Ekonomi i përgjigjet PD: Ende asnjë marrëveshje për Karpenin

Elton Tafaruci

Ministria e Ekonomisë e konsideron si dashakeqe dhe dëmtim të imazhit të Shqipërisë deklaratën e opozitës në lidhje me projektin për portin e Karpenit në Kavajë. Në reagim thuhet se nuk është lidhur ende asnjë kontratë me kompaninë dhe se po negociohet. Ministria sqaron se investimi është kompleks, pasi përkrah portit do të ndërtohet edhe një termocentral si dhe një zonë ekonomike mbështetëse, ndërsa vota në Parlament sipas deklaratës është vetëm për të negociuar.

“Duke marrë parasysh kompleksitetin e këtij projekti, ndërtimi i portit, ngritja e një zonë ekonomike mbështetëse, dhe ndërtimi i TEC-it, por edhe për madhësinë e investimit, tre ministritë, MZHETTS, MEI dhe MTI,  kërkuan që Parlamenti t’i  japë të drejtën vetëm për të negociuar.

Theksojmë që nuk është lidhur asnjë kontratë me propozuesit e projektit. Qeveria shqiptare thjesht i ka kërkuar Parlamentit lejen për të hyrë në bisedime me propozuesit e investimit strategjik dhe për të negociuar kontratën, sipas ligjit në fuqi për këtë investim: më i madhi këto 25 vitet e fundit në Shqipëri, që do t’i hapi rrugën 70.000 vendeve të reja pune.

Kjo nënkupton një filtrim më të detajuar dhe mbi baza dokumentesh zyrtare, jo vetëm të “Star Bridge Port Development Limited”, por edhe të gjithë kompanive investuese e zbatuese të projektit”.

Më tej thuhet se ligji i miratuar nga Parlamenti parashikon edhe konsulencën e huaj.

“Theksojmë se, kjo konsulencë do të kryejë vlerësime ligjore dhe financiare për të arritur në një kontratë me garanci sa më të forta për shtetin shqiptar. Kontrata do të përfshijë detyrimet kontraktuale, garancitë financiare, sanksione në rast të mosrealizimit të projektit sipas kontratës, afate detyruese dhe përgjegjësi të tjera.

Reputacioni dhe eksperienca e kompanive, amerikane, angleze dhe turke,  investuese dhe zbatuese, që do të implementojnë projektin nëpërmjet “Star Bridge Port Development Limited”, është një garanci më shumë dhe shtysa kryesore që na ka çuar të ndërmarrim këtë iniciativë.”, thuhet më tej.

Për sa i përket vlerës prej 100 stërlinash që zotëron kompania, ministrja Ekonomi shprehet se kjo është vlera e regjistrimit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Në çdo rast, para nënshkrimit të kontratës, “Star Bridge” do të regjistrohet si SPV sipas parashikimeve të legjislacionit shqiptar dhe do të ofrojë të gjitha garancitë e nevojshme të performancës. Aktualisht, për Qeverinë Shqiptare nuk ka asnjë risk. Nuk ka asnjë marrëdhënie juridike formale të lidhur me ndonjë subjekt, përfshi edhe “Star Bridge”. Ligji është vetëm leja formale e fillimit të negociatave, dhe si asnjëherë më parë, e bën transparent procesin e këtij investimi, nga fillimi e deri në fund”, thuhet më tej.

Share This Article
6 Comments
  • Moj Milva,
    Po çfare doni te beni me kete vend sa nje pellembe?
    Do beni turizem, apo do konkurroni Rotterdamin qe ka 10 shekuj qe merret me portlliqe!
    Nuk e di nese jeni idiote naive apo dashakeqes te ketij vendi.
    Mire Enveri qe qelbi Elbasanin se donte te prodhonte topa kunder armikut (po te pakten beri edhe hidroçentralet se sot do ndiçoheshit akoma me qiri).
    Mire Saliu, qe donte ta bente Shqiperine fuqi berthamore, e qe shkaterroi mjedisin lumor me hidroçentralet private..
    Po ky kryeministri yt nuk ka mendje tjeter veç te sjelle lendet kimike te Asadit e tani te ndertoje kete moster ne qender te tokes e te detit te Shqiperise? Me nje TEC qe do te ndote dynjane? Po a e kuptoni qe me nje port te tille merr fund çdo gje e gjalle ne Adriatike ne Jon e nuk ka zot qe te futet njeri ne uje?
    Po si nuk the nje fjale per mbrojtjen e mjedisit, po vetem na flet per “fitimet” e per besueshmerine e firmave USA, UK e Turke? Per cilat e ke fjalen per British Petroleum apo per firmat e Erdoganit?
    Po çfare besimi te kemi tek ju, kur keni Kalivaçin varr te hapur e TEC in e Vlores qe e paguani e nuk funksionon?
    Nuk kam fjale tjeter per tju percaktuar perveçse tju quaj kriminele te ketij vendi!
    Edhe nje sugjerim per Kryeministrin; propozojini qe te shikoje mundesine e ndertimit te nje poligoni per provat berthamore, po gjeni nje firme te besueshme. Nuk ka nevoje as ta bejne te nendheshem, shkon mire ne siperfaqe.
    Kush e di rrezatimi berthamor shkakton ndonje mutacion pozitive per kete rracen tuaj te politiqeneve shqiptare!

  • Do ta qelbni dhe Karpenin dhe Bagosin dhe Qerretin deri ne Spille.Po na lini 1 km.plazh te paster!
    Po pse u mbyt porti i Durresit me anije trgtare ne rradhe,tej kapacitetit e nuk i perballon dot?Mos valle jane dinga me vaporre portet e Vlores,Sarandes,Shengjinit.Late nam me keto sensacione si Ceku i Bardhe,ne vend qe te shtrini kembet sa keni jorganin.Ja t`ju mesoj une cfare te beni me portet! Merrni me qera nje Drage ne Mal te Zi dhe thelloni portet e Sarandes dhe Shengjinit,se nuk afrohen as tragedet mesatare ne port.Beni nje port jahtesh dhe skafesh ne Sarande,Vlore,Currila,Shengjin,qe te vizitojne turistet e huaj dhe te perfitoni valute. Lini megallomanine me projekte portesh 5 miljard Euro,se ju nuk jeni Kina dhe SHBA,,,,jeni skerbythje!

  • Une ua shkrova sapo e degjova kete katrahure te re rilindjote. Tashme keta po e ndjejne se po u iken kolltuku e po perpiqen te vjedhin cfare te munden duke e lene kete vend ne shkaterrim total. Milva e prezantoi kete projekt si nje deplian agjensie udhetimi pa asnje lloj studimi, pa pyetur asnje ekspert te fushes vetem duke riprodhuar fjale per fjale cfare shkruhet ne faqen web te “Star Bridge”. Ju kujtohet ajo historia e 5% te vajzes se Berishes? Keta ketu do te marrin 100% per vite me radhe dhe asnje prej miltanteve dele nuk ben as gek as mek. Paraqitja e ketij investimi te pakerkuar u paraqit djallezisht diten kur do te miratohej reforma por tani qe po ngrihen zerat kundra mediatikisht Milves paska filluar ti hyje frika. Ajo ben mire te terhiqet e t’ia lere pergjegjesine perfituesit te kesaj afere te ndyre, Rames e te vellait.

  • Milva e institutit te kamzes po ben elonomine e shqiperise.
    Mjaft se na hapet barkun. Ngrini e ulni kasat tuaja e miqesite qe ne kohen e monizmit.
    U shua shqiperia per ekonomiste te zote po mbeti milva te firmose e vendose per porte 5 miliardeshe. Turp..28 mije m2 e ne kane mbetur aq do ndertoje port 5 miliard…vu tregetia e turizmi ne shqiperi.

  • Shenim: per kete duhen pyetur kavajsit ne se e duan apo jo portin dhe jo keta komentatoret dashakeqes sidomos
    kjo vemja me pseudonimin “infoanal-litika qe si nuk beri
    nje here nje koment pozitiv, por gjithemone sjell ne komentet e tij “energji te zeze”
    Ky eshte ,me sa duket pjelle e Sali Milloshevicit, qe nuk
    do kurresesi te zhvillohet zona Kavajes por duan ta lene
    ashtu si kane bere me Golemin,nje pocaqi…
    Saliu nuk do ja fali kurre kavajes ate qe i ka bere atij e qe
    nje djalish i ri si Roci, cun komplet i panjohur ia perlau
    votat kesaj monstre prandaj edhe e burgosi sepse sahan-
    lepiresit e Saliut ,prokuroret e gjykatesit e qelbur ne
    korrupsion dhe vegla qorre ,ne sherbim te Vicidolasit .
    Kjo eshte gjitha zoterinj ! Paraprakisht duhet pyetur popu-
    lli i Kavajes !

    • alphadudu vazhdo me “o tempora o mores” e me “quo vadis” ti se aq e ke takatin. Mos u merr me gjera qe e kalojne kapacitetin tend mendor se te demton shendetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *