk ka me shanca eshte large,kohe tjera.Vetem se mund te na mbroje nga fqinjet grabitqare dhe mashat e tyre shqipfoles.Bravo Viktur!
Se pari ate qe shkruan Noli ne fund te komentit te tij, duhet ta kuptojme mire dhe ta mbajme parasysh si komb, po e perseris si komb, dhe
E dyta, qe ia bej si sugjerim Viktorit, do doja te dija, rreth asaj qe thote “…. apo iu kanë ngritur përmendore politikanëve të huaj të cilët Amnesty International i ka paditur penalisht si “kriminelë lufte” dhe në vendin e tyre nuk gëzojnë respektin e as 20 për qind të popullsisë”, pra dua te di cili eshte ai perendimor “kriminel lufte”, qe ne shqiptaret i kemi ngritur permendore dhe nuk e kemi ditur?! Kete jo thjesht per kuriozitet, por perkundrazi, per seriozitet…
Ah mor Viktor sa naiv ke ngelur! Wake up buddy, se vendi jone eshte ber si lesh arapi si rrjedhoje e aleancave me …arapet. Ska gajle, aty ku banoj vete shumica e njerzve jane te krishtere por jemi te detyryar te degjojme perdite pordhet qe dalin nga xhamia e arapit, sepse arapi na qenkesh vella strategjik….thone.
– Super komenti i !!? jam shume dakord me ty.
Qeveria e Erdohan njohu pavarsinë e 1/2 të kombit para se ta bënte qeveria Berisha vetëm po të mendohej p sh. nëse Republika Serfe e Bosnes të shpallej e pavarur në ujdi me shtetet Euro amerikane dhe Vuçiç të mos e pranonte i pari ça kishte me i ndodhë nga serbët dhe kishte qenë me interes që Viktori të polemizinte me ish ministrin Milo për raportet Turko Shqipëtare
OK-V.Malaj.Fjalët e fundit të shkrimit Tuaj: “..Ejvalla Sulltan,Faleminderit Erdogan..” janë esenca e tër shkrimit edukativ prej një Shqipëtari të mënçëm:NJERI,MIRNJOHËS,ZBARIM TË TRADITËS SHQIPËTARE..”Miku është mik në të keqe e në rrezikë..”.Dhe Presidenti Erdogan i erdhi në ndihmë popullit dhe Qeverisë Shqipëtare në një moment të vështirë për eliminimin e pasojave të tërmetit 2019.
-Llumi që u hodh ndaj Vizitës Erdoganit në shqishqipëri ishte më shumë një XHELIZI ndaj KM E.Rama që në 9 vite po bënë punë të mira edhe në saje të bdihmës së pakursyer të BE,SHBA,Turqisë,etj.
-Në këtë 30 vjet një pakicë e Militanrëve partiak,Hana alistëve,etj,mbështet KUTURU zërin e çjerrë të OPOZITËS me parimin “..Shpif,shpif se diçka do të mbetet..”
-Shpifjet në Kuvënd shpërndahen në Eter-TV me anakist mediokër si Andi Bushati,F.Lubonja,etj,më shumë si XHELOZI për të g?helmuar mjedisin në këtë vënd për të dëmtuarë Qeverisjen pa u merakosur shumë nëse ndihma e mikut Turk-Erdogan është në të mirë të popullit LAÇIAN DHE TË FIERIT.
-Ky mentalitet arkaik po na mban STATUCUO në 30 vite duke baltosur me shpifje Qeveverisjen,Kundërshtarin politikë pa menduarë se Qeverisja mbështetet nga shumica e popullit që mendon,Vepron e voton ndryshe nga sherrxhijt e përhershëm,Dhunues të Demokracisë,Drejtësis,Të korruptuarit e mbëdhej shëmbullor në Europë.
-Falinderojnë Presidentin Turk Erdogan për ndërtimin e 520 banesave në Laç,Ndërtimin e Spitalit Rajonal në Fier dhe hapjen e bisneseve të shumta në të mirë të Pooullit Shqipëtar.Batakçijtë e kundërt në PAKICË le të shpifin sa të duan.SHUMICA e popullit është në mbështetje të mikut të mirë që bënë punë të mira pa interes.
-FLM DITA,V.M
pthu hale e kaluar halesë!
ndyrësirë e një niveli të paparë!
i trashë deri në palcë,servil deri në vetpërdhunim,tërë jetën!
Pushteti I individit ka qene dhe mbetet e keqia me madhe e njerzimit…..Ketu I kane rrenjet cfrytezimi I njerezve ,luftrat qe s’kane te ndalur,epidemite,pandemite korrupsioni,krimi dhe …pordhopolitikat e menderpushtetareve te cdo niveli.Perderisa votuesit nuk kane leva kontrolli,transparenca eshte e vdekur,menderpushtetaret ivene popullit shqelmin ne fyt …dhe injoranca I jep perseri vota.Kur pushteti tu jepet Referendumeve ,kur individi te mos kete pushtet tjeter pervec votes ,kur qeverisja ne cdo sector dhe ne te gjitha nivelet te behet me keshilla te zgjedhura me vote dhe qe nderrohen ne periudha jo shume te gjata athere Deokracia mer kuptimin e vertete qe do te thote ,sipas Solonit te madh :”Pushteti buron nga populli dhe I takon atij”
Plotësishtë e vërtetë se mosmirënjohëja është tipari i të pa njerëzve sidomos kur njerëzit gjinden para,katastrofave të ndryshme dhe duke ditur se në ndërkohë vet Turqia u përballë me katastrofa të ndryshme mos të harrohet se edhe vetë Turqia deri vonë ka qenë vetë e varfër dhe jo stabile si pasojë e ndërhyrjeve regullisht të shteteve tê ndryshme sidomos i puçeve ushtarake
mu desh shumë durim të arrija deri në fund të kësaj diarreje të VK malajt!!
diarre që predikon e predikon,na jep fakte të vërteta që vetëm me tokën e sheshtë të alfred cakos mund të krahasohen!
e në fund e mbyll me në gomarllëk që nënndërgjegjia e tij ja pshurr tërë diarenë e shkruar!!
“Ejvallah Sulltan! Faleminderit z. Erdogan!”
kjo mbyllje me dy fjali,ku e para është nënndërgjegjia dhe e dyta arsyeja,tregon që VK malaj është o një copë mishi pa sy fare,o një bushtër e paguar nga “Sulltani”!!
nga ndryshimi i emrit dhe sistemit të drejtimit,nga oaman në turk,kemi pasurshumë vizita shtetarësh turq!!
të gjithë kanë qënë “posti që kanë në qeveri” i pasuar me z.xxxxx!
sot VKja na këtheu dhe një herë pushtuesin, “sulltanin” që as turqit e sotëm nuk e kanë!!
pavarsisht se VK na flet për shteitn laik të turqisë dhe na e mburr për pjesmarrjen në të gjitha aktiveitetet botërore,prapë na flet për “SULLTAN”?
dhe këtu qëndron problemi i tërë asaj përplasje që ndodh sot në shqipëri!!
askush nuk është kundër presidentit(sot taip erdogan),por të gjithë janë kundër SULLTANIT(sot erdogan,nesër çfardo mut emri të ketë)!ahtu si janë më shumë se gjysma e turqisë kundër sulltanit që e fshiu nga drejtimi shtetror mustafa qemali,100 vjet më parë!!
kështu mor,në tërë kuptimin e fjalës,VK malaj!!
ky është një shkrim i ndyrë!aq i ndyrë sa dhe ndyrësia vetë nuk do të pranonte ta nënshkruante me emrin e tij!!një shkrim i tillë do të ishte i denjë për ndonjë fondamentalist të IS të sirisë a afganistanit,të kamerunit a kudo qoftë,por jo i një shqiptari të ndershëm!!
ps:VariKart malaj,shpresoj që ajo që ndyrësira jonë 2 m i lartë tha sot ““Dëgjova ca dokrra për Ukrainën”, Rama paralajmëron: Shumë shpejt do të dëgjoni diçka që deri dje ishte e pabesueshme!”,të mos jetë në të njejtin derjtim si diarreja tënde!!
VariKart malaj,ky shkrim është aq antiperëndimor sa dhe indoktrinimi që ke marrë në 45 vitet e diktaturës “socialiste” enveriane!!
por të mbash indoktrinimin anti perëndimor dhe të përqaafosh fanatizmin fetar,të hedhësh poshtë po të njëjtin indoktrinim,anti fetar!?
do të thotë se je një qënje e trashë,aspak e zgjuar,pavarsisht arsimimit tënd!!
shkrim për tu pështyrë!ti e meriton një pështymë në surrat o VariKart malaj!
i trashë,i ndyrë deri në përçmim!!
Duket se shkrimet e Viktorit jane si alkooli qe perdorin infermieret mbi plaget e te semureve. Sapo e lexojne ( e perdorin ) disa te semure nga mendja si Anticensura, Shkodrani, Remo etj. fillojne e bertasin nga ” dhimbjet ” qe iu shkakton plageve te ndergjegjes se tyre. Nuk eshte faji i ” infermieres ” Viktor por i vete te plagosurve te mesiperm. Duket se edhe vete shkrimi i ka parashikuar disa nga mendjet e tyre te mykura dhe perverse. Kjo eshte bota ku jetojme.
o drasho
nuk e kisha menduar që ana time të ishte erdoganiste!!
o patriot,të plaçin sytë lexoje dhe një herë dhe përqëndrohu dhe një herë tek “ejvallah sulltan”!!
në një kohë që erdogani nuk është gjë tjetër veçse një president!!
nuk e di sa të funksionon truri,por vetëm kjo fjali dy fjalëshe e vërteton tërë ndyrësinë që që ka shkruar VK(vari kart)malaj!!
që nga ajo ditë që lexova këtë bajgë,unë VariKart malaj e vlersoj si një islamist të ndyrë!!
Malajt,nuk i mungon zgjuaresia, e cila ne fragmente te caktuara te shkrimeve ,arrin tja maskoje sado pak formimin e tij bazal,duke e fshehur mbas slloganeve demokratike.
Por ne kete shkrim,zgjuaresia e tij nuk ka mundur te permbaje errupsionin e ndjenjes te ngritur nga themelet e konfigurimit te mentalitetit te tij,dhe i ka dale ne siperfaqe,ne formen e mbulimit te mutit me shurre:
Barazon pushtimin italian me pushtimin rrafshues dhe denatyrues aziatik.
Pushtimi otoman la mbas vec xhami dhe trurin e tredhur dhe te percudnuar shqiptar,qe trshegojme sot
Kurse Italia fqinj,me nje te qinten e viteve,te pushtimit otoman,ka bere ndertime,qe dhe sot dhe kesaj dite te pa konkurueshme dhe ngjajne me monumente te verteta arti boteror.
Vec kesaj,me kulturen e saj mijevjecare Italia hodhi sadopak drite,mbi trurin e erresuar arnaut.
Dhe perseri mentaliteti i formimit te Malajt, del mbi arsyen e thjeshtel dhe shperthen perseri kur shkruan:
´´A thua valle Turqia,na ka detyruar te manipulojme dhe dhunojme procese zgjedhore:te rrahim, burgosim e vrasim kundershtaret politike,djegim e shkaterrojme institucionet shteterore dh te zaptojme pronat e njeri tjetrit dhe te vjedhim parate e buxhetit te shtetit.´´.
Fare kaq ´´naiv´´ te jete Malaj sa te mos dije,qe truri i shqiptarit,ish truri i erresuar arnaut,qe vazhdon te bej keto paudhesi te mbrapeshta.
Vetvrasjen e vet te mjere malaj,e vazhdon kur i versulet Perendimit,qe pamvaresisht se ata na kane ndihmuar ne menyre te gjithaneshme dhe ketu ne vendin tone,megjithse ne kemi gjithe keto mbrapeshti,malaj ankohet se pse nuk na vene dhe biberonin ne goje.
Dembelhanja arnaute,midis te cileve frymon dhe malaj,ka bere ate, qe te ndjej neveri per punen,dhe ky vend kafehane gjithandej, te detyrohet te marre fuqi puntore nga vende te tjera.
Ngritur nga fondamenti i tij,malaj i sulet dhe filozofise se formimit te Perendimit,duke i dhene dhe nje mega-dimension vetvrasjes se vet:
Qe eshte ai Perendim,valvole e vertete mbijetese dhe jetese,per kete vend,ku kane emigruar miliona shqiptare(ne perqindje karshi popullsise emgracioni jone mban vendin e pare ne bote).
Jo vetem kane rregulluar nje jetese normal me nje dimension te vertete njerzor kulturor,por mbajne me buke dhe investime,nje pjese te madhe robesh ketej.
Por ne anen tjeter a ka emigracion shqiptar ne Turqi,dhe perse jo?.Kete pyetje ky lloj formimi,nuk ka asnje deshire per ta bere.
Turqia ka babane e saj te vertete historik Mustafa Qemal Ataturkun,qe formoi Turqine dhe e vendosi nga Azia ne Perendim,me reformat e tij te medha.
Kurse Turqia e Erdoganit,e shkaterroi shtetin sekular te Ataturkut,dhe e ka kthyer ne nje kalifat dhe diktature sulltanore,me te cilen ne mbajme lidhje te ngushta ,si me asnje shtet tjeter, shpirterore dhe tregetare te marrosur dhe te bastardosur njesoj si dikur,bile akoma me keq,se tani nuk na detyron kush te bejme kete marrezi dhe tradheti.
Pyetje retorike e Viktorit : Pse duhet te presim me ceremoni te tilla perfaqesuesin e vendit qe na ka Roberuar (jo pushtuar, duhet korrigjuar) per 5 shekuj e pse kjo qeveria sot po mesyn nga Lindja e jo nga Perendimi?
Viktori kujdeset qe asgjekundi mos permende emrin e Edi Rames, ideatorit, realizuesit e zbatuesit te perkuljes der ne toke per Sulltan Erdoganin.
Viktori gjithashtu ben sikur nuk e kupton qe kjo perkulje der ne toke e Edi Rames para Sulltanit te Stambollit behet per arsyen e thjeshte e te qarte per kedo –
Edi Rama sheh te Modeli Sulltanit Stambollit shembullin qe duhet te ndjeke per tu bere Sulltani Shqiperise e per tu bere realisht ashtu si ka enderr, Sivellami i Erdoganit ne Ballkan.
Do ishte i besueshem dhe i pranueshem po te kishe thene “teşekkür” por me ket “ejvallah” u rikonfirmua linja proislamike-neootomane e Dita-s financuar nga ca qarqe te ditura tashme.
Futini nje block si zakonisht kur iu preket kjo teme.
Viktor Malaj është një njeri i mënçur, i drejtë, atdhedashës dhe trim. Nuk ka frikë të thotë të vërtetën edhe kur ajo nuk u vjen për shtet shumë vetave. Ka pak shqiptarë që i kanë sot këto veti pozitive.
Shqiptarët janë Osmanllinj
Allahu Ekber
Po o beqir po, ata dobicet e haremit si puna jote, sigurisht qe jane osmanllinj, c’mund te ishin tjeter?
O zot cfare kellire. THashe se e kishte me sarkazem bushtra, por eshte ulur aq poshte sa ja pastron bythen me gjuhe sulltanit qe dha ndihmat.
Krimineli ne shtet vjedh miliarda, dhe shqiptaret dashkan te nxjerrin gjuhen dhe te lepijne lemoshat e Sulltanit.
Maskarenj te ndyre
Mjere per popull ne ket vatan,
Nga Dum Baben dikur Sulltan,
tek Dum Baben Enver Shejtan,
me tej Dum Baben Sali Hajvan,
Tani ne kete shekullin e ri,
na del Ed Rama Shalatan,
i jep Dum Babes o shokeni,
variantin e ri Taip Erdogan!
Nuk ka faj erdogani faji eshte i legenit palloshit qe ju fal ne gjunje erdoganit. Se do te vjedhi vete be ka dhone ndihma shume me teper ky na reklamon. Sulltanin spitali ne fier mund ta ndertonte vete shqiperia xhamine e madhe po ashtu po duan te vjedhin edhe banesat ne lac e njenjta gjo se mori 1 miliard e gjysem nga donatoret ky legen pallosh. Pastaj tahipi ja ka fut 10 fish si i ka lone gjithe eki
omine minierat tunelin e llogara
Faleminderit Viktor per mbeshtetjen qe me dhe! Edhe une prej kaq ditesh u perpoqa t’ju mbushja mendjen se sulltani i Ankarase eshte nje sulltan modern, i cili vertet ka thene qe minarete tona jane bajoneta per perendimin, por ama bashkpunon me perendimin, kur eshte fjala per para, sic bashkpunoj dhe une me ‘te, kur eshte fjala per para, … apo edhe euro, pak rendesi ka! Soji yne per para eshte mysliman, kristian, budist, magjistar, horoskopian, e cfardo! Flm Viktor, mgjs. ke shtruar me shume pyetje ne shkrim se sa pergjigje! KM-ja yte, E.R.
Shkrim brilant dhe shume realist e i thjeshte per te kuptuar per te gjithe nivelet e shqipfolesve ! Faleminderit dhe respekt per ju z.Viktor Malaj !
E paska kuptuar niveli jot dmth?
Nuk e kuptoj moderatorin perse nuk ma publikoi komentin.
E them perseri se shkrimi i z. Malaj eshte qellimkeq dhe i dobet.
Per cfare “Pavaresie” flisni o Idiote.
1100 vjet Perandori Greke e Bizantit.
500 vjet Osmanllek.
Istitucionet ishin Greke dhe Turke deri ne kohen qe u krijua Gluha (Glosa) Shqipe me Alfabet Latin.
Historia eshte e shkruar dhe e pranuar qe deri sa u hap Shkolla (open school) Shqipe kishte 2800 Skolio.
1400 Greke d.m.th Ilyre,Epirote, Maqedhonase,Ionia ku eshte sot Tur-qia dhe rreth 1200 Turke.
Kjo pranohet edhe nga Akademia Shqiptare qe eshte pro Islamisti.
Ju nuk njifni Vorio Epirin dhe ngga Ana tjeter Heroin “tuaj” Jeorgios Kastriotis ishte Epirote!
Cameve te Thesprotise us ndryshoi Kombesine Epirote pushtimi turk.
Ju nuk kini as Bese,as History,as Dinjitet (dignity),as Politizmo (Culture “shqip”).
Ju jini te mbaruar.
Perse e kushtezon ndihmen Turqia me ngritjen e xhamive ?
IB cfar kushtezimi po thua a jeton ne kete bote apo jo. Ka bere me qindra investime perfshi dhe arsimin. Me shkolla konvikte streha banimi. Vende pune. Ruajtje kufijsh.Para falas. BE dhe kur te jep boxhin ta jep me interes
Po cfare ju desht qe ne Lac, pos 522 banesave te ndertoje edhe xhami?
1. Shprehja e Ciceronit per mirenjohjen pranohet nga te gjithe. Problemi eshte se Z. Viktor Malaj e hodhi i pari poshte kete shprehje te Ciceronit, kur mohoj kontributin e qyteterimit Euro Antlantik per popullin Shqipetar.
2. Ne vecanti ai nuk e mori fare ne konsiderate rolin e SHBA-se ne krijimin e Shqiperise dhe clirimin e Kosoves dhe na la nje shije te keqe.
3. Te ben te besosh se “Antiamerikanet”, sic po e “nuhat” Mero Baze, dhe sic e “desheron” Z.Nishani po organizohen per te patur nje “Parti Sovraniteti” apo parti te “Tokes se djegur” qe nuk prodhon asgje per kete popull, por shperndan nje pjese te fitimeve te “Mafias” qe te siguroje mbrojten e “Klikes Sovrane”.
4. Ai nuk do qe te na mesojne “Si ta kapim peshkun” Ai do vetem “anije peshkimi si dhurate”. Populli yne ka nje shprehje: ‘Nuk mbahet shtepia me miell hua, badiava, te dhuruar apo ….”
5. Kemi dhe nje shprehje tjeter kuptimplote per njerezit me tendenca parazitizmi: “Hani, pini dhe kendoni sa te rroje lala Gjoni; pastaj merni trasjen e kerkoni apo lyperoni”
6. Si ka mundesi qe ne gjysmen e pare te artikullit te flitet per “Mirenjohjen” dhe ne gjysmen e dyte te demostrosh se je nje “Mosmirnjohes” ???
TE LUMTE BEN JE I SAKTE
DIKUR I PARE QE KETU
TURKU SE SHUMICA QENE
GOMERE PORSI TI PA TRU