Ekonomi: Akreditimi, me impakt në ekonominë shqiptare

Elton Tafaruci

Çdo vit, duke filluar që nga viti 2008, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA), si anëtare e Organizmave Ndërkombëtare të Akreditimit ILAC dhe IAF, organizon  në 9 Qershor -Ditën Botërore të Akreditimit duke krijuar kështu një traditë në  Shqipëri. Tema e zgjedhur për këtë ketë vit fokusohet tek mbështetja që akreditimi i jep autoriteteve publike, në të gjithë fushat e sektorit publik dhe autoriteteve rregullatore lokale.

.Ministrja Ekonomi vlerësoi rëndësinë e akreditimit si komponent i infrastrukturës së cilësisë,  rolit që luan në drejtim të zhvillimit ekonomik të vendit, rezultatet që kanë arritur dhe kontributin që japin në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. “Roli i akreditimit sa vjen e po rritet dhe, nga viti në vit, në legjislacionet evropiane,akreditimi po përfshihet si një instrument tepër i rëndësishëm për  krijimin e një tregu me produkte dhe shërbime të besueshme, por dhe për lehtësirat që krijon në eksportin e produkteve dhe shërbimeve, duke krijuar kështu një impakt dhe për ekonominë shqiptare”, u shpreh znj. Ekonomi.

“Gjej rastin të uroj edhe njëherë Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit, e cila feston në këtë ditë dhe disa ngjarje të rëndësishme, anëtarësimin me të drejta të plota në Organizatën Evropiane të Akreditimit – EA,  nënshkrimin e marrëveshjes së njohjes reciproke në fushën e testimit me EA dhe me  ILAC (Organizatën Ndërkombëtare të Akreditimit të Laboratorëve). Një lajm i mirë për gjithë laboratorët e akredituar nga DPA, pasi çertifikatat e lëshuara nga këta laboratorë do të jenë ekuivalente dhe të pranuara në nivel Evropian dhe Botëror. Gjithashtu, edhe për biznesin që nuk do t’i nënshtrohet kostove të ri-testimit për produktet që do të eksportojnë”.

Aktualisht, numri i organizmave të akredituar nga DPA është 46 nga të cilët 26 laboratorë testues, 3 laboratorë mjekësorë, 1 laborator kalibrues, 6 organizma certifikues dhe 10 organizma inspektues. Është konstatuar një rritje me 50 %  e numrit të aplikimeve. Risia për këtë vit janë aplikimet në fushat e reja laboratorë mjekësore, certifikim personeli dhe laborator mjedisi.

Gjithashtu, DPA po i paraprin ngritjes së skemave të reja të akreditimit, sipas kërkesave të reja ligjore të miratuara së fundi, siç janë homologimi i makinave, inspektimi i ashensorëve, inspektimi i sistemeve elektrike, etj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *