Ekonomi në Tepelenë: Mbështetja e biznesit me fonde po shton punësimin

Elton Tafaruci

Nga viti 2015 deri më tani për këtë fond ka patur 48 aplikime prej të cilave kanë përfituar 23 dhe janë në proces shqyrtimi edhe 19 aplikime.

Për 2015-2016 vlera totale e këtij fondi është 14.000.000 lekë. Kompania MABUBA SH.P.K. në Tepelenë është një prej përfituesve nga skema e “Mbështetjes së Sipërmarrjeve të reja Start-up”.

Kjo kompani qep veshje për tregjet spanjolle, italiane, portugeze, angleze dhe ato greke. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, e shoqëruar nga deputetët Fatmir Toçi dhe Edmond Leka vizituan këtë kompani për të parë nga afër ecurinë e këtij biznesi.

Ministrja Ekonomi tha se “skema Start-up është një nga mbështetjet e vëna në dispozicion të biznesit nga qeveria, e cila ka filluar që nga viti 2015 e në vazhdim”.

“Përfitimi nga kjo skemë që merr biznesi lidhet me faktin se i mundëson një biznesi të ri më shumë shtrirje. Sipërmarrësi i kompanisë Mabuba përmes këtij fondi bleu disa makineri të reja për ta zgjeruar biznesin”, tha Ekonomi.

Ajo theksoi se “ky biznes erdhi si një eksperiencë e ngritur më parë në Greqi e më pas u transferua në Shqipëri”. “Ky është një fakt i rëndësishëm. AIDA, që është mbështetëse përmes fondeve të biznesit, bën të mundur që këto biznese të orientohen për të shkuar drejt produktit Made in Albania. Kjo realizohet përmes fondeve të tjera mbështetëse në dispozicion të biznesit përmes AIDA” tha ministrja Ekonomi.

Duke u ndalur tek punësimi ministrja Ekonomi tha se “kjo ndihmë e jona përmes këtyre fondeve gjeneron punësim”.

Lefter Papa, sipërmarrësi i kësaj kompanie tha se “synimi është të prodhojmë për tregjet evropiane me markën Made in Albania.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *