Ekleston akuzohet për evazion fiskal, s’paguan 1.6 mld USD

redaktor
SOCHI, RUSSIA - OCTOBER 12: Infiniti Red Bull Racing Team Principal Christian Horner speaks with F1 supremo Bernie Ecclestone on the grid before the Russian Formula One Grand Prix at Sochi Autodrom on October 12, 2014 in Sochi, Russia. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)

Berni Ekleston vihet nën shënjestrën e organeve të sistemit fiskal britanik dhe nuk bëhet fjalë për gjëra të vogla.

Padroni i Formula 1 nuk ka paguar shifrën astronomike të plot 1.6 miliardë dollarëve që i detyrohej sistemit fiskal në Mbretërinë e Bashkuar.

Hetimi në lidhje me këtë çështje ka nisur pasi Ekleston kishte arritur akordin me Gjykatën e Mynihut për të paguar 100 milionë euro në mënyrë që të arkivohej një herë e mirë procesi ndaj tij ku akuzohej për korrupsion.

Pas mbylljes së asaj çështjeje hetimet kanë vijuar në një tjetër drejtim, duke u fokusuar te një kompani e familjes së tij që mban emrin “Bambino” me seli në Lihtenshtejn.

Gjatë kontrollit të saj autoritetet kanë gërmuar në aktivitetin e bosit 84-vjeçar të Formula 1 duke zbuluar një evazion fiskal në shifrën e pabesueshme të 1.6 miliardë dollarëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *